Përdorimi dhe zbatimi i progremeve mësimore të hartuara në bazë të kurrikulës së bazuar në kompetenca
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.v8i1.4888Abstract
Zhvillimi i kurrikulës së bazuar në kompetenca dhe zbatimi i saj është një temë aktuale, me rëndësi të veçantë në hulumtimet e fundit në Kosovë. Edhe pse reforma kurrikulare e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës ka filluar para tetë vjetësh, ende nuk është bërë zbërthimi i plotë i saj në programe mësimore dhe nuk është bërë shtrirja e zbatimit në të gjitha klasat. Ky punim do të shpalosë vlerësimet e mësimdhënësve për strukturën dhe përmbajtjen e programeve të reja mësimore të hartuara në bazë të kurrikulës së bazuar në kompetenca dhe për fillimin e zbatimit të tyre në periudhën e parë të vitit shkollor 2016/2017. Punimi derivon nga një raport më i zgjeruar, i përgatitur për MASHT-in, dhe prezanton përmbledhjen e të dhënave të siguruara përmes një instrumenti të vlerësimit pesë shkallësh, të administruar me 395 mësimdhënës nga 72 shkolla të përfshira në zbatimin e kurrikulës së re, të cilët punojnë me programet e reja mësimore në klasën përgatitore, klasat 1, 6 dhe 10. Rezultatet tregojnë se programet e reja mësimore në përgjithësi kanë përmbushur pritjet e mësimdhënësve, të artikuluara gjatë pilotimit të kurrikulës së re, përgjithësisht kanë strukturë përmbajtjesore të qartë dhe të kuptueshme nga mësimdhënësit dhe kanë filluar të përdoren nga mësimdhënësit e klasave në të cilat zbatohen ato. Gjithashtu, rezultatet tregojnë se fillimi i zbatimit të programeve të reja mësimore përshkruhet me sfida të ndryshme, që dallojnë varësisht nga specifikat e lëndëve mësimore dhe specifikat e shkollave ku punohet me programe të reja, si për mungesë të disa udhëzimeve metodologjike specifike për zbatimin e programeve mësimore, ashtu edhe për mospërgatitje të duhur për fillimin e punës me programe të reja mësimore. Në përmbyllje të këtij artikulli do të ofrohen orientime për finalizimin e programeve mësimore për këto klasa, mbështetjen që duhet ofruar për zbatimin cilësor të programeve mësimore në nivel shkolle dhe për hartimin e programeve të reja për klasë të tjera, nga këndvështrimi i ndikimit që kanë në shtrirjen e zbatimit të kurrikulës së re në shkallë vendi.
Keywords:
zhvillimit të kurrikulës, fushë kurrikulare, kompetenca, program mësimor, lëndë mësimore, klasë.Downloads
References
-
Devetaku-Gojani, H. (2011). Procesi i zhvillimit të Kurrikulit dhe i Planeve e Programeve mësimore në Kosovë 2001-2011. Kërkime
-
pedagogjike - përmbledhje punimesh, 2011, (f. 136-164). Prishtinë, Instituti Pedagogjik i Kosovës.
-
Education Scotland. (2015). Community learning and development in curriculum for excellence: 1. Senior phase. Edinburgh, UK: Education Scotland.
-
Hamza, M. (2011). Kurrikula e arsimit bazë. Nevojat për rishikim, prirjet dhe konceptimi. Revista pedagogjike, 2011, (f. 136-164).
-
http://www.izha.edu.al/materiale/Revista_Pedagogjike_2011.pdf
-
Janaqi, G. (2014). Zhvillimi i kurrikulës së bazuar në kompetenca në Shqipëri: Përgatitjet për një proces të suksesshëm. Konferenca
-
ndërkombëtare - Qasja e re kurrikulare sfidë e së ardhmes, Kumtesat, prezantimet dhe rekomandimet, (f. 77-92). Prishtinë, Ministria e
-
Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.
-
Kocani, A. (2008): Ushtrime me metodat e kërkimit sasior në shkencat sociale. ‘Ufo Press’. Tiranë.
-
Koivula, P. (2014). Përvoja e Finlandës në zhvillim dhe zbatim të kurrikulës së bazuar në kompetenca: Si të mbështetet procesi i
-
implementimit? Konferenca ndërkombëtare - Qasja e re kurrikulare sfidë e së ardhmes, Kumtesat, prezantimet dhe rekomandimet, (f. 51-62). Prishtinë, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.
-
Koren, A. (2014). Roli i drejtorëve të shkollave në zbatimin e kurrikulës së bazuar në kompetenca. Konferenca ndërkombëtare -Qasja e re kurrikulare sfidë e së ardhmes, Kumtesat, prezantimet dhe rekomandimet, (f. 129-140). Prishtinë, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.
-
Marsh, J. Colin. (2009). Koncepte themelore për ta kuptuar kurrikulumin. Botimi i katërt në shqip, Tiranë, Qendra për Arsim Demokratik.
-
Matthews, B./ Ross, L (2010): METODAT E HULUMTIMIT. Udhëzues praktik për shkencat sociale dhe humane. Qendra për Arsim
-
Demokratik (CDE). Tiranë.
-
Mehmeti, S. (2015). Vlerësimet e shkollave pilot për procesin e zbatimit të kurrikulës së re 2014-2015. Kërkime pedagogjike - përmbledhje punimesh, 2015, (f. 5-22). Prishtinë, Instituti Pedagogjik i Kosovës.
-
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.(2016). Korniza e Kurrikulës e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës (e rishikuar). Prishtinë. http://masht.rks gov.net/uploads/2017/02/korniza-kurrikulare-finale.pdf
-
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.(2016). Kurrikulat Bërthamë të rishikuara për (i) Arsimin e parafillor dhe fillor, (ii)
-
Arsimin e mesëm të ulët, dhe (iii) Arsimin e mesëm të lartë. Prishtinë. http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/02/kurrikula-berthame-1-finale-2.pdf
-
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2016). Programet mësimore të klasës përgatitore, klasave1, 6 dhe 10. Prishtinë.
-
Morgan, N. (2014). Qasja e Skocisë në zbatimin e kurrikulës për përsosmëri: Si të mbështesim më së miri zbatimin në nivele shkolle? Konferenca ndërkombëtare - Qasja e re kurrikulare sfidë e së ardhmes, Kumtesat, prezantimet dhe rekomandimet, (f. 37-50). Prishtinë, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.
-
Potera, I. (2014). Niveli i informimit të shkollave dhe qëndrimi i tyre për kurrikulën e re. Kërkime pedagogjike - përmbledhje punimesh, 2014, f. 45-72. Prishtinë, Instituti Pedagogjik i Kosovës.