Shpjegime mbi kuptimin e drejtë të riteve islame në jetën e përditshme
Abstract
Për veprimet apo sjelljet e çdo njeriu, Allahu i Madhërishëm ka caktuar rregulla të veçanta duke synuar që njeriu të përmbushë qëllimin e krijimit të tij duke i respektuar ato. Edhe për rastet e gëzimit dhe pikëllimit që njeriu përjeton gjatë jetes së tij, Islami ka caktuar rregulla të tilla.
Këtu do te gjeni disa nga normat e përditshmërisë islame që shoqërojnë njeriun nga lindja gjer në vdekje.
1. Lindja e fëmijës dhe ritualet e saj Islame
Kjo ngjarje është shoqëruar me një sërë rregullash, normash dhe ritesh ceremoniale: këndimi i ezanëve; tahniku; akika dhe rruajtja e kokës; vënia e emrit dhe synetllëku.
2. Ceremonitë Islame të martesës
Martesa Islame është një kontratë që ka për objekt të saj formimin e një familjeje myslimane. Në mënyrë që akti i martesës të jetë ligjërisht i saktë, duhet të plotësojë këto kushte: lejen e kujdestarit i cili mund të jetë babai i nuses apo ndonjë tjetër që e ka marrë nën kujdestari; prania e dy dëshmitarëve të drejtë; forma ligjore e aktit dhe paja (mehr), e cila është dhurata që dhëndri i jep gruas së tij në martesë. Të tjera elemente te martesës Islame janë predikimi i martesës dhe gostia.
3. Ceremonitë dhe rregullat Islame të Vdekjes
Ceremonia e vdekjes në Islam ka shumë rite dhe rregulla, ndër më të rëndësishmet janë: talkini i te vdekurit, që do të thotë t'i diktosh personit që vdes të thotë shprehjen e pranimit te monoteizmit Islam "la ilaha il-lAllah" - "Nuk ka zot që meriton të adhurohet, përveç Allahut; drejtimi i personit që është në prag të vdekjes nga Qebeja, mbështetur në krahun e tij të djathtë; leximi i sures Jasin; mbyllja e syve dhe mbulimi i të vdekurit; njoftimi për vdekjen; ndalimi i vajtimit me zë të lartë dhe lejimi i të qarit; shlyerja e borxheve të të vdekurit; përgatitja e trupit të personit të vdekur për varrim duke e larë dhe mbuluar atë, duhet të ofrohet një lutje funerale për të etj. Shpesh këto ceremoni mortore shoqërohen me bidate të shpikura nga injoranca e popullit e që janë të ndaluara në Islam. Midis tyre mund të përmendim: grumbullimin e njerëzve në shtëpinë e të ndjerit për të ofruar ngushëllimet e tyre dhe për të ngrënë ushqim atje; varret e ngritura më shumë se gjatësia e një dore mbi tokë, ngritjen e ndërtesave mbi varr; vendosjen e varreve në oborret e xhamive, etj.
4. Ceremonite festive Islame: Bajramet
Dy Bajramet: Fiter-Bajrami dhe Kurban-Bajrami janë festat e përvitshme të muslimanëve. Ato fillojnë me ceremonitë e faljeve kolektive një gjysmë ore pas lindjes së diellit dhe vijojnë më pas me veprimtari të tjera.
5. Ceremoni dhe bestytni që gabimisht konsiderohen si pjesë e Islamit: të tilla si mevludi, netët e mira, therja e kurbaneve për të hyrë në shtëpi të re, hajmalitë dhe nuskat, tersllëku etj. Të gjitha këto ceremoni dhe bestytni nuk janë pjesë e Islamit; ato kanë ardhur më vonë si rezultat i ndikimit të kulturave të tjera.
Keywords:
Ritet islame, martesa në islam, ceremonitë e vdekjes, festat fetare, bestytniDownloads
References
-
Imam Ahmedi, El-Musned.
-
Dr. Muhamed Hamidullah, "Hyrje në Islam", Komuniteti Musliman i Shqipërisë, Tiranë, 1993.
-
Sipas El-Buhâriut dhe El-Muslimit.
-
Sipas Ebu Daud, Es-Sunen.
-
Sipas Muhamed Nasirudin Albanit.
-
Sipas Et-Tirmidhit, Es-Sunen.
-
Sipas El Bejhakit, Es-Sunen.
-
Muhamad Al Ubajdli, Rregullat e gostisë sipas Sunetit të Profetit s.a.v.s., AIITC, Tiranë 2003.
-
Sipas autorëve të Es-Sunen.
-
Sipas Dârekutnit.
-
Sipas Ibn Mâxhas.
-
Sipas Ebû Dâûdit.
-
Sipas El-Nesâ'it.
-
Sipas Ebi Shejbat.
-
Sipas El-Hâkimit.
-
Sipas El-Shafiit.
-
Sipas Ibn El-Mundhirit.
-
Sipas Imam Ahmedit.
-
Sipas Nesaiut.
-
Ibn Saatij , "Bedaiul menan".
-
Sipas Abdurrazak-ut.
References
Imam Ahmedi, El-Musned.
Dr. Muhamed Hamidullah, "Hyrje në Islam", Komuniteti Musliman i Shqipërisë, Tiranë, 1993.
Sipas El-Buhâriut dhe El-Muslimit.
Sipas Ebu Daud, Es-Sunen.
Sipas Muhamed Nasirudin Albanit.
Sipas Et-Tirmidhit, Es-Sunen.
Sipas El Bejhakit, Es-Sunen.
Muhamad Al Ubajdli, Rregullat e gostisë sipas Sunetit të Profetit s.a.v.s., AIITC, Tiranë 2003.
Sipas autorëve të Es-Sunen.
Sipas Dârekutnit.
Sipas Ibn Mâxhas.
Sipas Ebû Dâûdit.
Sipas El-Nesâ'it.
Sipas Ebi Shejbat.
Sipas El-Hâkimit.
Sipas El-Shafiit.
Sipas Ibn El-Mundhirit.
Sipas Imam Ahmedit.
Sipas Nesaiut.
Ibn Saatij , "Bedaiul menan".
Sipas Abdurrazak-ut.



