Format e komunikimit mësimdhënës-prind në shkollën e mesme të ulët në Kosovë

Autorët

  • Safete Shala

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v10i1.4842

Abstract

Qëllimi i hulumtimit është të analizojë format e komunikimit mësimdhënës-prind në shkollat e mesme të ulëta në Kosovë. Rëndësia e formave të komunikimit mësimdhënës-prindër është shumëdimensionale dhe informimi reciprok i tyre ka rol vendimtar për të qenë nxënësit të suksesshëm. Hulumtimi ishte i përzier, sasior dhe cilësor, përshkrues dhe vlerësues. Në hulumtim janë përfshirë 14 shkolla të mesme të ulëta në Kosovë dhe është realizuar me mësimdhënës të klasave 6-9, të shkollave të mesme të ulëta, dhe me prindër të nxënësve të këtyre klasave. Gjithsej kanë marrë pjesë 300 respondentë, prej tyre 210 kanë qenë të përzgjedhur nga ana e mësimdhënësve, dhe 90 prindër të këtij niveli të shkollimit. Të dhënat janë mbledhur përmes teknikës së anketimit, ndërsa instrumente të hulumtimit janë pyetësori për mësimdhënës dhe për prindër. Rezultatet e këtij hulumtimi janë paraqitur në formë të tabelave dhe me anë të diagrameve, ku mësuesit dhe prindërit kanë dhënë opinione relativisht të kundërta sa u përket formave të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet tyre për arritjen e nxënësve në mësime. Prindërit dhe mësimdhënësit kanë shumë nevojë të komunikojnë ndërmjet vete, pasi që interesi i tyre është i përbashkët. Komunikimi mësimdhënës-prind ndikon pozitivisht në suksesin e nxënësve, por në komunikim të suksesshëm ndikon statusi social i prindërve, prandaj duhet të përkrahen aktivitetet e institucioneve profesionale në nivele të ndryshme për hartimin e doracakëve (për komunikimin shkollë-familje) që të funksionojë komunikimi në arsimin e mesëm të ulët në Kosovë.

Keywords:

Komunikimi, komunikimi mësimdhënës –prind, format e komunikimit, nxënësit, shkolla e mesme të ulët.

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biography

Safete Shala

Hulumtuese për planifikim shkollor Instituti Pedagogjik i Kosovës

References

  1. Bonnie, M., (2004). Komunikimi me fëmijë, Prishtinë.

  2. Bonnie, M. (2003). Si të krijohet kontakti i suksesshëm me nxënësit, Prishtinë.

  3. Berisha, B., (1978). Bashkëpunimi i prindërve kontribuon në zgjidhjen e vështirësive, ‘Shkëndija’, Prishtinë.

  4. Brada, R., (1995). Pedagogjia familjare si disiplinë pedagogjike,‘Dukagjini’, Pejë.

  5. Deva-Zuna, A., ( 2009) Partneriteti shkollë-familje-komunitet, Prishtinë.

  6. Gixhari, A., (2016). Metodat efektive të komunikimit në mësimdhënie, Tiranë.

  7. GIZ., (2012 ). Komunikimi dhe bashkëpunimi, Prishtinë.

  8. GIZ., (2012). Plani Zhvillimor i Shkollës, Prishtinë.

  9. GIZ., (2012) . E drejta për edukim-edukimi cilësor, Prishtinë

  10. GIZ., (2012) . Shkalla e mirë, Prishtinë.

  11. GIZ., (2012). Udhëheqja dhe menaxhimi i personelit, Prishtinë.

  12. GIZ.,( 2012 ). Menaxhimi i projektit, Prishtinë.

  13. Plakolli, Z. (2011). Rëndësia e funksionimit të komunikimit shkollë-prind, Kërkime pedagogjike, IPK , Prishtinë

  14. Rexhepagiqi, J. (2002). Tema të zgjedhura dhe bashkëkohore pedagogjike, Prishtinë

  15. Koliqi, H., (2003).Tendencat bashkëkohore në arsim, Prishtinë.

  16. Krasniqi, I., (2005). Sisteme e strategji të mësimdhënies bashkëkohore. (Skica ligjërimi dhe materiale tjera mësimore), Prishtinë.

  17. Kuvendi i Republikës së Kosovës, (2011). Ligji nr. 04/L-03229 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës.

  18. MASHT, (2007). Strategjia për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë, Prishtinë.

  19. Morina, B., Mekolli, S.(2016). Mungesat e nxënësve në procesin mësimor në shkollat e mesme të larta në Kosovë, Instituti Pedagogjik i Kosovës, Prishtinë.

  20. Matthews, B., Ross, L.(2010). Metodat e hulumtimit - Udhëzues praktik për shkencat sociale dhe humane, Tiranë.

  21. Pupovci, D., Tafarshiku N. (2008). Pjesëmarrja e prindërve në jetën e shkollës në Kosovë, KEC, Prishtinë.

  22. Burime nga interneti

  23. http://www.european-agency.org

  24. http://pedagogjia.wprdpress.com

  25. http://www.mashtgov.net/advCms/documents/Strategjia_per_zhvillimin_e_arsimit_parauniversitar_ne_Kosove.

  26.  www.see-educoop.net/...in/.../reforma_kurikuluma-cro-hrv-t

  27.  www.see-educoop.net/...in/.../reforma_kurikuluma-cro-hrv-t

  28.  -http://pedagogjia.wordpress.com/didaktike/pershtatja-e-te-mesuarit-moshes se-nxenesve-parim-i-rendesishem-i-mesimdhenies-dhe-te-nxenit

Downloads

Published

2024-06-15

How to Cite

Shala, S. (2024). Format e komunikimit mësimdhënës-prind në shkollën e mesme të ulët në Kosovë. Kërkime Pedagogjike, 10(1), 173–195. https://doi.org/10.62928/kp.v10i1.4842