Vepra e Enes Karić, “Kurani në kohën e sotme”, në këndvështrimin e studiuesve bashkëkohorë
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.705Abstrakti
Libri “Kurani në kohën e sotme”, i autorit Enes Karić, përbën një përmbledhje punimesh studimore rreth trajtimit bashkëkohor të çështjeve të trajtuara në Kuranin Famëlartë. Kjo përmbledhje është pjesa e parë e korpusit me studime me të njëjtin titull.
Në artikullin e parë shpjegohet më së miri, se metoda tradicionale e komentimit dhe e interpretimit të mendimit kuranor nuk mund të kishte vlerë të përhershme. Ajo ka qenë e përcaktuar dhe e kushtëzuar nga rrethanat e atëhershme. Në mënyra të ndryshme dhe për motive të ndryshme, janë bërë komentime jo të sakta, edhe pse me qëllim të mirë. Metoda racionale prezantonte një hap të natyrshëm për komentimin e mëtejshëm të mendimit kuranor. Jeta zhvillohej dhe nxirrte probleme të reja, për të cilat duhej kërkuar zgjidhje. Në përgjithësi, kuptohet se komentimi i bazuar në ixhtihad, me arsyetim dhe konkluzion vetjak, është ndeshur me rezistencë dhe pengesa. Kjo është e kuptueshme, sepse, kur është puna për fjalën e Zotit, duhet treguar kujdes i veçantë.
Gjeneratat e para e kuptonin, e komentonin dhe e përpunonin Kuranin sipas kërkesave dhe mundësive vetjake. Për rrjedhim, kuptimet e tilla, edhe në rast se ishin të përshtatshme, të paprekshme në kohën e vet, nuk mund të gjykohen si një formulim dhe përpunim i natyrshëm i mendimit islam.