Atdhetaria dhe virtytet e malësorëve në “lahutën e malësisë"

Autorët

  • Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.611

Abstract

Gjithcka që kam pohuar më parë për atdhetarinë e Fishtës dhe për mëtimet e tij te mirëfillta kombëtare shqiptare, që e kanë nxitur në gjithë shkrimtarinë dhe veprimtarinë e tij, përkojnë me ato që janë shprehur nga studiues të tjerë, të vjetër e të rinj, të cilët e kanë thënë se “të flasësh për Fishtën është njëlloj si të flasësh për punët e Shqipërisë, për punët e saj të hershme, të vona, e të sotme.” 

Vitet e fundit të shek. XIX dhe sidomos dhjetëvjeçari i parë i shek. XX shënojnë edhe pikën kulminante të veprimtarisë së gjithanshme të Gjergj Fishtës. Ai ishte në krye të përpjekjeve për lirinë dhe pavarësinë kombëtare, duke drejtuar grupin e punës për njësimin e alfabetit të shqipes, duke kryesuar komitetin përkatës të Kongresit të Manastirit të vitit 1908.

Te "Lahuta e Malësisë" shohim lidhjen e Gjergj Fishtës me 'shqiptarinë'. Kjo lidhet me idenë e atdhedashurisë së shqiptarëve, por edhe mallkimin e gjysmës së malësorëve që përmend Fishta në kryeveprën e tij "Lahuta e Malësisë", me në krye Ded Gjo Lulin, të cilët ishin vendas nga trojet shqiptare, më vonë të aneksuar nga Mali i Zi.

Gjergj Fishta e njihte shumë mirë Malësinë e Madhe, ai shkroi për bëmat trimërore e bujarinë e malësorëve një nga poemat më të bukura të letërsisë shqiptare, këndoi në kryeveprën e vet hapësirat e gjera të urtësisë, trimërisë dhe bujarisë proverbiale të malësorëve, duke pohuar në vargje lapidare krenarinë dhe atdhetarinë e flaktë të malësorëve të Hotit e të krejt Malësisë së Madhe. Mbi të gjitha, siç ka shkruar edhe konti Lamartin: “E vetmja gjë e pandryshueshme tek shqiptarët është pasioni i tyre për pavarësi dhe lavdi”.

 

Keywords:

Gjergj Fishta, Lahuta e Malësisë, atdhetari

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. A. Berisha, Mbi disa qenësi të veprës së Gjergj Fishtës, në “Veçanti ligjërimesh poetike”, Eurorilindja, Tiranë, 1996.

  2. Anton Harapi, Nderim për bindjet e të tjerëve, citim sipas “Pajtimi”, nr. 2-1997.

  3. De Lamartin, Alphonse: Tokë heronsh në tërë kohërat, në librin e Fotaq Andreas “Pena të arta franceze për shqiptarët”, Tiranë, 2009.

  4. Dy fjalë për botimin e tretë, në GJ. Fishta, Lahuta e Malsisë, Botim i tretë, Qendra e Katolikëve Shqiptarë jashta Atdheut, Romë.

  5. E. Koliqi, Genesi del poema “Il Liuto delle Montagne” di Giorgio Fishta, dispensa dattiloscritta, Roma, f. 11 (Citohet sipas parathënies së veprës “Lahuta e Malsisë”, Botim i tretë, Romë, 1989, f.XI).

  6. E.Çabej, sythi me titull “Gjergj Fishta” në librin “Elemente të gjuhës e të literaturës shqipe”, Redaktor Mr.Ahmet Kelmendi, Shtypshkronja “ETRURIA”, Prishtinë,1996.

  7. Kumtesë e mbajtur në konferencën shkencore me rastin e 150-vjetorit të ditëlindjes së At Gjergj Fishtës.

  8. Romeo Gurakuqi, Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 në qëndrimin dhe vlerësimin e At Gjergj Fishtës dhe të klerit katolik shqiptar, në përmbledhjen “At Gjergj Fishta, Komb-Letërsi-Gjuhë”, Universiteti i Shkodrës, Studime shqiptare, 6, 1997.

  9. Stefan Çapaliku, At Gjergj Fishta,poet kombëtar, në përmbledhjen “At Gjergj Fishta, Komb-Letërsi-Gjuhë”, Universiteti i Shkodrës, Studime shqiptare, 6, 1997.

  10. Tonin Cobani, Miti dhe antmiti Fishtjan, Dhjetë ese, Enti Botues Lisitan, 1999.

Published

2023-02-16

How to Cite

Shkurtaj , Gjovalin. 2023. “Atdhetaria Dhe Virtytet E malësorëve Në “lahutën E malësisë"”. Univers 23 (23):42-55. https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.611.

Numër

Section

Studime