Të mësuarit e gramatikës së gjuhës shqipe në shkollat e mesme të ulëta në Kosovë
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.vi2.8024Abstract
Në fushën Gjuhët dhe komunikimi, gjuha shqipe dhe letërsia trajtohen së bashku dhe janë përfshirë në një tekst të vetëm shkollor. Ky integrim sjell përfitime dhe sfida në procesin e mësimit të gramatikës në shkollat e mesme të ulëta në Kosovë. Qëllimi i hulumtimit ishte të shqyrtojë mënyrën se si mësohet gramatika në shkollat e mesme të ulëta në Kosovë dhe të vlerësojë nëse integrimi i gjuhës dhe letërsisë në të njëjtin tekst e ka ndihmuar apo e ka vështirësuar të mësuarit e gramatikës për nxënësit. Studimi ka analizuar praktikat aktuale të mësimit të gramatikës dhe ka identifikuar sfidat dhe përfitimet. Hulumtimi është realizuar përmes qasjes cilësore, përfshirë analizën teorike dhe të dhënat empirike, të mbledhura përmes intervistave me 10 mësimdhënës dhe 2 autorë të teksteve shkollore, si dhe përmes vëzhgimit të 10 mësimdhënësve në klasë. Rezultatet tregojnë se gramatika dhe letërsia trajtohen pothuajse në mënyrë të barabartë në planet dhe programet mësimore, si dhe në tekstet shkollore, megjithëse disa mësimdhënës vërejnë një dominim të lehtë të letërsisë. Sa i përket fondit të orëve, shumica e mësimdhënësve konsiderojnë është i mjaftueshëm për të përmbushur objektivat e të dy fushave. Vlerësimi i nxënësve për të nxënit e gramatikës përmes letërsisë, edhe pse është më kompleks nga ana e përgatitjes dhe metodologjisë, konsiderohet më i lehtë dhe më i pranueshëm për nxënësit, sepse lidhet drejtpërdrejt me kuptimin e tekstit dhe përdorimin praktik të gjuhës. Rekomandohet organizimi i trajnimeve profesionale për mësimdhënësit, me fokus në qasjen integruese të gjuhës dhe të letërsisë; bashkëpunimi i mësimdhënësve dhe përzgjedhja me kujdes e teksteve shkollore. Gjithashtu, sugjerohet përdorimi i metodave aktive dhe tërheqëse, si lojërat, garat dhe aktivitetet interaktive, të cilat e ndërlidhin gramatikën me përmbajtjet letrare dhe situatat e jetës së përditshme, duke e bërë mësimin më funksional dhe gramatikën më të kuptueshme për nxënësit.Keywords:
gramatikë, letërsi, integrim, mësimdhënie, shkollë e mesme e ulëtDownloads
References
-
Ajdini-Murtezi, Sh. (2019). Shtjellimi i gramatikës në tekstet shkollore të Remzi Nesimit. Në Kontributi i prof. Remzi Nesimit për gjuhën shqipe dhe gjuhësinë shqiptare (f. 141–154).
-
Bajçinca, I. (2016). Shqipja standarde dhe problemet rreth saj. Instituti Albanologjik i Prishtinës.
-
Bibaj, J. (2014). Gjuhësia funksionale dhe përdorimi i saj në shkollë. Studime të Gjuhës Shqipe, 86–98. Universiteti i Prishtinës.
-
Dibra-Zeqiri, A. (2019). Aparatura didaktike në tekstet shkollore të prof. Remzi Nesimit. Në Kontributi i prof. Remzi Nesimit për gjuhën shqipe dhe gjuhësinë shqiptare (f. 155–164). Fakulteti i Filologjisë “Bllazhe Koneski”.
-
Gjokutaj, M. (2009). Didaktika e gjuhës shqipe.
-
Hoti, I. (2019). Tekstet e gjuhës shqipe dhe përdorimi i gjuhës. Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.
-
Islamaj, Sh. (2004). Gjuha, ligjërimi dhe fjala. Instituti Albanologjik i Prishtinës.
-
Islamaj, Sh. (2008). Tekstet e gjuhës dhe të letërsisë. Në Letërsia në shkolla dhe në fakultete (f. 58–69). Instituti Albanologjik i Prishtinës.
-
MAShT. (2016). Kurrikula bërthamë për arsimin e mesëm të lartë të Kosovës (klasat VI–IX – e rishikuar).
-
MAShT. (2018). Kurrikula lëndore / Programet mësimore, klasat VI–IX.
-
Progni-Peci, M. (2008). Hartuesit e planprogrameve dhe teksteve mësimore për letërsinë – çështje të përgatitjes profesionale. Në Letërsia në shkolla dhe në fakultete (f. 138–147). Instituti Albanologjik i Prishtinës.
-
Pritchett, C. (2008). Implementation of the Ford PAS Web-Based Curriculum. Në M. Orey, V. J. McClendon, & R. M. Branch (Eds.), Handbook of research on instructional systems and technology (pp. 670–681). IGI Global. https://doi.org/10.4018/978-1-59904-865-9.ch046
-
Rrokaj, Sh. (2002). Kurrikula dhe shkolla, gjuha shqipe dhe leximi letrar. Instituti i Studimeve Pedagogjike.
-
Savignon, S. J. (2017). Communicative competence. Në The TESOL Encyclopedia of English Language Teaching. John Wiley & Sons, Inc. https://doi.org/10.1002/9781118784235.eelt0047
-
Stefa, A. (2020, 23 shtator). Mësues e pedagogë njëzëri: Gjuha dhe Letërsia të ndahen nga njëra-tjetra, domosdoshmëri e kohës. Portali Shkollor. https://www.portalishkollor.al/news/ardi-stefa-ndarja-e-gjuhes-shqipe-nga-letersia-qe-ne-9-vjecare-domosdoshmeri
-
Susanto, A. (2017). The teaching of vocabulary: A perspective. Jurnal Kata: Penelitian Tentang Ilmu Bahasa Dan Sastra, 1(2), 182–191. https://doi.org/10.22216/jk.v1i2.2136
-
Tahiri, A. (2015). Çështje gjuhësore dhe didaktike për mësimin e gjuhës shqipe në shkollë (Tezë doktorature). Universiteti i Tiranës.
-
Thamason, T., & Word, G. (2009). Tools not rules: Teaching grammar in the writing classroom. SHBA.
-
Williams, J. D. (2005). Teaching grammar. New The teacher’s grammar book. Routledge.
-
Xhaho, A. (2023, 23 shtator). Mësues e pedagogë njëzëri: Gjuha dhe Letërsia të ndahen nga njëra-tjetra, domosdoshmëri e kohës. Shqiptarja.com. https://shqiptarja.com/index.php/lajm/mesues-e-pedagoge-njezeri-gjuha-dhe-letersia-te-ndahen-nga-njeratjetra-domosdoshmeri-e-kohes