Njeriu në botën e Sami Frashërit

Autorët

  • Hamdi Nuhiju

Abstract

Njeriu është një krijesë kozmopolite. Kjo krijesë me përbërje të shumëllojte shpesh herë di të duket shumë e çuditshme. E shumta e rasteve njeriun e paraqet në spektrin e interesit të përgjithshëm të termit kolektiv. Në fund të fundit, nuk mund ta kuptojmë njeriun, veçan krijesave tjera, si një individ.
Edhe pse edhe filozofia e egoizmit ngërthehet rreth njeriut dhe nis nga njeriu, prapë se prapë nuk duhet humbur shpresën.
Egoja, mendjemadhësia, koprracia janë cilësi që ekzistojnë tek ai. Po bota e njeriut nuk është vetëm spektër negativ. Fazat e njeriut në këtë botë janë të ndryshme, fazë e fëmijërisë, adoleshencës, pjekurisë, pleqërisë. Kalimi prej një faze e në fazën tjetër domosdoshmërish ngërthen në vete shumë sfida dhe pikëpyetje.
Pikë së pari, si djelmosha të rinj, duhet që të kthejmë vërejtjen tonë drejtë rëndësisë së detyrave e të përgjegjësive të jetës njerëzore. Si të rinj e kemi kaluar të shumtën e periudhës më të lumtur të udhëtimit të jetës sonë. Ne po hyjmë në pjesën më të vështirë por të rëndësishme që përgjithësisht quhet jeta njerëzore.
Në këtë reflektim do të mundohemi që ta paraqesim njeriun në botën shkencore të Sami Frashrit. Gjatë reflektimit do të shërbehemi edhe me ide dhe mendime të ndryshme rreth njeriut, në këtë mënyrë duke bërë krahasime dhe duke nxjerr në pah gjenialitetin e rilindësit tanë të madh Sami Frashri.
Njeriu në botën e Sami Frashërit ka karakteristika të ndryshme. Ai ka ngjashmëri dhe dallime të mëdha me llojet tjera të krijuara në këtë botë. Ka një fillim dhe një mbarim. Është i ndarë në raca të ndryshme, në fise, në lloje, në bashkësi e grupe.
Idetë e Sami Frashërit nuk bien ndesh as me shkencën e as me fenë. Ai njeriun nuk e sheh në aspektin tradicional fetar si të mbyllur ose të krijuar nga Krijuesi pa mos dhënë versionin ose qasjen shkencore për prejardhjen e tij. Nuk ka dyshim se çdo tentim rreth njeriut dhe analizimit të nisjes së tij në këtë botë është i dobishëm për njeriun dhe për shoqërinë.
Sami Frashëri është nga rilindësit e rrallë në mesin e shqiptarëve që kaq detajisht është marrë me këtë temë. Me kompetencë është munduar që të jap përgjigje në çdo pyetje të parashtruar.

Keywords:

Sami Frashëri, veprat, njeriu, egoja, shkenca, religjioni

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Kultura Islame-1, Organ i KMSh, shtator 1939-gusht 1940, botim i Alsar, Tiranë, 2012.

  2. Vepra 18, Njeriu, Sami Frashri , botim i Logos-a, Shkup, 2004.

  3. El Mukaddime, vëllimi i parë, Ibn Haldun, Prishtinë, 2012.

  4. Fletët, Mehmet Akif Ersoj, Shkup, 2007, botim i Logos-a.

  5. Kriteret ose dritat e rrugës, Fetyllah Gulen, Tiranë, 2003.

  6. El Mukaddime, vëllimi i parë, Ibn Haldun, Prishtinë, 2012.

  7. Njeriu kundër shtetit, Herbert Spencer, Tiranë, 2000.

  8. Fjalori elektronik shpjegues.

  9. Потекло на видовите, Чарлс Дарвин, Скопје 1978.

  10. Unë po krijoj në tokë një zëvendës, Amër Halid, Shkup, 2010.

  11. Fjalor i sociologjisë, Ali Pajaziti, Shkup, 2009.

  12. Vepra 19, Përsëri njeriu, Sami Frashëri , botim i Logos-a, Shkup, 2004.

Published

2024-01-29

How to Cite

Nuhiju, Hamdi. 2024. “Njeriu Në botën E Sami Frashërit”. Univers 15 (15):215-21. https://albanica.al/univers/article/view/3679.

Numër

Section

Art, Traditë dhe Kulturë