Kremtimi i shkollës shqiptare në Kairo të Egjyptit
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.702Abstrakti
Ky është titulli i një riviste patriotiko-satirike, që nxënësit e shkollës të Bashkësisë Shqiptare në Egjypt dhanë më 27 nëntor, në një sallë të udhës “Besa” në Kairo. Më se 150 shqipëtarë u mblodhën familisht, që të vështrojnë veprën që do të luhej për të parën herë. Zoti Vasil Thomaidhi, Kryetar i Bashkësisë, zoti Koço Donato, Sekretar dhe zoti Vangjel Qirko, Këshilltar, kishin ardhur enkas nga Aleksandria.
Ky dokument i është dërguar Ministrisë së Arsimit në Tiranë, prej Kryekonsullatës së Mbretërisë Shqiptare në Aleksandri dhe mban datën 21 Dhjetor 1933. Bëhet fjalë jo vetëm për shfaqjen artistike me karakter pariotik të vënë në skenë nga brezi i ri i kolonisë shqiptare të Egjiptit, por edhe për ekzistencën e një shkolle ku ata mësonin gjuhën amtare, për të mbajtur kështu të gjallë ndjenjën kombëtare. Për hir të së vërtetës duhet thënë se Kolonia e shqiptarëve në Egjipit ka qenë jashtëzakonisht aktive në dobi të çështjes kombëtare duke nisur nga gjysma e dytë të shekullit të 19Me të vërtet, ish fort e vështirë për një shkollë që numëron gjashtë muaj jetë dhe me propagandën kundërshtare të disave që përdorin çdo mënyrë, jo fisnike, që të ndalojnë fëmiën të lozin, ish fort e vështirë themi vepra që mori përsipër zoti Milo Duçi, mësuesi i shkollës. Por, me patriotizmin të flaktë që ka dhe vullnetin të hekurtë q’e karakterizon, zoti Duçi kapërceu çdo ndalim dhe u paraqit përpara publikut me nxënësit e tij të mbaruar në rolet e tyre. Kremtimi nisi ora më 7 m. d. me një fjalë të shkurtër nga mësuesit për të gjatëtuar gjithë sa nderuan kremtimin dhe veçanërisht, për të shfaqur mirënjojtjen e tij kundra Bashkësisë për themelimin të shkollës dhe interesin që nuk pushojnë të tregojnë kundrej saj. Përfundoi duke kërkuar mëshirën e të ndodhurve për nxënësit, nëqoftëse nuk dot’ jenë në lartësinë të rolleve tyre.