Kontributi i Rexhep Vokës për edukimin në dijet humane dhe fetare të epokës së Rilindjes
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.619Abstract
Rexhep Voka mbeti një personalitet i shquar fetar, që e zgjidhi drejt raportin fe-atdhe dhe njëri nga veprimtarët e shquar të çështjes kombëtare. Veprimtaria e tij praktike dhe teorike, ishte në shërbim të emancipimit shoqëror të bashkëkombasve të vet. Morali i tij si teolog dhe atdhetar përputhet me parimet themelore të moralit islam, pa i anashkaluar traditat kulturore shqiptare. Në këtë fushë ai mbetet edukator i veçantë si mësues e pedagog i mirëfilltë. Përvoja edhe e popujve të tjerë, atë e kishte mësuar se nuk kishte shembull në histori, që një komb të edukohej e të arsimohej në mënyrë të gjithanshme në gjuhë të huaj. "Deri të këndojmë në gjuhën tonë, kombit dije e terbije nuk mundemi me i dhanë", konstatonte Rexhep Voka.
Ai jetoi dhe krijoi në kohën kur letërsia e bejtexhinjve ia kishte lëshuar vendin asaj të Rilindjes Kombëtare. Përkushtimi për gjuhën amtare dhe arsimimi i popullit ishin ndër detyrimet kryesore të rilindësve, fusha në të cilat përqendrohet kryesisht edhe Rexhep Voka. Veprimtaria krijuese dhe studimore e Vokës është e gjithanshme. Ajo përfshin botime didaktike fetare, gjuhësore, publicistike dhe mbledhje folklori.
E gjithë veprimtaria e Rexhep Vokës synonte edukimin e brezave në shumë aspekte, sidomos bashkimin e tyre, pa dallime krahinore, fetare e dislektote, që njëherit ishte edhe themeli i ideve të rilindësve shqiptarë. Në veprën "Mendime", ai përveç tjerash shprehet: "Të mos themi ki muslimsn e ki i krishten, jo tosk e jo geg se xhith xhi imi shqiptar jemi ni fis e ni farë, mendim ky plotësisht në përputhje me idetë e rilindësve. Rexhep Voka si teolog, mendimtar, e iluminist, u krijua dhe u edukua në medresetë e Tetovës, institucione këto arsimore, fetare islame, që përgatitnin kuadër fetarë dhe administrativ, për të vazhduar pastaj shkollimin e lartë fetar në Stamboll, ku do njihet edhe me idetë përparimtare të atdhetarëve rilindës.
Keywords:
Rexhep Voka, Rilindje kombëtare, arsim, alfabet arabo-turkDownloads
References
-
Rexhep Voka, “Elifbaja shqip”, Stamboll, 1910.
-
Rexhep Voka, “Mendime”, Stamboll, 1911.
-
Rexhep Voka, “Mendime, transkriptuar dhe pajisur me shënime, nga Feti Mediu”, Tetovë, 1991.
-
Rexhep Voka, “Arnavutçe muffesal ilmihal”, Stamboll, 1911.
-
Revista pedagogjike “Shkollës shqipe”, Tiranë, 1943.
-
Hasan Kaleshi, “Prilog poznavanja arbanska knjizhevnosti na arbanskom jetiku, Godishnjak, Ballkanoloshki knjiga I”, Sarajevo, 1957.
-
Hasan Kaleshi, “Disa aspekte të luftës për alfabetin shqip në Stamboll”, Gjurmime albanologjike, nr.1, Prishtinë, 1970.
-
Musa Kraja, “Mësuesit për kombin shqiptar”, Tiranë, 1993.
-
Vebi Bexheti, “Rexhep Voka dhe vepra e tij 1847-1917”.
-
Vepra nga rilindësit shqiptarë.