Vetëdijësimi I prindit për rolin e tij në shkollë dhe në shoqëri

Authors

  • Zehrije Plakolli Instituti Pedagogjik i Kosovës

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v1i1.4452

Abstract

Duke pasur parasysh ndryshimet që po zhvillohen brenda shoqërisë e familjes dhe duke vlerësuar rëndësinë e faktorit prind brenda këtij zhvillimi, shihet që është shumë e nevojshme çështja e pedagogjizimit të prindërit dhe “mobilizimit” të tij për përkushtim më të njëmendët e më adekuat ndaj fëmijës. Kjo është e nevojshme, sepse në ambientin tonë jetësor (në shkollë, rrugë dhe ambiente të ndryshme shoqërore...) reflektohet një shkallë shumë e ulët e qytetërimit dhe edukimit. Qëllim fondamental i familjes shkollës dhe i shoqërisë në raport me fëmijën dihet që është formimi i një individi të suksesshëm e të dobishëm. Por, në mënyrë të veçantë, prindi, si faktor kyç, duhet të jetë mësues permanent, edukues dhe ndikues gjatë gjithë jetës së fëmijës, posaçërisht gjatë moshës së tij të hershme, e sidomos në rrethana të këtilla të tranzicionit. Mund të duket i rëndë dhe i pakëndshëm për prindërit titulli i këtij trajtimi, por është i motivuar nga mungesa e aspektit të ndërtimit të personalitetit të drejtë e të dinjitetshëm të fëmijës-nxënësit, në familje dhe në shkollë. Si pasojë e kësaj, kemi shumë të theksuara mundësitë e dëmtimit dhe devijimit të personalitetit të fëmijës. Ky fakt shkakton pastaj një sistem problematikash në familje, në shkollë dhe në shoqëri përgjithësisht.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-05-16

How to Cite

Plakolli, Z. (2024). Vetëdijësimi I prindit për rolin e tij në shkollë dhe në shoqëri. Pedagogical Research, 1(1), 318–325. https://doi.org/10.62928/kp.v1i1.4452