Shtetet islame në OBI

Autorët

  • Msc. Artan S. Mehmeti

Abstrakti

Organizata për Bashkëpunim Islamik – OBI është organizata e dytë ndërqeveritare pas Kombeve të Bashkuar, e themeluar më 25 shtator 1969, gjatë samitit që u mbajt në Mbretërinë e Marokut. Në këtë organizatë janë të anëtarësuar 57 shtete me status të plotë, si dhe 5 shtete të cilat kanë status vëzhgues. Sipërfaqja e OBI – t, është rreth 29.091.707 km2 ose përafërsisht ¼ e sipërfaqes kontinentale të Botës, si dhe rreth 1.727 miliard banorë, apo 23,5 % të numrit të përgjithshëm të popullsisë së Botës. Shtetet e kësaj organizate shtrihet në katër kontinente (Afrikës 27shtete, Azi 27 shtete, Amerikën Latine 2 shtete, në Evropë 1 shtet), Nevoja për themelimin e kësaj organizate lindi si pasojë e rrethanave të krijuara pas luftës së parë botërore ku u shkatërrua edhe Kalifati. Gjuhët zyrtare të OBI – t janë: gjuha arabe, gjuha angleze dhe gjuha frënge. Selia e organizatës ndodhet në qytetin Xheda të Arabisë Saudite.OBI ka një delegacion permanent në Kombet e Bashkuara. Sipërfaqja e madhe kontinentale ka bërë të mundur që në këtë hapësirë të shtrihen një numër relativisht i madh i maleve, rrafshnaltave, ultësirave, depresioneve, shkretëtirave, gadishujve, ishujve, luginave lumore, kanioneve, etj. Në hapësirën e këtyre shteteve të jenë të pranishme po thuajse të gjitha llojet e klimës. Ujërat mbulojnë një pjesë të vogël shteteve të OBI – t, ku në të rrjedhin lumenjtë më të rëndësishëm e më të gjatë në Botë, si: Nili, Nigeri, etj. Hapësira e këtyre shteteve lagët nga detet dhe oqeanet më të rëndësishëm të Botës. Në hapësirën e shteteve të OBI – t, janë prezent një numër i madh dhe i llojllojshëm i botës bimore dhe shtatore.

Fjalët kyçe:

shtete, botë islame, gjeografi, bashkëpunim islamik, organizatë

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. A. Mehmeti, Dituria Islame numër 277 – 278, Kryesia e

  2. Bashkësisë Islame të Kosovës, Prishtinë 2013

  3. Atlas Gjeografik, TRIMAKS, Shkup 2008

  4. H. Meleqi, Gjeografia Regjionale – I (Kontinenti i Evropës), Prishtinë 2008, (Dispenc)

  5. H. Meleqi, Gjeografia Regjionale – II (Kontinentet jashtë Evropës), Prishtinë 2008, (Dispenc)

  6. S. Ahmed Taha, rëndësia e pozitës gjeografike të botës islame

  7. (https://sedatislami.wordpress.com/2011/12/29/

  8. rendesia-e-pozites-gjeografike-te-botes-islame/)

  9. World Population Data Sheet with a special focus on women’s empowerment. (http://www.prb.org/pdf15/2015-world-population-data-sheet_eng.pdf)

  10. http://www.zeriyt.com

  11. http://en.wikipedia.org

  12. http://www.worldstatesmen.org

  13. http://features.pewforum.org

  14. https://www.cia.gov

  15. http://www.oic-oci.org

  16. http://www.zeriyt.com

Botuar

2023-12-30

Si të citoni

Mehmeti, Msc. Artan S. 2023. “Shtetet Islame Në OBI”. Univers 17 (17):223-35. https://albanica.al/univers/article/view/3185.

Numri

Seksioni

Art, Traditë dhe Kulturë