Kuvendi i Sinjës (1912), karakteri kombëtar i memorandumit të tij
Abstract
Kuvendi i Sinjës, 100 vjetori i të cilit u përkujtua dhe u festua në korrik të këtij viti jubilar të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, u përket atyre ngjarjeve të mëdha historike të etapës së fundit të kryengritjeve të përgjithshme të viteve 1910-1912 të cilat çuan në kurorëzimin me sukses dhe fitore të Lëvizjes kombëtare Shqiptare me Shpalljen e Pavarësisë dhe Krijimin e Shtetit të Pavarur Shqiptar.
Në atë proces historiko-politik u mobilizuan gjithë shqiptarët në një luftë të gjithanëshme politike, kulturore, të armatosur etj. Kuvendi i Sinjës që u mblodh në fshatin Sinjë të Beratit dhe i zhvilloi punimet nga 10 deri më 23 korrik 1912 ishte pjesë përbërëse e atij procesi historiko-politik.
Ai u mblodh dhe i zhvilloi punimet pikërisht në kohën kur kryengritja e përgjithshme antiosmane e vitit 1912 kishte përfshirë dhe zhvillohej në gjithë hapësirën etnike shqiptare.
Momenti historiko-politik ishte i veçantë dhe i jepte Kuvendit të Sinjës vlerë të jashtëzakonshme, sepse me vendimet që mori i përgjigjej detyrave historike kombëtare që shtroheshin para kombit shqiptar në ato momente.
Synimet e vendimeve të tij ishin në përputhje të plotë me strategjinë politike të Lëvizjes kombëtare Shqiptare gjatë Rilindjes.
Përmbajtja e Memorandumit (dokumenti themelor) të miratuar nga Kuvendi i Sinjës e shprehu qartë dhe publikisht këtë aspekt ku gjithçka gjykohej e vlerësohej në shtratin e interesave kombëtare, ku çdo gjë shtjellohej dhe kërkohej për gjithë trojet dhe kombin shqiptar, pa veçuar askënd.
Ai ishte shprehje tjetër e qartë dhe e plotë, domethënëse dhe dëshmi e unitetit politik e organizativ të lëvizjes kombëtare Shqiptare në tërë hapësirën mbarëetnike shqiptare.
Keywords:
Kuvendi i Sinjës, Pavarësia e Shqipërisë, Berat, vendime, momerandumDownloads
References
-
Lumo Skëndo, “Problemet e Shqipërisë Indipendente”, Revista “Përpjekja”, Viti II, Nr. 3 Tiranë, qershor 1995.
-
Fjalor Enciklopedik Shqiptar, Vëllimi i dytë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008.
-
Historia e popullit shqiptar, Vëllimi I, Ilirët, Mesjeta, Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI-vitet ’20 të shek XIX, Akademia e 4. Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, Botimet Toena, Tiranë 2002.
-
Historia e popullit shqiptar, Vëllimi II, Rilindja Kombëtare, vitet ’30 të shek. XIX-1912, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë., Botimet Toena, Tiranë, 2002.
-
Stefanaq Pollo dhe Selami Pulaha - “Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare (1878-1912)” Tiranë, 1978.
-
Gazeta “Shpiragu”, Nr. 2, viti 2007, Botim periodik i Shoqatës Kulturore Atdhetare “Shpiragu”.
-
Arkivi i Institutit të Historisë, filmi A-232, dosja 50, 1912.