Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë

Autorët

  • Agim Bujari
  • Bekim Morina
  • Skender Mekolli

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v12i1.4858

Abstrakti

Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiruara. Shkollat profesionale i kanë specifikat e tyre dhe ballafaqohen me shumë sfida, ndoshta edhe nga vetë fakti se përgatisin nxënës për tregun e punës. Ballafaqimi i mësimdhënësve me to u shtrua si nevojë për t’iu qasur këtij hulumtimi, qëllimi i të cilit është të identifikohen sfidat, me të cilat përballen mësimdhënësit e shkollave të mesme profesionale dhe të Qendrave të Kompetencës në Kosovë gjatë punës së tyre. Hulumtimi është sasior dhe cilësor. Popullacionin e përbëjnë mësimdhënësit, koordinatorët e cilësisë dhe drejtorët e shkollave të mesme profesionale dhe të Qendrave të Kompetencës (QK). Nga ky popullacion i gjerë, është zgjedhur mostra e hulumtimit nga 9 komuna të Kosovës, më saktësisht në 20 shkolla të mesme profesionale dhe 4 Qendra të Kompetencës. Instrumentet që u përdorën për mbledhjen e të dhënave janë pyetësori për mësimdhënës dhe intervista gjysmë e strukturuar për koordinatorë të cilësisë dhe drejtorë të shkollave. Rezultatet tregojnë se sfidat, me të cilat ballafaqohen mësimdhënësit e shkollave profesionale, janë të shumta, duke filluar nga mungesa e teksteve shkollore, mungesa e materialeve dhe mjeteve mësimore, deri te mungesa e transportit të nxënësve për kryerjen e praktikës në biznese, në fabrika dhe në miniera. Rreth 52 % e mësimdhënësve pajtohen se kanë sfida sa u përket teksteve, mjeteve mësimore dhe materialeve shpenzuese, 21 % e tyre kanë qëndrim neutral, ndërsa 27 % e mësimdhënësve pohojnë se nuk kanë probleme me tekste, mjete mësimore dhe materiale shpenzuese. Rreth 53.2% e mësimdhënësve pajtohen, 23.1% deri diku pajtohen dhe 23.7% e mësimdhënësve nuk pajtohen se kanë sfida me trajnimet adekuate, aplikimin e qasjeve dhe strategjive të reja. Mesatarja e përgjithshme e rezultateve është 3.65. Në bazë të rezultateve korrelacionale, shihet se ekziston një lidhje korrelacionale e lartë në mes të sfidave për sigurimin e teksteve, mjeteve mësimore dhe materialeve shpenzuese dhe profilit arsimor dhe kurrikulës, r=0.713**, p=0.000<0.05. Gjetjet nga hulumtimi do të shërbejnë si pikënisje për diskutimin dhe tejkalimin e sfidave, me të cilat përballen mësimdhënësit e shkollave të mesme profesionale.

Fjalët kyçe:

mësimdhënës, sfidë, shkollë profesionale, qendër e kompetencës.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Author Biographies

Agim Bujari

Instituti Pedagogjik i Kosovës

Bekim Morina

Instituti Pegagogjik i Kosovës 

Skender Mekolli

Instituti Pedagogjik i Kosovës 

Downloads

Botuar

2024-06-15

Si të citoni

Bujari, A., Morina, B., & Mekolli, S. (2024). Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë. Kërkime Pedagogjike, 12(1), 193–233. https://doi.org/10.62928/kp.v12i1.4858

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor

1 2 3 > >>