Pandeli Sotiri, personalitet i shquar i shkollës shqipe
Abstract
Pandeli Sotiri, Mësues i Popullit, ka lindur në vitin 1843 në fshatin Selekë të Lunxhërisë. Ka mbaruar studimet e larta në mjekësi në Vjenë të Austrisë. Pasi ushtron për pak kohë këtë profesion, largohet nga Vjena dhe shkon e vendoset në Stamboll. Këtu në këtë qytet fillon veprimtarinë e tij lidhur me çështjen kombëtare.
Pandeli Sotiri është, një nga 28 patriotët, që themeluan në vitin 1879 shoqërinë e të “ Shtypurit të shkronjave shqip ”. Kontributi i Pandeli Sotirit si gazetar asht periudha, kur ai drejton Revistën Drita-Dituria. Një etapë e rëndësishme, në jetën e veprimtarinë e Pandeli Sotirit, është koha, kur hapet shkolla e parë shqipe në qytetin e Korçës më 7 mars 1887.
Pandeli Sotiri shërben për pak kohë në drejtim të shkollës, por ai la gjurmë si organizator dhe drejtor i shkollës. Ai hodhi baza për një punë didaktike të kualifikuar, duke i mësuar kolegët mes të tjerave edhe me shembullin e tij si mësues i shqipes. E rëndësishme është edhe puna e tij, si një nga themeluesit dhe veprimtarë i Shoqërisë së Mësimit shqip në Korçë. Kjo shoqëri kishte 160 anëtarë me besime të ndryshme, të krishterë dhe muslimanë.
Jeta e Pandeli Sotirit u shua në vitin 1891, nga një aksident i kurdisur.
Keywords:
Pandeli Sotiri, mësues, mjek, shkolla e parë shqipe, gazetarDownloads
References
-
Mësuesit për kombin shqiptar, Musa Kraja. Botimet “Toena”, viti 1993.
-
Bij të Lunxhërisë për arsimin shqiptar (Pandeli dhe Koto Sotiri), Musa Kraja, Tiranë, 2002.
-
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës / Instituti i Studimeve Pedagogjike: Historia e arsimit dhe mendimit Pedagogjik shqiptar, Vëllimi I, Tiranë, 2003.
-
Enciklopedia shqiptare, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në 3 vëllime, botim i vitit 2008, vëll. 1 dhe 2, botimi i vitit 2009, vëll. 3.
-
Mësonjëtorja Shqipe e Korçës / Arsimi popullor, Nr. 3, mars 1961, fq. 131-147, Gaqo Peci.