Zbatimi i standardeve për tekstet shkollore në leximin letrar 6 dhe 7

Analiza e teksteve shkollore të Kosovës

Autorët

  • M.sc Arbnesha Mexhuani

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v7i1.6231

Abstract

Qëllimi i këtij studimi është të pasqyrojë në mënyrë objektive se në cilat njësi mësimore të teksteve shkollore Lexim Letrar 6 dhe 7 mungon zbatimi i standardeve për tekstet shkollore. Njëkohësisht, studimi ka për qëllim që në bazë të gjetjeve në tekstet e lartpërmendura, të bëhen edhe rekomandime për autorët e teksteve dhe profesionalistët që merren me këtë çështje, në të ardhmen, dhe mbi bazën e tyre të kenë mundësi të bëjnë korrigjimet e duhura. Për studim kam përzgjedhur tekstet shkollore të lëndës së Gjuhës shqipe: Leximi Letrar 6 dhe 7. Fillimisht është bërë një analizë teorike e literaturës për hulumtimet eventuale për tekstet shkollore që janë bërë në Kosovë. Është bërë analiza e dokumenteve Standardet për hartimin e teksteve shkollore dhe Korniza e Kurrikulës së Re të Kosovës, e deri te përmbajtjet e njësive mësimore. Për të analizuar përmbajtjet e këtyre teksteve jam bazuar në 15 standarde për tekstet shkollore të cilat i ka hartuar Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Nga gjetjet e këtij studimi kemi konstatuar se tekstet shkollore (Leximi Letrar 6 dhe 7) kanë mangësi dhe lëshime të natyrave të ndryshme, që jam përpjekur t’i evidentojë me qëllim që, në të ardhmen, hartuesit e teksteve t’i kenë parasysh dhe t’i përmirësojnë këto lëshime e dobësi dhe kështu të ndihmojnë në ngritjen e nivelit profesional të teksteve shkollore të lëndës së Gjuhës shqipe. Në këto dy tekste kemi hasur në shumë njësi mësimore në të cilat nuk janë respektuar standardet për tekstet shkollore. Në shumë njësi mungojnë fotografitë e autorëve, biografia, përshtatshmëria e njësive mësimore me moshën e nxënësve, mos përfshirja e autorëve botërorë, si dhe mungesa e përfaqësimit të barabartë të autorëve femra dhe meshkuj në njësitë mësimore Në standardin, Reflektimi i barazisë gjinore, nuk ka tregues që paraqet kriter për hartimin e teksteve shkollore sipas të cilit duhet të jetë edhe përfaqësimi i barabartë i autorëve femra dhe meshkuj në njësitë mësimore. KKE dhe pse mungon ky tregues unë kam bërë analizën se sa autorë meshkuj dhe femra të njësive mësimore janë të përfshirë në këto tekste shkollore. Gjatë studimit kemi hasur në një shpërpjesëtim midis autorëve meshkuj dhe femra. Autorët meshkuj kanë një dominim absolut në raport me përfaqësimin e autoreve femra. Nga të gjitha këto mangësi, si përfundim mund të themi se tekstet shkollore ( Lexim Letrar 6 dhe 7 ) nuk i respektojnë standardet për tekstet shkollore që i ka hartuar MAShT-i, së bashku me Internacional Project in Education (IPE), që është pjesë e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut.

Keywords:

Lexim Letrar 6, Lexim Letrar 7, përmbajtjet mësimore, standardet për tekstet shkollore, zbatimi i standardeve, Leximi Letrar 6, Leximi Letrar 7, content, textbook standards, standards implementation.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Azemi, Ali Bashkim & Morina Bekim. (2013) Aparatura didaktike në librat e

  2. leximit të klasave 1-9 ). Instituti Pedagogjik i Kosovës, Prishtinë

  3. 2. Koliqi, Donika ( 2014) Barazia për tekstet Gjuhës Shqipe dhe të lëndëve shoqërore

  4. të shkollës fillore të Kosovës, Prishtinë

  5. 3. Koliqi, Hajrullah (2002) Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar,

  6. Universiteti i Prishtinës dhe Libri shkollor, Prishtinë,

  7. 4. Koliqi, Hajrullah, (1997) Historia e Pedagogjisë Botërore I, Universiteti i

  8. Prishtinës, Prishtinë,

  9. 5. Koncepti për përpilimin e librit dhe metodologjia për vlerësimin e librit. ( 2010 ),

  10. Byroja e zhvillimit të arsimit, Shkup

  11. 6. Korniza e Kurrikulës e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës (2011),

  12. MAShT, Prishtinë

  13. 7. Kumanova, Mazllom, Hyseni, Munish, (2013), Leximi Letrar 7. Libri Shkollor,

  14. Prishtinë

  15. 8. Ligji për botimin e Teksteve Shkollore, mjeteve mësimore, lekturës shkollore dhe

  16. të dokumentacionit pedagogjik (2006 ), Prishtinë.

  17. 9. MAShT, Plani dhe programi mësimor 6. (2003) MAShT, Prishtinë

  18. 10. MAShT, Plani dhe programi mësimor 7. (2004) MAShT, Prishtinë

  19. 11. Petro, Rita, Syla Xhevat, Leximi Letrar 6 (2005), ribotim (2010), Albas, Prishtinë

  20. 12. Qendra për arsimin e Kosovës (KEC), (2007). Prishtinë. Barazia gjinore në librat

  21. e leximit në arsimin e drejtuar nëntëvjeçar në Kosovë.

  22. 13. Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRNI (2013), Problemet dhe të metat e

  23. teksteve shkollore, (Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së

  24. Mesme të Ulët / klasa VI, VII, VIII dhe IX), Prishtinë,

  25. 14. Standarde për tekstet shkollore (2011). MASHT, Prishtinë

Downloads

Published

2025-07-03

How to Cite

Mexhuani, A. (2025). Zbatimi i standardeve për tekstet shkollore në leximin letrar 6 dhe 7 : Analiza e teksteve shkollore të Kosovës. Kërkime Pedagogjike, 7(1), 79–103. https://doi.org/10.62928/kp.v7i1.6231