Probleme themelore aktuale të personalitetit dhe etikës profesionale të mësuesit dhe pedagogut

Autorët

  • Prof. Dr. Musa Kraja

Abstract

Ky studim trajton një nga problemet më të rëndësishme për punonjësit e arsimit, si personaliteti dhe etika e tyre profesionale. Në konceptin e punonjësve të linjës së arsimit, ne e konsiderojmë nënën, babanë, anëtarët e familjes të rritur, mësuesit, profesorët, edukatorët e dhomave të banimit, sociologët, imamët, priftërinjtë, oficerët, policët, mjekët, etj.
Studimi ka në fokus mësuesit dhe profesorët, si specialistë në fushën e arsimit, te të cilët vëmendja është përqendruar kryesisht në disa drejtime. Komunikimi është çështje kryesore, një kërkesë e domosdoshme, shkalla e së cilës varet nga personaliteti i mësuesit dhe profesorit para studentëve dhe komunitetit. Janë vërejtur disa mekanizma për komunikimin lidhur me fushat kyçe ku zbatohet.
Në këtë shkrim, midis të tjerave, autori ndalet te pasioni për fushën e arsimit të cilën e konsideron nevojë, kërkesë profesionale dhe pjesë të etikës profesionale në arsim. Pasioni trajtohet teorikisht dhe ndalet te dy mësues, te një psikolog, Prof.As.Dr. Jetmir Aliçka dhe te mësuesja, Remzije Taranaj, duke shpërfaqur dhe materializuar pasionin në këto dy personalitete, të cilat janë të thjeshta dhe të mëdha njëkohësisht.
Gjithashtu, autori trajton këto probleme në marrëdhënien e duhur midis mësuesve dhe studentëve, profesorëve dhe studentëve. Adreson disa probleme në këtë fushë, si privatësia individuale, konfidencialiteti i punonjësit në frontin e arsimit si një nevojë për efikasitet në profesion.

Keywords:

arsim, pedagog, komunikim, etikë profesionale, mësues

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Murati, Xheladin: “Komunikologjia pedagogjike”, “Çabej”, Tetovë, 2000.

  2. Breause, Anette L. , marrë te vepra e H. Koliqit.

  3. Koliqi, Hajrullah. vepër e cituar.

  4. Po aty.

  5. Aliçka Prof. as. dr. Jetmir:”Përtej dyfytyrësisë, publicistikë, Uegen, Tiranë, 2004.

  6. Po aty

  7. Kraja, Musa: “Pedagogjia”, Tiranë, 2009.

  8. Koliqi, Hajrullah, vepër e cituar.

  9. Kraja, Musa: ”Migjeni mësues”, Tiranë, 1974.

  10. Pestaloci: ”Letër nga Shtansi”, te Hans Gehrig, Musa Kraja, Shefik Osmani “Reformatori i madh i arsimit”, Tiranë, 1997.

  11. Hoxha, Fiqeret: ”Fletë jete”, Shkodër, 2010.

  12. Miliaret, Gaston: “Pedagogjia e përgjithshme”, Tiranë, 1993.

  13. Behler, Robert F.: “Psikologjia e zbatuar në mësimdhënie, Tiranë, 2004.

  14. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ISP: ”Strategjia e Arsimit Parauniversitar në Shqipëri, 2003 – 2013, Revista pedagogjike, 2, 2003.

  15. Kraja, Musa: “Pedagogjia e zbatuar”. ”Binjakëzimi me shkollat e tjera”, 2008.

Published

2024-01-29

How to Cite

Kraja, Prof. Dr. Musa. 2024. “Probleme Themelore Aktuale Të Personalitetit Dhe etikës Profesionale Të mësuesit Dhe Pedagogut”. Univers 14 (14):36-65. https://albanica.al/univers/article/view/3773.

Numër

Section

Studime