Format e bashkëpunimit efektiv mësimdhënës - nxënës në arsimin e mesëm të lartë në Kosovë

Autorët

  • Safete Statovci-Shala

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.vi1.8018

Abstract

Format e bashkëpunimit efektiv ndërmjet mësimdhënësve dhe nxënësve përbëjnë komponentë thelbësorë në zhvillimin individual dhe ndërtimin e marrëdhënieve në kontekstin arsimor. Format e bashkëpunimit përfaqësojnë një proces ndërpersonal kompleks, duke krijuar mundësi të shumta për shprehjen e aftësive komunikuese dhe interpretative. Këto forma luajnë rol shumë të rëndësishëm në strukturimin e marrëdhënieve, qoftë në nivel individual apo institucional, duke mundësuar ndërtimin e tyre në mënyrë të strukturuar, të përshtatshme, dhe reciprokisht të pranueshme. Qëllimi i këtij hulumtimi është të analizojë dhe të identifikojë format e bashkëpunimit ndërmjet mësimdhënësve dhe nxënësve, duke u bazuar në përvojat praktike të shkollave në këtë drejtim. Për realizimin e studimit, është aplikuar një qasje e kombinuar metodologjike, duke integruar metoda sasiore dhe cilësore. Të dhënat sasiore janë mbledhur përmes pyetësorëve të administruar me nxënës, ndërsa të dhënat cilësore janë siguruar përmes pyetjeve të hapura dhe intervistave të strukturuara me mësimdhënës. Mostra e përzgjedhur përbëhet nga nxënës të klasave të dhjeta, të njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta, si dhe nga mësimdhënësit që punojnë me ta, duke përfshirë komunën e Prishtinës. Analiza e të dhënave empirike dhe intervistave me palët e interesit kanë mundësuar nxjerrjen e përfundimeve dhe rekomandimeve të bazuara për institucionet arsimore dhe aktorët relevantë. Rezultatet tregojnë se 27.5% (n=56) e nxënësve raportojnë se përfshihen në format e bashkëpunimit efektiv ndërmjet mësimdhënësve dhe nxënësve, çka sugjeron një kulturë të hapur dhe nxënës më të motivuar dhe aktivë. Ndërkohë, 41.2% (n=84) e nxënësve angazhohen në bashkëpunim të tillë "ndonjëherë", që mund të lidhen me faktorë të ndryshëm, si temat e mësimit, stilet e mësimdhënësve, ose tiparet individuale të nxënësve. Në përfundim të studimit, duke integruar gjetjet nga analiza e rezultateve empirike dhe shqyrtimi i literaturës shkencore bashkëkohore mbi këtë temë, ofrohet një pasqyrë e detajuar mbi organizimin e aktiviteteve dhe formave efektive të bashkëpunimit ndërmjet mësimdhënësve dhe nxënësve në arsimin e mesëm të lartë në Kosovë. Bazuar në këto gjetje, propozohen një sërë rekomandimesh për institucionet arsimore dhe politikëbërësit, me qëllim të përmirësimit të praktikave bashkëpunuese në mjedisin arsimor.

Keywords:

format e bashkëpunimit, komunikimi, mësimdhënësit, nxënësit, shkollat

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Allen, J. P., Hamre, B., Pianta, R., & Gregory, A. (2013). Observations of effective teacher-student interactions in secondary school classrooms: Predicting student achievement with the Classroom Assessment Scoring System-Secondary. School Psychology Review, 42(1), 76–98. https://doi.org/10.1080/02796015.2013.12087492

  2. Dreshaj, A., Muzlijaj, H., Nikqi, H., & Feka, F. (2013). The forms of cooperation with the school community in Kosovo’s schools. International Journal of Secondary Education, 1(4), 14–17. https://doi.org/10.11648/j.ijsedu.20130104.11

  3. Gixhari, M. (2019). Analizë e efektivitetit të mësimdhënies në bazë të rezultateve shumëvjeçare të vlerësimit me notë të nxënësve. In Tenth International Conference on Education and Social Sciences – Challenges Towards the Future (Vol. 3). Bialystok, Poland.

  4. Hennessy, S., Calcagni, E., Leung, A., & Mercer, N. (2021). An analysis of the forms of teacher-student dialogue that are most productive for learning. Language and Education, 35(3), 186–211. https://doi.org/10.1080/09500782.2021.1956943

  5. Hofkens, T., Pianta, R. C., & Hamre, B. (2023). Teacher-student interactions: Theory, measurement, and evidence for universal properties that support students’ learning across countries and cultures. In R. Maulana et al. (Eds.), Effective teaching around the world (Chapter 18). Springer. https://doi.org/10.1007/978-3-031-31678-4_18

  6. Jedel, I., & Palmquist, A. (2021). Teachers’ perception and adoption of a gamified blended learning implementation in upper secondary education. In Proceedings of the 5th Annual International GamiFIN Conference 2021 (Hybrid Event) (p. 62). Levi, Lapland, Finland. https://www.bing.com/search?pglt=2083&q=6.+Jedel%2C+I.%2C+%26+Palmquist%2C+A.+(2021).+Teachers%E2%80%99+percept

  7. Muzlijaj, H. (2014). Format e bashkëpunimit shkollë-komunitet. Instituti Pedagogjik i Kosovës. Retrieved from https://ipkmasht.rks-gov.net/2014/01/01/kerkime-pedagogjike-4/

  8. Musai, B. (2003). Metodologji e mësimdhënies. Tiranë.

  9. Rexha, Xh. (2019). Teori dhe strategji të mësimdhënies: Qasja konstruktive-kolegji. Prishtinë, Kosovë.

  10. Rexhepi, B. I., & Veseli, K. I. (2020). Prindërimi dhe efektet e tij në mësimdhënien bashkëkohore. Prishtinë, Kosovë.

  11. Saks, K., Hunt, P., Leijen, Ä., & Lepp, L. (2025). From zero collaboration to teamwork: Forms of teacher collaboration and factors that support or hinder it. Education Sciences, 15(1), 87. https://doi.org/10.3390/educsci15010087

  12. Deva-Zuna, A., Potera, I., & Mehmeti, S. (2024). Sinergjia pedagogjike e partneritetit shkollë-komunitet: Perspektivat. Prishtinë.

Downloads

Published

1970-01-01

How to Cite

Statovci-Shala, S. (1970). Format e bashkëpunimit efektiv mësimdhënës - nxënës në arsimin e mesëm të lartë në Kosovë. Kërkime Pedagogjike, (1), 215–249. https://doi.org/10.62928/kp.vi1.8018