Identifikimi i nevojave për zhvillim profesional të edukatoreve në Kosovë
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.v10i1.4841Abstract
Edukatoret, të cilat realizojnë veprimtarinë edukative me fëmijët e grupmoshave nga 0-6 vjeç, shpesh gjatë punës së tyre ballafaqohen me sfida dhe pengesa të ndryshme. Përgatitja e tyre profesionale ka të bëjë më shumë me anën teorike të punës me fëmijë, e më pak me anën praktike, prandaj trajnimet që kanë ndjekur edukatoret, duke qenë të punësuara në institucione parashkollore dhe në shkolla, u kanë ndihmuar në realizimin më të efektshëm të punës së tyre. Edukatoreve u janë ofruar trajnime nga MASHT-i, nga IPK-ja dhe nga OJQ-të e ndryshme, por asnjëherë nuk është bërë ndonjë hulumtim se cilat programe trajnimi kanë më shumë nevojë t’i ndjekin edukatoret. Qëllimi i këtij hulumtimi ishte të identifikojë nevojat e edukatoreve për zhvillim profesional, në mënyrë që, bazuar në nevojat e tyre, të organizohen trajnime në të ardhmen. Hulumtimi është përshkrues dhe karakterizohet nga qasja kuantitative dhe kualitative. Hipoteza, nga e cila jemi nisur, është: Edukatoreve u ofrohen trajnime pa vlerësuar gjendjen se për cilat programe trajnimi kanë më shumë nevojë ato, për realizim më të efektshëm të punës së tyre. Pyetjet kërkimore që e orientuan këtë hulumtim janë: Cilat janë nevojat e edukatoreve për zhvillim profesional, krahas trajnimeve që u janë ofruar deri më tani? A vlerësohen nevojat e edukatoreve për zhvillim profesional, para se të ftohen për pjesëmarrje në ndonjë trajnim? Respondentët e këtij hulumtimi janë nga 50 edukatore të institucioneve parashkollore publike, 50 edukatore të institucioneve parashkollore private dhe 50 edukatore të klasave parafillore në kuadër të shkollave fillore, në disa komuna të Kosovës. Hulumtimi është realizuar me pyetësor për edukatore. Rezultatet paraqesin nevojën e ofrimit të trajnimeve të shumta për edukatore, e raste të veçanta më shumë ka nevojë për trajnime të edukatoreve që punojnë në IP private. Është e nevojshme të bëhen vlerësimi dhe monitorimi i edukatoreve për nevojat e tyre për trajnime. Zbatimi i kurrikulës bërthamë për klasën përgatitore paraqitet më shumë si vështirësi sesa si e dobishme. Ka nevoja të theksuara për krijimin e kushteve më të mira për punë në institucione parafillore/parashkollore në Kosovë. Nga rezultatet e këtij hulumtimi kanë dalë rekomandime që mund t’u shërbejnë hartuesve të programeve të trajnimit, zhvilluesve dhe ofruesve të programeve të trajnimit, si dhe zhvilluesve të politikave arsimore, për të planifikuar programe të nevojshme të trajnimit, të cilat mund të ndikojnë pozitivisht në ngritjen e cilësisë së punës në edukim parashkollor në Kosovë.Keywords:
Zhvillim profesional/trajnim, edukatore, fëmijë, institucion parashkollor.Downloads
References
-
Gramozi, A., Gale, E.,Vangjeli, Gj.,Kopani, L.&Koxhaj, M. (2010). Identifikimi i nevojave të mësuesve për zhvillim profesional, Marrë nga: https://www.academia.edu/7572922/IDENTIFIKIMI_I_NEVOJAVE_T%C3%8 B_M%C3%8BSUESVE_P%C3%8BR_ZHVILLIM_PROFESIONAL (shkarkuar më 15.01.2019)
-
Kindergarten teachers' perceptions on in-service training and impact on classroom practice, Marrë nga: https://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S1877042813006939 (shkarkuar 21.01.2019)
-
Martinez-Beck I, Zaslow M. Introduction. (2006). The context for critical issues in early childhood professional development, Critical issues in early childhood professional development. Baltimore: Brooks, Marrë nga: https://www.tandfonline.com/doi/full/10.1080/10409280802582795 (shkarkuar më 22.01.2019)
-
MASHT, (2006). Ligji për Edukimin Parashkollor.
-
MASHT, (2006). Standardet e Përgjithshme të Edukimit dhe Arsimit Parashkollor në Kosovë, 3-6 vjeç.
-
MASHT, (2008). Ligji për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës.
-
MASHT, (2011). Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës.
-
MASHT, (2016). Plani Strategjik i Arsimit të Kosovës 2017-2021 (PSAK).
-
MASHT (2011). Katalogu i programeve të akredituara dhe të aprovuara për zhvillim profesional të mësimdhënësve dhe udhëheqësve të arsimit. Edicioni i parë, Prishtinë.
-
MASHT, (2017). Katalogu i programeve të akredituara dhe të aprovuara për zhvillim profesional të mësimdhënësve dhe udhëheqësve të arsimit. Edicioni i dytë, Prishtinë.
-
MASHT (2019). Katalogu i programeve të akredituara dhe të aprovuara për zhvillim profesional të mësimdhënësve dhe udhëheqësve të arsimit. Edicioni i tretë, Prishtinë.
-
Ramey SL, Ramey CT. Establishing a science of professional development for early education programs: The knowledge application information systems theory of professional development, Achieving excellence in preschool literacy instruction. New York: Guilford Press, Marrë nga: https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC2756772/ (shkarkuar më 18.01.2019)
-
Raport i vlerësimit të Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2011/2016, marrë nga: https://docplayer.net/86509139-Raport-vleresimi-i-planit-strategjik-te- arsimit-te-kosoves.html (shkarkuar më 21.01.2019)
-
Sheridan, S. M., Edwards, C. P., Marvin, C. A., & Knoche, L. L. (2009). Professional development in early childhood programs: Process issues and research needs. Early Education and Development, 20(3), 377-401, marrë nga: https://doi.org/10.1080/10409280802582795 (shkarkuar më 24.01.2019)
-
Vujičić & Tambolaš. (2017). Professional development of preschool teachers and changing the culture of the institution of early education. Marrë nga: https://bib.irb.hr/datoteka/872656._25_._4_._2017_._Profession.pdf (shkarkuar më 18.01.2019)
-
Zgaga, P. (2006), Perspektiva mbi përgatitjen dhe trajnimin e mësuesve në Evropën Juglindore, vështrim i përgjithshëm rajonal, marrë nga: https://www.researchgate.net/publication/238694600_Perspektiva_mbi_pergatitjen_dhe_trajnimin_e_mesuesve_ne_Europen_Juglindore_VESHTRIM_I_PERGJI THSHEM_RAJONAL (shkarkuar më 18.01.2019)