Zbatimi i normës së shkruar në esetë e nxënësve të klasave të pesta në rajonin e Prishtinës

Autorët

  • Bekim Morina

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v12i1.4853

Abstrakti

Shkolla luan rol të pazëvendësueshëm në zbatimin e normës së shkruar. Një nga mënyrat për ta vlerësuar nivelin e zbatimit të normës së shqipes së shkruar standarde në shkolla janë punët me shkrim (esetë), prandaj në fokus të hulumtimit ishin esetë e nxënësve të klasave të pesta, të shkollave publike në rajonin e Prishtinës. Qëllimi i hulumtimit ishte të kuptojmë cili është niveli i zbatimit të normës së shkruar nga nxënësit e klasave të pesta në shkollat e rajonit të Prishtinës. Mostrën e hulumtimit e përbëjnë 200 nxënës të klasave të pesta dhe 20 mësimdhënës (20 paralele) të 10 shkollave. Përgjegjësinë për t’ua mësuar nxënësve normën e shkruar e kanë mësimdhënësit, prandaj lidhur me këtë problematikë, përveç vëzhgimit (korrigjimit) të eseve të nxënësve, kemi marrë edhe opinionet e mësimdhënësve për zbatimin e normës në esetë e nxënësve. Rëndësia e këtij studimi qëndron në faktin se, krahas aspektit teorik, problematika në fjalë është hulumtuar drejtpërdrejt në shkolla, me një grupmoshë të caktuar të nxënësve. Nga rezultatet e nxjerra kemi kuptuar nivelin e zbatimit të normës së shkruar nga nxënësit e klasave të pesta, si dhe shkeljet më të shpeshta që ata i bëjnë gjatë shkrimit të eseve. Po ashtu, kemi trajtuar faktorët, të cilët ndikojnë në moszbatimin e duhur të normës së shkruar nga ana e nxënësve. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se jo të gjithë nxënësit e zbatojnë normën e shkruar të shqipes gjatë punimeve me shkrim. Në moszbatimin e normës së shkruar nga nxënësit ndikojnë edhe mediet, familjet dhe rrethi shoqëror, por edhe kujdesi që tregojnë shkollat dhe institucionet e tjera edukativo-arsimore.

Fjalët kyçe:

normë gjuhësore, mësimdhënës, nxënës, shkollë, shkelje

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Author Biography

Bekim Morina

Instituti Pedagogjik i Kosovës

References

  1. AShSh, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. (1973). Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe, Tiranë.

  2. AShSh. (1976). Fjalori Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe, Tiranë. AShSh. (2002). Rregullat e Pikësimit të Gjuhës Shqipe, Tiranë.

  3. Bajçinca, I.(2016). Shqipja standarde dhe probleme rreth saj, Instituti Albanologjik i Prishtinës & Shoqata e Gjuhës Shqipe e Kosovës, Prishtinë.

  4. Elezi, Sh. (2015). Përdorimi i shqipes standarde nga mësimdhënësit e ciklit fillor, Seminari XXXIV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë.

  5. Gjokutaj, M. (2009). Seminari XXVIII për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë.

  6. Halimi, M. (1980), Çështje të normës letrare, Instituti Albanologjik, Prishtinë. Ismajli, R. (2005). Drejtshkrimet e shqipes, ASHAK, Prishtinë.

  7. Kryeziu, B. (2006). Mësimi i gjuhës standarde në shkollë, Seminari XXV për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë.

  8. Kuçi, S. (2006). Kujdesi për gjuhën standarde, Seminari XXV për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë.

  9. Memushaj, R. (2005). Shqipja standarde, “Toena”, Tiranë.

  10. Morina, B. (2012). Norma e shqipes së shkruar në hartimet e nxënësve të klasave të nënta në Kosovë, Instituti Albanologjik, Prishtinë.

  11. Munishi, Sh.(2007). Pikëpamjet e Androkli Kostallarit për normëzimin e shqipes, Prishtinë.

  12. Ndreca, M. (1986). Fjalor fjalësh dhe shprehjesh të huaja, “Rilindja”, Prishtinë.

  13. Paçarizi, Rr. (2000). Gjuha e këputun e shqipes (intervistë nga Shkëlzen Gashi), Prishtinë.

  14. Raka, F. (2010). Historia e shqipes letrare, Prishtinë. Rugova, B. (2009. Gjuha e gazetave, ‘Koha’, Prishtinë. Shkurtaj, Gj. (2008). Si të shkruajmë shqip, “Toena”, Tiranë.

Downloads

Botuar

2024-06-15

Si të citoni

Morina, B. (2024). Zbatimi i normës së shkruar në esetë e nxënësve të klasave të pesta në rajonin e Prishtinës. Kërkime Pedagogjike, 12(1), 35–58. https://doi.org/10.62928/kp.v12i1.4853

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor