Interesat e mësimdhënësve për rikualifikim në programin Avancimi i Kualifikimit të Mësimdhënësve
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.v7i1.6228Abstract
Qëllimi i këtij punimi është të analizojë rolin e interesave në pjesmarrjen e mësimdhënësve në AKM nga aspekti i nxitjes për rikualifikim. Kualifikimi tani shihet si një domosdoshmëri për arsye se mësimdhënësve, sot, u duhet të marrin informacione dhe të përballen me sfidat e të ardhmes në vitet që pasojnë, andaj, ata duhet të planifikojnë kualifikimet që praktikisht të jenë të përballueshme për sa i përket kohës, vendit dhe mundësive financiare. Në këtë aspekt, interesat kanë një ndikim të madh që të motivojnë mësimdhënësit për kualifikim dhe rikualifikim, sepse në kushtet bashkëkohore, me anë të këtij veprimi hapen mundësistë për përfitimin e kualifikimit, i cili u mundëson mësimdhënësve të kenë një autonomi dhe një përgjegjësi më të madhe për kualifikimin e tyre. Interesat e mësimdhënësit për rikualifikim mund të përkufizohen si bashkëveprim i shumë aktiviteteve, me qëllim të përmirësimit të njohurive, shkathtësive, aftësive, me perspektivë personale, sociale dhe të orientuar në profesion, me modalitete arsimimi formale, joformale, me mjete gjithnjë e më të larmishme (tradicionale dhe të reja, elektronike) e në mjedise të ndryshme (arsimore, të punës, publike dhe shtëpiake), sipas nevojave e mundësive të vetë mësimdhënësve. Interesi është gjeneratori kryesor i nxitjes për kualifikim të mësimdhënësit, sepse sipas interesit ata edhe përzgjedhin rrugët dhe përmbajtjet e ndryshme për t’u arsimuar. Studimi i kësaj problematike, ka për qëllim konstatimin e nivelit të interesimit të mësimdhënësve të shkollave nëntëvjeçare për pjesëmarrje në AKM. Pyetja e hulumtimit është: Sa janë të interesuar mësimdhënësit e shkollave nëntëvjeçare që të rikualifikohen. Hipoteza themelore e hulumtimit është: Mësimdhënësit e shkollave nëntëvjeçare janë të interesuar për rikualifikim. Për realizimin e këtij studim kemi përdorur këto metoda: metodën e analizës teorike, metodën e analizës së dokumentacionit, metodën statistikore dhe atë të krahasimit. Popullacioni i këtij hulumtimi është 556 mësimdhënës që vazhdojnë studimet në programin AKM-së, ndërsa grupi përfaqësues është 226 mësimdhënës. Si instrument i hulumtimit është përdorur protokolli i anketës, dhe teknika e anketimit, në përbërje nga tri pjesë, me gjithsej 40 pyetje.
Keywords:
interesa, mësimdhënës, kualifikimDownloads
References
-
Arbërore, B.-B., & Grapci-Kotori, L. (2013). In-service teacher training program – the functioning and challenges. Paper presented at the 1st International Conference on Research and Education – Challenges Toward the Future (ICRAE2013), 24–25 May, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, Albania.
-
Azemi, B. (2012). Të mësuarit e vetorganizuar dhe vetëdrejtuar. Revista Kërkime Pedagogjike, Prishtinë.
-
Azemi, B. (2013). Si të bëhesh një mësues më i mirë. Revista Mësuesi i Kosovës.
-
Azemi, B. (2014). Fjalor i pedagogjisë. Prishtinë: Instituti Pedagogjik i Kosovës.
-
Azemi, B. (2016). Rëndësia e komunikimit efektiv në mësimdhënie. Revista Heritage, Strugë. ISSN: 1858-8561.
-
Azemi, B., & Bujari, R. (2013). Bazat e kërkimit në edukim. Prishtinë: Instituti Pedagogjik i Kosovës.
-
Briton, D. (1996). The modern practice of adult education: A post-modern critique. Albany: State University of New York Press.
-
Cooper, L., & Von Kotze, A. (2000). Exploring the transformative potential of project-based learning in university adult education. Studies in the Education of Adults, 32(2), 212–229.
-
Grapci, L. (2011). Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve: Raport [National Council for Teacher Licensing report]. Prishtinë: AKM.
-
Grapci, L. (2012). Raport mbi gjendjen aktuale të të diplomuarve në programin e trajnimit në detyrë për mësuesit. Prishtinë: AKM.
-
King, K. P., & Lawler, P. A. (2003). Trends and issues in the professional development of teachers of adults. New Directions for Adult & Continuing Education, 98, 5–13.
-
Knowles, M. S. (2005). The adult learner. London.
-
Knowles, M. S., Holton, E. F. III, & Swanson, R. A. (2005). The adult learner. Houston, TX: Gulf Publishing Company.
-
Maslow, A. H. (2008). Drejt psikologjisë së qenies. Tiranë: Plejad.
-
Mezirow, J. (1998). On critical reflection. Adult Education Quarterly, 48(3), 185–198.
-
Merriam, S. B. (2001). Andragogy and self-directed learning: Pillars of adult learning theory. New Directions for Adult & Continuing Education, 89, 3–14.
-
Munoz-Chrobak, E. (2001). Conceptualizations of reflection in teacher education. Ithaca, NY: Cornell University.
-
Pickles, T. (2000). Experiential learning… on the web (2016). Retrieved from http://www.reviewing.co.uk/research/experiential.learning.htm
-
Smith, M. K. (2002). Malcolm Knowles, informal adult education, self-direction and andragogy. The Encyclopedia of Informal Education. Retrieved October 10, 2016, from http://www.infed.org/thinkers/et-knowel.htm
-
Wade, S., & Hammick, M. (1999). Action learning circles: Action learning in theory and practice. Teaching in Higher Education, 4, 163–179.