Vlerësimi ndërkombëtar i kompetencave të të rriturve për shkrim-lexim përmes piaac dhe përvojat në Kosovë
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.v10i1.4838Abstract
Vlerësimet për nivelin e kompetencave të të rriturve për shkrim-lexim, të realizuar në dy dekadat e fundit në Kosovë, vazhdojnë të mbesin të pakta dhe hipotetike. Vlerësimet e deritanishme i referohen analfabetizmit klasik në kuptimin e ngushtë të fjalës, pra paaftësisë për të shkruar dhe lexuar tekste të thjeshta në një gjuhë. Deri më tani, analfabet është konsideruar çdo person që në anketat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) është përgjigjur me JO në pyetjen A dini të shkruani dhe të lexoni? Si i tillë, vlerësimi merret vetëm me qëndrimet e të rriturve për shkathtësitë e tyre në shkrim-lexim. Në nivelin ndërkombëtar, Organizata për ekonomi, bashkëpunim dhe zhvillim – OECD realizon Programin për vlerësimin internacional të kompetencave të të rriturve (Programme for the International Assessment of Adult Competencies – PIAAC, i cili merret me matjen dhe vlerësimin e shkathtësive të të rriturve për shkrim-lexim dhe me mundësinë e zbatimit praktik të tyre në jetën e punës dhe profesionit. Studimi Vlerësimi ndërkombëtar i kompetencave të të rriturve për shkrim-lexim përmes PIAAC dhe përvojat në Kosovë synon të sjellë në pah dallimet në rezultatet e matjes dhe vlerësimit të zotërimit të shkathtësive bazë për shkrim-lexim nga ana e të rriturve në Kosovë, duke shfrytëzuar paralelisht instrumentet e zbatuara nga ASK-ja, si dhe instrumente të PIAAC-ut për këtë komponentë. Popullacionin e studimit e përbëjnë 370 nxënës të arsimit të mesëm të lartë në Kosovë (klasa 10-12). Të dhënat janë marrë nga pyetësori i standardizuar i ASK-së (ASK: Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë 2011), si dhe instrumentet e standardizuara të PIAAC për komponentin e shkrim- leximit. Reability Satistics treguan se koeficienti i besueshmërisë, Cronbach's Alpha, për kërkesat e pyetësorit është =,63. Gjetjet kanë treguar se ka dallime në mes të qasjes së ASK-së dhe asaj të PIAAC sa u përket matjes dhe vlerësimit të shkathtësive për shkrim-lexim. Përderisa 95,8%, e të përgjigjurve në instrumentin e ASK-së kanë deklaruar se dinë të shkruajnë dhe të lexojnë, rezultatet përmes vlerësimit PIAAC ishin më të ulëta dhe në rënie, nga niveli në nivel. Nga 78,5% të arritjeve të të anketuarve, sa ishin në nën-nivelin e parë të PIAAC, në nivelin e katërt arritjet pësuan rënie në 41,6%.Keywords:
analfabetizëm, kompetenca bazë, matje, PIAAC, shkrim dhe lexim, vlerësim.Downloads
References
-
Agjencia e Statistikave të Kosovës (2011). Karakteristikat Arsimore të Popullsisë së Kosovës
-
Agjencia e Statistikave të Kosovës (2011). Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë 2011. Prishtinë.
-
Agjencia e Statistikave të Kosovës (2018). Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës. Prishtinë
-
Agjencia e Statistikave të Kosovës. (2017). Anketa e Fuqisë Punëtore, TM3 2017. Prishtinë
-
European Commission (2013).The Survey of Adult Skills (PIAAC): Implications foreducation and training policies in Europe Brussels.
-
European Commission (2013).The Survey of Adult Skills (PIAAC): Implications for
-
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2018). Raport vjetor statistikor me tregues arsimorë 2017/18. Prishtinë.
-
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2018). Raport vjetor statistikor me tregues arsimorë 2018/19. Prishtinë.
-
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2016). Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2011-2016
-
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2016). Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2017-2021
-
OECD(2008).PIAAC:AnewStrategyforassessingadultInternationalReviewof Education 2008627–650
-
OECD (2012). Literacy, Numeracy and Problem Solving in Technology-Rich Environments: Framework for the OECD Survey of Adult Skills, OECD Publishing.
-
OECD (2013). OECD Skills Outlook 2013: First Results from the Survey of Adult Skills, OECD Publishing.
-
OECD (2016). Skills Matter: Further Results from the Survey of Adult Skills, OECD Skills Studies,
-
OECD (2018).Skills for the 21st century: Findings and policy lessons from the OECD survey of adult skillsOECD Education Working Papers, No. 166OECD2018.
-
OECD : Education & Skills Online Assessment (shkarkuar me 11.01.2019 nga http://www.oecd.org/skills/piaac)
-
OECD Publishing, Paris.
-
Qeveria e Kosovës (2009). Anketa Demografike, Sociale dhe e Shëndetit Riprodhues në Kosovë. Prishtinë