Videolojërat - një vështrim i perceptimeve të nxënësve dhe prindërve

Autorët

  • Skender Mekolli

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v12i1.4855

Abstrakti

Videolojërat janë bërë një formë argëtimi e përditshme dhe shumë e përhapur te nxënësit. Përdorimi i tyre është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Sipas disa hulumtimeve, mesatarisht, nxënësit luajnë videolojëra deri në dy orë në ditë, kurse një përqindje e konsiderueshme e tyre shprehen se luajnë katër ose më shumë orë në ditë. Hulumtimi është sasior dhe cilësor. Qëllimi i hulumtimit është vlerësimi i ndikimit të videolojërave në sjelljen dhe suksesin e nxënësve në shkollë, sipas perceptimit të vetë nxënësve dhe prindërve të tyre, si dhe opinionet e tyre lidhur me shpeshtësinë e përdorimit, mbikëqyrjen, përmbajtjen e lojërave që ata luajnë dhe kohën që kalojnë duke luajtur në pajisjet që posedojnë, apo edhe online. Popullacionin e përbëjnë nxënësit e klasave 8 dhe 9, sepse, sipas studimeve të shumta, rezulton se kjo grupmoshë shpenzon më së tepërmi kohë duke luajtur me videolojëra Instrumentet që janë përdorur për mbledhjen e të dhënave janë pyetësori për nxënës dhe pyetësori për prindër. Sipas të dhënave nga hulumtimi, nxënësit në përgjithësi kanë nënvlerësuar kohën e kaluar duke luajtur videolojëra dhe mohuar ndikimin e tyre në suksesin e arritur në shkollë. Pjesa dërmuese e tyre mendon se të luajturit me videolojëra nuk ndikon fare ose ndikon fare pak në arritjen e rezultateve të mira. Rreth 40% e nxënësve mendojnë se videolojërat e dhunshme kontribuojnë në sjelljen agresive te nxënësit, kurse nëse fëmijët tashmë kanë sjellje agresive, lojërat e dhunshme mund të shtojnë edhe më tepër këtë agresivitet. Ndikimi i video lojërave të dhunshme në sjelljen agresive, sipas prindërve, është dyfishmë i madh krahasuar me fëmijët e tyre. 80.9% e prindërve kanë deklaruar se videolojërat e dhunshme, që shfaqin luftime dhe shkatërrime të botës reale, mund t’i shtyjnë në sjellje agresive, kurse 13.8% mendojnë se lojërat e dhunshme nuk kanë ndikim.

Fjalët kyçe:

videolojëra, përmbajtja e lojërave, mbikëqyrja e prindit, efektet pozitive, efektet negative.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Author Biography

Skender Mekolli

Instituti Pedagogjik I Kosovës

Downloads

Botuar

2024-06-15

Si të citoni

Mekolli, S. (2024). Videolojërat - një vështrim i perceptimeve të nxënësve dhe prindërve. Kërkime Pedagogjike, 12(1), 95–121. https://doi.org/10.62928/kp.v12i1.4855