Arkitektura popullore dhe arkitektura e kultivuar
Abstract
Termi arkitekturë popullore, përfshin bashkësinë e ndërtesave të ideuara dhe të realizuara prej mjeshtërve, të cilët profesionin e kishin fituar në punë, përgjithësisht që në vogëlinë e tyre. Me termin arkitekturë e kultivuar, do të shfaqim veprat ndërtimore, të ideuara së pari prej profesionistësh të lindur në punë e sipër, por me arritje të spikatura dhe, si të tillë, të njohur që prej antikitetit deri në krijimin e shkollave të larta, të cilat përfshinin dhe fushën e arkitekturës. Më tej, prej këtyre shkollave, përherë në rritje profesionale dhe numerike, u formuan arkitektët e laureuar, të cilët e rritën krijimtarinë e emërtuar arkitekturë e kultivuar.
Të dyja këto krijimtari arkitekturore kanë afri dhe dallime të përfillshme, kryesisht si pasqyrim i kërkesave ndaj ndërtesave, të cilat, përkatësisht bëjnë pjesë në grupet e arkitekturës popullore dhe asaj të kultivuar.
Në përgjithësi, arkitektura popullore, krahas vlerave të saj, është shikuar si dëshmi shoqërore dhe historike e kaluarës.
Klasifikimet e arkitekturës popullore bëhen bazuar në materiale, teknika ndërtimi dhe trajtimin arkitektonik, të cilat ndihmojnë për të kuptuar trashëgiminë, vlerë kjo që tregon shkallën e zhvillimit të shoqërie në një periudhë të caktuar.
Ndryshe nga arkitektura e kultivuar, arkitektura popullore përdor një gamë të gjerë të variacioneve dhe evoluon nga forma të thjeshta në ato të zhvilluara. Ndërhyrjet restauruese synojnë ruajtjen e vlerave origjinale të arkitekturës popullore dhe atyre të kultivuar. Kur flasim për ndërhyrjet, krahasimisht të gjera, të emërtuara me termin ‘restaurim’, ato do të cilësoheshin si synuese të ruajtjes së gjendjes dhe të përbërësve origjinalë, thelbi i vlerave autentike të veprës, në rastin tonë të monumentit.
Parimet e restaurimit të monumenteve dhe të ansambleve monumentale, tashmë janë të kodifikuar nga pikëpamja metodike. Edhe në realitetin shqiptar, këto parime janë përvetësuar, duke iu përshtatur rrethanave tona shoqërore dhe kulturore, pa cenuar thelbin e tyre ndërkombëtar.
Në rastin e Shqipërisë, vlerësimi i arkitekturës popullore dhe trashëgimia e ndërtimit kanë shënuar ndryshim pas Luftës së Dytë Botërore. Veçanërisht në fushën e arkitekturës popullore janë bërë zhvillime të mëdha në eksplorim, dokumentim, mbrojtje, studim, restaurim dhe publikim, duke theksuar kështu vlerat unike të saj. Qendrat historike të Beratit shërbejnë si dëshmi e përkushtimit ndaj krijimtarisë etnos iliro-arbano-shqiptare, duke u shfaqur si trashëgimi jetike, krijuese dhe mbështetëse në shumë aspekte.
Keywords:
arkitekturë popullore, arkitekturë e kultivuar, trashëgimi, reastaurim, monumentDownloads
References
-
A. Baçe, A. Meksi, E. Riza, Gj. Karaiskaj, P. Thomo, Historia e arkitekturës shqiptare, Tiranë, 1979.
-
A. Baçe, A. Meksi, E. Riza, Berati, historia dhe arkitektura, Tiranë, 1988.
-
A. Meksi, E. Riza, Ndërtimet në fshatin rrënojë të Kamenicës, “Monumentet”, 7-8/1974.
-
A. Muka, Aspekte metodologjike të studimit të banesës popullore, “Kultura Popullore”, Tiranë, 1/1980.
-
A. Muka, Banesa fshatare dhe familja e madhe, Tiranë, 2001.
-
A. Muka, Ndërtimet tradicionale fshatare, Tiranë, 2007.
-
E. Çelebi, Shqipëria 350 vjet më parë, “Horizont”, 2000.
-
E. Riza, Qyteti-muze i Gjirokastrës, Tiranë, 1981. Ribotuar, Tiranë 2004.
-
E. Riza, Tipare të krijimtarisë popullore në banesën qytetare shqiptare, “Monumentet”, 2/1982.
-
E. Riza, Ndërtimet fshatare në Labëri, Tiranë, 1984.
-
E. Riza, Mbrojtja dhe restaurimi i monumenteve në Shqipëri, Tiranë, 1997.
-
E. Riza, L’habitation albanaise comme réalité balkanique, “Revues des études sud-est européennes”, tom XLI 1-4, 2003.
-
E. Riza, Nj. Haliti, Banesa qytetare kosovare e shek. XVIIIXIX, Prishtinë, 2006.
-
E. Drançolli, Kulla kosovare, Prishtinë, 2001.
-
J. G. Hahn, Albanesiche Studien, Jena, 1854.
-
P. Thomo, Korça, urbanistika dhe arkitektura, Tiranë, 1988.
-
P. Thomo, Banesa fshatare e Shqipërisë Veriore, Tiranë, 1981.