Qasje në metodologjinë e të mësuarit të lëndëve fetare me lëndët shoqërore në medresetë shqiptare

Autorët

  • Bedri Telegrafi

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.626

Abstract

Efikasiteti i mësimdhënies së lëndëve humane në medresetë tona përbën premisë të fuqishme në ngritjen e nivelit kulturor të elementit mysliman. Aftësimi i tyre për të paraqitur dhe prezantuar vlerat e besimit islam, ka vlera  jo vetëm  në njohjen dhe shpjegimin e dukurive të ndryshme, por edhe që ata nesër të jenë kontribues në zgjidhjen e problemeve shoqërore. Gjithashtu, kjo ndihmon në përgatitjen e brezave të  intelektualëve që do të shënojnë hapa cilësorë në ecurinë e besimit islam.

Forcat e kualifikuara në fushën e pedagogjisë dhe didaktikës i gjejmë aktualisht të angazhuara intensivisht në përmirësimin cilësor të kurrikulave të lëndëve humane, në përgatitjen e lektorëve në mësimdhënien e këtyre disiplinave, në përsosjen pa ndërprerje të metodave të shpjegimit të të nxënit, me orientim themelor drejt të mësuarit aktiv. Aktualisht të mësuarit problemor nëpërmjet diskutimit dhe debatit mësimor synon stërvitjen dhe aftësimin e nxënësve për të mbajtur qëndrim kritik ndaj dijeve që u prezantohen.

Në përsosmërinë e procesit mësimor spikasin përpjekje dhe prirje për lidhjen logjike të përmbajtjes së lëndëve humane në përditshmërinë e problemeve shoqërore, synohet në gjetjen dhe aplikimin e metodave që stërvisin dhe aftësojnë nxënësit si pjesëmarrës aktivë dhe kontribues në zgjidhjen e problemeve që shtrohen.

Potencialet pedagogjike dhe didaktike i kanë shpallur luftë shabllonizmave, të mësuarit mekanik dhe libresk duke aplikuar metoda që sigurojnë rolin aktiv të nxënësit në procesin e të mësuarit. Në arritjen e këtyre objektivave lëndët fetare gjejnë mbështetje në motivimin e nxënësve në rrugëtimin drejt dijeve.

Në analogji me lëndët humane, edhe lëndët fetare që zhvillohen në medresetë tona disponojnë mundësi e pritshmëri për përsosmërinë e të mësuarit, në përputhje me nivelet bashkëkohore edhe në pistën e didaktikës islame.

Keywords:

metodologji e të mësuarit, lëndë fetare, lëndë shoqërore

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Prof. Dr. Ramiz Zekaj. “Edukata fetare e morale në tekstet shkollore të Haki Sharafit”. Libri Haki Sharafi dhe vepra e tij, Tiranë, 2000, faqe 71.

  2. Ismail Muçaj. “Çfarë di dhe zotëroj nga gjuha dhe letërsia e kam prej profesorit të nderuar Haki Sharafi. Libri Haki Sharafi dhe vepra e tij, Tiranë, 2000, faqe 77

  3. Agim Polovina, “Revista pedagogjike” Nr. 4, 1980, faqe 41.

  4. Kol Tahiri, Zana Gjeçi. “Revista pedagogjike” Nr. 9, 1998, artikulli: “Të mësuarit problemor, mjet dhe rrugë efektive në luftë kundër të mësuarit mekanike pasive”, faqe 47.

  5. Telemak Xhaxho, Ylli Pango. “Revista pedagogjike” Nr. 3, 1998, faqe 42. Artikulli: “Për një konceptim më të drejtë te rolet e të menduarit logjik, krijues, në procesin për përvetësimin aktiv të njohurive”.

  6. Prof. Dr. Shefik Osmani “Revista pedagogjike” Nr. 2, 1980, faqe

  7. Artikulli “Didakti ynë Aleksandër Xhuvani dhe didaktika shqiptare”.

  8. Prof. Dr. Naser Ramadani. “Kurrikulat dhe tekstet shkollore në medresetë shqiptare”, Tiranë, 2018. Artikulli: “Metodat e mësimdhënies midis traditës dhe modernes në medresenë “Isa Beu”, Shkup, faqe 121.

  9. Luan Harago, Pëllumb Gace. “Revista pedagogjike” Nr. 3, 1988, faqe 29. Artikulli: “Probleme psiko-pedagogjike të të mësuarit aktiv krijues”.

  10. Vilson Kuzi. “Revista pedagogjike” Nr. 3, viti 1978, faqe 99. Artikulli: “Ngritja e nivelit shkencor të mësimdhënies së historisë e gjeografisë kërkon metoda efikase”.

  11. Prof. Dr. Shaban Sulejmani, Dr. Argëtim Saliu, Mr. Sci. Salim Sulejmani. “Kurrikulat dhe tekstet shkollore në medresetë shqiptare”, Tiranë, 2018. Artikulli: “Kurrikulat e lëndëve fetare islame”, faqe 111.

  12. Dr. Bashkim Peçi. “Administrimi dhe menaxhimi i arsimit”, Tiranë, 2004. Artikulli: “Teoritë dhe metodat e të mësuarit”, faqe 41.

  13. Grup autorësh. “Aspekte të mësimdhënies”. Te pyetësorët anglisht: Kualida, botim 1999, faqe 6.

  14. “Kur arsimi kërkonte shpëtim”. Botim Tiranë, 2002, faqe 53.

  15. Oscar Brenifier. “Të mësosh nëpërmjet debatit”, faqe 53.

  16. Prof. Dr. Tahir Zajezi. Libri: “Metodologjia e mësimdhënies dhe mësimnxënies”, Shkup, 2003, faqe 345.

Published

2023-02-16

How to Cite

Telegrafi, Bedri. 2023. “Qasje Në Metodologjinë E Të mësuarit Të lëndëve Fetare Me lëndët shoqërore Në Medresetë Shqiptare”. Univers 23 (23):229-42. https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.626.

Numër

Section

Opinione

Similar Articles

<< < 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.