Vexhi Demiraj – Monografi për mësuesin dhe studiuesin e teologjisë

Autorët

  • Prof. Dr. Emil Lafe

Abstract

Libri “Vexhi Demiraj, mësues e studiues i teologjisë dhe i filozofisë” (Tiranë, 2015) me autor studiuesin Xhemal Balla, i kushtohet një figure të shquar të arsimit, të teologjisë islame e të filozofisë, siç ishte prof. Vexhi Demiraj (1907-1985). Ai është fryt i një pune të kujdesshme hulumtuese dhe e përkushtimit të autorit për të bërë të njohura veprat dhe meritat e Vexhi Demirajt për arsimin e kulturën shqiptare në përgjithësi dhe për kulturën islame në vendin tonë në veçanti.
Vexhi Demiraj lindi në Vlorë më 1907 në një familje me tradita atdhetare dhe kulturë fetare islame. Pasi kreu Medresenë e Tiranës, vazhdoi studimet e larta teologjike në Universitetin e mirënjohur Al-Azhar të Kajros e në vijim në Universitetin Shtetëror të atij qyteti, ku u shqua për aftësitë dhe rezultate e larta. Më 1938 u diplomua për letërsi me rezultate të larta dhe pasi u kthye në atdhe, u emërua profesor i filozofisë dhe myderriz në Medresenë e Tiranës (1940), ku punoi pesë vjet. Përveç mësimdhënies zhvilloi edhe një veprimtari të dendur si studiues, duke botuar një varg shkrimesh në shtypin fetar të kohës. Ai bëri të njohur për lexuesin shqiptar një numër filozofësh të botës islame; po ashtu trajtoi edhe tema të përgjithshme të filozofisë e të sociologjisë, si problemet e metafizikës, materializmi, filozofia pozitive, revolucioni shkencor, qytetërimi perëndimor dhe dekadenca morale, filozofia islame. Nga viti 1945 e deri më 1965, kur doli në pension, V. Demiraj punoi si mësues i gjuhës shqipe, i frëngjishtes e i gjeografisë në shkolla të mesme të Tiranës. Si arsimtar i dalluar u dekorua me “Urdhrin e Punës” të kl. I për punë të ndërgjegjshme e të palodhur.
Kjo monografi përmban vlera njohëse të veçanta për jetën kulturore-arsimore dhe fetare të vendit tonë në periudhën kur ka zhvilluar veprimtarinë e vet figura qendrore e librit, prof. Vexhi Demiraj. Libra të tillë plotësojnë një zbrazëti të ndjeshme të historiografisë sonë dhe kanë një rol të veçantë për të plotësuar dijen tonë dhe për të rindërtuar përfytyrim tonë të mangët për lëvizjen mendore dhe historinë fetare të vendit tonë.

Keywords:

Vexhi Demiraj, mesues, studiues, teologji

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2023-12-30

How to Cite

Lafe, Prof. Dr. Emil. 2023. “Vexhi Demiraj – Monografi për mësuesin Dhe Studiuesin E Teologjisë ”. Univers 18 (18):245-46. https://albanica.al/univers/article/view/3131.

Numër

Section

Botime në fokus