Mësimdhënia e letërsisë në edukimin e nxënësve në arsimin e mesëm të lartë në Kosovë
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.v8i1.4894Abstract
Qëllimi kryesor i këtij studimi është të dalë në pah rëndësia thelbësore që ka lënda e Letërsisë, veçanërisht në shkollimin e mesëm të lartë, për shkak të moshës më të ndjeshme të nxënësve në edukimin dhe në formimin e përgjithshëm të tyre, në formimin e personalitetit të nxënësve dhe në të kuptuarit e rëndësisë së leximit edhe për formimin e tyre profesional. Pastaj, qëllime të tjera dhe objektiva, të cilat synohen të arrihen nëpërmjet kësaj lënde mësimore në këtë nivel shkollimi, janë edhe arritja e një kulture të qëndrueshme leximi te nxënësit, duke ua bërë me dije se leximi është “rruga mbretërore” për formimin e tyre intelektual, pavarësisht profesionit që do ta zgjedhin. Në përgatitjen e këtij studimi janë përdorur metoda të ndryshme, të kombinuara, të cilat kanë mundësuar arritjen e qëllimeve të parapara me këtë punim. Kam përdorur metodën e analizës teorike, metodën deskriptive, metodën krahasimtare, pastaj metodat induktive dhe deduktive, si dhe atë statistikore. Popullacion i këtij hulumtimi janë mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave të mesme të larta, nga disa rajone të Kosovës. Mostrën e përzgjedhur e përbëjnë 200 nxënës dhe 20 mësimdhënës të disa komunave të Kosovës. Në realizimin e hulumtimit janë përdorur pyetësorë për nxënës dhe intervistë e strukturuar për mësimdhënës të SHML-së. Duke e ditur rolin që ka letërsia në edukimin e nxënësve, edhe qasja e mësimdhënësve ndaj njësive të caktuara mësimore nga letërsia duhet të jetë e veçantë, në mënyrë që të dalin në pah mesazhe të fuqishme edukative dhe kulturore, që ndikojnë në formimin e përgjithshëm të nxënësve. Kështu që, krahas kërkesave që nxënësit të zhvillohen si personalitete, të mësojnë dhe të marrin pjesë aktive në shoqëri, është me rëndësi ta kuptojnë edhe rëndësinë e formimit të tyre shpirtëror e moral, si komponentë e domosdoshme për një personalitet të kompletuar.Keywords:
Letërsi, përjetim shpirtëror, mësimdhënie, edukatë, kulturë gjuhe.Downloads
References
-
ASHAK, ASHSH 2010. Historia e letërsisë shqipe. Prishtinë.
-
Aliu, A. 1987. Ese letrare. Rilindja. Prishtinë.
-
Aliu, A. 2001. Teoria e letërsisë. Prishtinë.
-
Agalliu, F. 1967. Tekstet e gjuhës shqipe të shkarkohen nga gjërat e tepërta dhe të jenë të sakta. Mësuesi, Tiranë
-
Çirku, Y. 2003. Gjurmime në letërsinë shqipe. ‘Albas’. Tiranë.
-
Brada 2005, Metodika e gjuhës për shkollën fillore dhe të mesme, Pejë
-
Dreshaj-Baliu, ISSN 2410-759X(print), ISSN2411-9725(online),Vol3,No.1-May2017, Graz,Austria 2017,f. 370-371.
-
Elsie R. 1997. Histori e letërsisë shqiptare. ‘Dukagjini’. Tiranë.
-
Fullan M. 2001. Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim. Tiranë.
-
Fullam M. 1999. Forca e ndryshimit. Tiranë.
-
Garo S.,2008 “Mësimdhënia bashkëkohore”, Tiranë
-
Hamiti S. 2005. Letërsia moderne bashkëkohore, Prishtinë. Klasa e dymbëdhjetë
-
Instituti Albanologjik i Prishtinës. 2008. Letërsia në shkolla dhe në fakultete. Prishtinë.
-
Instituti Albanologjik i Prishtinës. 2009. Gjurmime albanologjike. Prishtinë.
-
Karamitri E.2001, Letërsi në shkollë, Tiranë
-
KEC 2005. Strukturë për zhvillimin e mendimit kritik gjatë kurrikulës. Prishtinë.
-
Koliqi, H. 2004 Sistemi i arsimit në Kosovë. Libri shkollor. Prishtinë..
-
Kuvendi i Kosovës. 2002. Ligji për Arsimin Fillor dhe të Mesëm në Kosovë. nr. 2002/2 Prishtinë
-
Marashi A. Letërsia botërore. 2009. Prishtinë. Klasa e njëmbëdhjetë
-
MASHT, 2012. “Kurrikula Bërthamë për arsimin e mesëm të lartë”, Prishtinë.
-
MASHT, 2012. “Plani i zhvillimit të shkollës”, Prishtinë.
-
P.theveau & J. Lekomte ,2000, Tiranë.
-
Qendra për arsim demokratik,CDE, 2008, ,,Mësimdhënia dhe të nxënit ndërveprues,” Tiranë.
-
Qosja R. 2008. Letërsia shqipe në shkolla dhe në fakultete. Punim në përmbledhjen me të njëjtin emër të Institutit Albanologjik. Prishtinë.
-
Qosja, R. 1983. Nocione të reja albanologjike. IAP. Prishtinë.
-
Ramaj A. 2001. Formësimi didaktik i lëndës në tekstin mësimor. Prishtinë.
-
Rexhepi, N. 2002, “Letërsia shqipe në tekstet shkollore të Kosovës” Prishtinë,
-
Zylfiu N.,2001. “Didaktika”, Prishtinë.
-
Rrahmani Z. 2008. Teoria e letërsisë. Prishtinë.
-
Rrahmani K. & Shala K. 2007. Letërsia e vjetër dhe e mesjetës. Klasa e dhjetë
-
Rrahmani K. Letërsia romantike. 2009. Prishtinë. Klasa e njëmbëdhjetë
-
Shema, I. Çështje të vlerësimit dhe të rivlerësimit të letërsisë. Kumtesë.