Mbi disa lloje të ligjërimit në Kuran

Autorët

  • Dr. Rexhep Suma

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.709

Abstrakti

Libri i shenjtë, Kurani Famëlartë, është fjalë e Allahut (xh.sh.) që e  ka zbritur në periudhën kohore prej 23 vitesh mbi të Dërguarin e fundit, Muhamedin (a.s.). Si i tillë, ai ka sfiduar botërat dhe çdo krijesë. Kurani përçon në vetvete jetë, ilustrim dhe frymëzim shpirtëror dhe qenia njerëzore e ka të pamundur të japë shpjegimin mbi sekretin e këtij fenomeni. Fjalët e tij dëshmojnë mjaft mirë, se është e pamundur të imitohet Kurani dhe stili i rrëfimeve të tij është i paarritshëm.

Kurani i dhuron myslimanit vizion të plotë dhe program të qartë, të ngjeshur dhe jetën ia bën të ecë në vijën e ekuilibruar, duke mos u ndeshur me asgjë tërë kohën. Ky vizion, po ashtu, e unifikon diturinë me besimin, duke bërë që njeriu, pas materies, të jetë përsëri me materien. Po ashtu, ky vizion lidh sekretet me emocionet e ndjeshme dhe asnjëherë nuk i lë ato që të ndahen. Është tashmë e ditur që, nëse ne do t’i përmbahemi vizionit kuranor dhe do të meditonim për shenjat e Zotit te krijesat, do të kishim një psikologji e cila do të njihte madhështinë e Krijuesit, që kur e ka krijuar njeriun.

Fjalët kyçe:

Kuran, lloje të ligjërimit, Krijues, myslimanë

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Enes Kariç, Hyrje në shkencat e Tefsirit, Prizren, 1996, f. 181.

  2. Muhamed el Gazali, Kejfeneteamel me el Kuran, Dar el vefa li ettiba’ti, veenneshrveettevzi, Mensure, 1992.

  3. Atif el Fejumi, Mexhalatedd-aveti fi el Kuran veusuliha, Xhizeh, Egjipt, botimi i parë, 2006.

  4. Muhamed el Gazali, El mehavir el hamse li el Kuran el Kerim, daruessahve li eneshrveetevzi, Kajro, bot. 2, 1989, f. 106.

  5. Qazim Qazimi, Njohuri mbi Kuranin, Dituria Islame, Prishtinë, 2006.

  6. Ebu’l Ala el Mevdudi, Katër termat kuranorë bazë, Logos-A, Shkup, 2013.

Botuar

2021-11-06

Si të citoni

Suma , Dr. Rexhep. 2021. “Mbi Disa Lloje Të ligjërimit Në Kuran”. Univers 22 (22):58-68. https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.709.

Numri

Seksioni

Studime