Realizimi i planit zhvillimor të shkollës në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në disa komuna
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.v8i1.4892Abstract
Shkollat mund të rrisin cilësinë e mësimdhënies dhe nxënies nëse hartojnë me kujdes Planin Zhvillimor dhe arrijnë të realizojnë prioritetet e parapara sipas afateve kohore të përcaktuara me plan. Për të verifikuar këtë është realizuar hulumtimi, i cili mbështetet në analizën e literaturës, përkitazi në të dhënat empirike. Qëllimi i hulumtimit është të zbulojmë se sa shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë arrijnë të realizojnë projektet e parapara me Planin Zhvillimor të Shkollës. Hulumtimi synon gjithashtu të nxjerrë në pah shkaqet pse disa shkolla nuk arrijnë të realizojnë në tërësi prioritetet e caktuara dhe masat e ndërmarra për tejkalimin e sfidave. Hulumtimit është i tipit të përzier, sasior dhe cilësor. Përmes pyetësorëve kemi marrë opinionet nga drejtorët e shkollave, kryetarët e Këshillit Drejtues të Shkollës dhe zyrtarët e DKA-së, për të kuptuar se sa janë realizuar Planet Zhvillimore të Shkollave, cilat kanë qenë arritjet dhe mundësitë. Mostrën e hulumtimit e përbëjnë 29 drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta publike në Kosovë, 20 kryetarë të Këshillit Drejtues të Shkollave, si dhe 12 zyrtarë të arsimit në DKA. Për të përpunuar të dhënat, kemi përdorur metodën e analizës së dokumentacionit, metodën e analizës përshkruese dhe metodën statistikore - përmes së cilës kemi nxjerrë rezultatet e hulumtimit në përqindje. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se shkollat i kanë hartuar Planet Zhvillimore, por zbatimi i tyre në praktikë lë shumë për të dëshiruar, pasi nuk janë planifikuar si duhet mjetet për realizimin e objektivave të parapara, koha e realizimit dhe përgjegjësit; nuk korrespondojnë me ndarjen e buxhetit nga Komunat; nuk janë të harmonizuara me planet komunale për arsim; nuk bëhet në vazhdimësi rishikimi i planeve dhe shkollat nuk bëjnë analizë që të vendosin prioritetet në bazë të kërkesave dhe nevojave. Si përfundim, mund të konstatojmë se shkollat ballafaqohen me mjaft sfida gjatë realizimit të Planit Zhvillimor dhe nuk arrijnë të realizojnë në tërësi prioritetet që ndihmojnë përmirësimin e cilësinë së mësimdhënies dhe nxënies.Keywords:
shkollë, komunë, plan zhvillimor, realizim, vështirësi.Downloads
References
-
Charles Lusthaus, M.-H. A. (2005). Përmirësimi i performancës së organizatës. Prishtinë: ADEA.
-
Fullan, M. (2010). Forca e ndrzshimit, Depërtim në thellësinë e reformës arsimore dhe vazhdimi. Tiranë: CDE.
-
GIZ. (2012). Zhvillimi i kapaciteteve në udhëheqje arsimore - Plani Zhvillimor i Shkollës. Prishtinë.
-
Instituti Pedagogjik i Kosovës. (2016). Korniza e Vlerësimit të Performancës së shkollës në Kosovë. Prishtinë.
-
Kuvendi i Republikës së Kosovës. (2008). Ligji për Arsim në Komunat e Republikës së Kosovës. Prishtinë.
-
Kuvendi i Republikës së Kosovës. (2011). Ligji për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës . Prishtinë.
-
Kuvendi i Republikës së Kosovës. (2004). Ligji për Inspeksionin e Arsimit në Kosovë. Prishtinë.
-
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2016). Korniza për Sigurimin e Cilësisë së Performancës së Shkollës në Kosovë.
-
Prishtinë.
-
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2016). Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë. Prishtinë.
-
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2007). Strategjia për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar . Prishtinë.
-
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2010). Udhëzimi Administrativ për Përcaktimin e Buxhetit të Shkollës. Prishtinë.
-
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2016). Udhëzimi Administrativ për Planin Zhvillimor të Shkollave dhe
-
Planin Zhvillimor Komunal të Arsimit. Prishtinë.
-
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2017). Udhëzimi Administrativ për vlerësimin e performancës së institucioneve në arsimin parauniversitar. Prishtinë.
-
Ministria e Arsimt, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2014). Manuali për buxhet dhe financim të shkollës. Prishtinë.
-
Popovci, D. (2009). Planifikimi me metodën e kornizës logjike (doracak për administratorë arsimi). Prishtinë: KEC.
-
Qendra për Arsim e Kosovës. (2002). Disa aspekte të efikasitetit në arsimin e Kosovës. Prishtinë.
-
Qendra për Arsim e Kosovës. (2010). Plani Zhvillimor i Shkollës. Prishtinë.
-
UNICEF. (2004). Analiza e gjendjes së arsimit në Kosovë. Prishtinë