Sjelljet etike të mësimdhënësve ndaj nxënësve në klasë (dilemat etike)

Autorët

  • Bashkim Ali Azemi

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v13i1.4821

Abstrakti

Ky hulumtim mëton të japë një kuptim më të mirë për perceptimet e mësimdhënësve rreth dilemave etike gjatë sjelljeve të tyre me nxënësit në klasë. Qëllimi i hulumtimit ishte të pasqyronte tensionet etike të përfshira në menaxhimin e dilemave etike gjatë procesit mësimor, në mënyrë që të fitohet një kuptim më i mirë nga ana e mësimdhënësve për funksionin dhe statusin e tij si mësimdhënës. Hulumtimi është cilësor (kualitativ). Hulumtimi është realizuar përmes mini-fokusgrupeve me 36 mësimdhënës dhe intervistës me 16 mësimdhënës. Intervistat janë fokusuar te pyetjet drejtuar mësimdhënësve rreth përshkrimit të situatave, kur ata ndeshen me dilemat etike gjatë mësimdhënies në klasë. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se dilemat etike sipas vetëperceptimeve të mësimdhënësve janë: dilema në marrjen e masave ndëshkuese, dilema në vendosjen e ndëshkimeve, dilema në heqjen e ndëshkimeve dhe dilema në ndëshkim gjatë vlerësimit me notë. Rekomandojmë që të përcaktohet qartë (te kodi etik i mësimdhënësit) roli etik i mësimdhënësit në zgjidhjen e dilemave, si dhe të zhvillohen programe trajnimi për aftësimin e mësimdhënësve në Kosovë, në mënyrë që të rrisin aftësinë e mësimdhënësve për t[u përballur me dilemat etike në mësimdhënie. Hulumtimi synon të kontribuojë në dizajnimin e programit të edukimit për përgatitjen e mësimdhënësve, që si pasojë do të ndikojë në ngritjen e statusit të profesionit të tyre.

Fjalët kyçe:

mësimdhënës, dilemë etike, profesionalizëm, sjellje etike, nxënës.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Author Biography

Bashkim Ali Azemi

Instituti Pedagogjik i Kosovës
Hulumtues për arsimin gjatë gjithë jetës

References

  1. Aultman, L. P., Williams-Johnson, M. R., & Schutz, P. A. (2009). The relationship between culture and perception of ethical problems in international. Marketing. Journal of Business Ethics, 15 (11), 1199 – 1208.

  2. Biehler, Robert F. Botim i ISP-së, Psikologjia e zbatuar në mësimdhënie, Shtypshkronja “Nënë Tereza”, Tiranë, 2004, f. (571) 418.

  3. Boundary dilemmas in teacher–student relationships: Struggling with ‘‘the line’’. Teaching and Teacher Education, 25, 636–646.

  4. OECD 2006. Education at glance; OECD indicators -2006 edition. Paris.

  5. Buzzelli.A.A,and B. Jonson. 2002. The moral dimension of teaching:Language , power and culture in classroom interaction. New Jork,Routledge –Falmer.

  6. Carr, D. 2006 Professional and personal values and virtues in education and teaching. Oxford. Revew of Educatin 32.no.2;171-83.

  7. Campbell,E.2006. Ethical Knowledge in Teaching: A moral imperativ of professionalism. Education canada46 no.4:32-35.

  8. Husu , J and K .Tirri 2007.Devoloping whole school pedagogica lvalues- a case of going through the ethos of ‘good scholling’.teaching and Teacher Education 23; 390-4001.

  9. Durdajeva. T, Etika. Etika Pedagogjike. Mësimi Etik, Moskë, 2005, f.23.

  10. Flay, B. R. & Allred, C. G. (2010).A study of relationship between ethical decision making, leadership styles, and demographics in Pennsylvania superintendents. Unpublished doctoral dissertation, Indiana University of Pennsylvania, Indiana.

  11. Gay, G. (2003). The ethic of community. Journal of Educational Administration, 42, 215-235. 284 Etika në sistemin arsimor shqiptar Përgatitur nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike me mbështetjen e Mary Ward Loreto.

  12. Kächelein, H., Jasini, A. & Zhllima, E. (2013). College student cheating: The role of motivation, perceived norms, attitudes, and knowledge of institutional policy. Ethics & Behavior, 11(3), 233–247.

  13. Keta, M. (2015). Filozofia, shkolla e lirisë që mundëson sistemi arsimor shqiptar dhe MASh. [Philosophy, the school of freedom enabled by the education system in Albania and MoES]. (Unpublished Doctoral dissertation). University of Tirana, Tiranë.

  14. The importance of ethics in the teaching profession. Procedia - Social andBehavioral Sciences 176, 509 –Goleman, D. (1995). The principalship: New roles in a professional learning community. New York, NY.

Downloads

Botuar

2024-06-14

Si të citoni

Azemi, B. (2024). Sjelljet etike të mësimdhënësve ndaj nxënësve në klasë (dilemat etike). Kërkime Pedagogjike, 13(1), 315–338. https://doi.org/10.62928/kp.v13i1.4821