Zbatimi i standardeve për tekstet shkollore në libër leximi (1-5)

Authors

  • Arbnesha Mexhuani

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v6i1.4783

Abstract

Qëllimi i hulumtimit është të pasqyrojë në mënyrë objektive se në cilat përmbajtje mësimore të këtyre teksteve shkollore mungon, reflektimi apo zbatimi i standardeve për tekstet shkollore. Njëkohësisht hulumtimi ka për qëllim që në bazë të gjetjeve në tekstet e lartpërmendura, të bëhen edhe rekomandime për autorët e teksteve të reja shkollore, për profesionalist që merren me tekste shkollore dhe për institucione të ndryshme publike dhe jo publike, që në të ardhmen të kenë mundësi të merren me përmirësimin e tyre. Për studim janë përfshirë Libër Leximi prej klasës së parë deri në të pestën. Fillimisht është bërë një analizë teorike e literaturës për hulumtimet eventuale për tekstet shkollore që janë bërë në Kosovë, si dhe analiza e përmbajtjeve të dokumenteve, duke filluar nga standardet për hartimin e teksteve shkollore (1-5), Kornizën e Kurrikulës së Re të Kosovës si dhe përmbajtjet e njësive mësimore në Librat e Leximit, me qëllim të njohjes, me përmbajtjen, aspektet gjuhësore, aspektin pedagogjik, aspektin e barazisë gjinore, përpilimin metodik dhe didaktik, ilustrimet dhe shumë aspekte të tjera, gjithmonë bazuar në standardet për hartimin e teksteve shkollore. Nga të dhënat e nxjerra nga ky hulumtim gjithashtu mund të përfundojmë se Libër Lexim (1-5) përcjellin mangësi, lëshime të natyrave të ndryshme, që jam përpjekur t’i evidentojë që në të ardhmen hartuesit e teksteve t’i kenë parasysh dhe t’i eliminojnë ato, duke ngritur kështu nivelin profesional të teksteve shkollore të gjuhës shqipe për klasën (1-5). Shumë përmbajte mësimore të këtyre librave janë kryesisht arkaike dhe të bazuar në folklore, që promovojnë paragjykim apo diskriminim të gjinisë femërore, heroizëm mashkullor dhe vetë-viktimizim. Përmbajtjet në këto libra janë më shumë në favor të rolit dominues të mashkullit. Personazhet e gjinisë femërore në këto tekste paraqiten kryesisht në role të amvisës. Diskriminimi i gjinisë femërore paraqitet sidomos në përralla të ndryshme, ku paraqitet dëshira për të lindur Kërkime pedagogjike 6 96 vetëm djalë. Prandaj shumë përmbajtje mësimore nuk e plotësojnë standardin ebarazisë gjinore. Sa i përket standardit përshtatshmëria e teksteve me moshën e nxënësve, Libri i Leximit për klasën e tretë ka 184, faqe, Libri i Leximit për klasën e katërt ka 245 fq. Libri i Leximit për klasën e pestë ka 235, që nuk përputhet me moshën e fëmijëve 6- 11 vjeçar. Gjuha e shkrimeve në disa njësi mësimore, e sidomos në disa përralla nuk është e konceptuar në përputhje me moshën dhe mundësitë gjuhësore të klasës, për të cilën teksti shkollor është adekuat. Disa tregime dhe përralla që janë të paraqitura janë shumë të ngarkuara me fjalë të panjohura, gjë që nuk janë as në fjalorin e njësive mësimore dhe janë fjalë të vjetra që nuk përputhen me moshën e fëmijëve. Disa njësi mësimore në Librat e Leximit (1-5) nuk janë të përshtatshëm për tipa të ndryshëm të nxënësve /eve, p.sh me nxënës/e që mësojnë (në mënyrë vizuale, përkatësisht kognitive apo vepruese. Po ashtu këto tekste mësimore nuk nxisin tek nxënësit të mësuarit e pavarur të tyre Në shumë tregime, përralla, anektoda, këngë popullore, poezi dhe shembuj të ndryshëm nuk ka përmbajtje me cilësi të lartë, dhe nuk janë në përputhje me kërkesat e shoqërisë së sotme e të së nermes, me një fjalë përmbajtjet janë shumë të vjetra dhe nuk kanë nivel të lartë bashkëkohor. Përzgjedhja e përmbajtjeve mësimore në shumicën e teksteve nuk është bërë në mënyrë të duhur, nuk ndihmon nxënësit/et për edukim paqësor dhe për demokraci. Librat e Leximit (1-5) nuk i përmbushin standardet të hartuara nga MASHT së bashku me International Projects in Education (IPE), pjesë e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut. Tekstet shkollore, Libër Leximi ( 1-5 ) duhet të ndërrohen sepse nuk kanë përputhshmëri me Kornizën e Kurrikulës së Re.

Keywords:

Përmbajtët mësimore, (Libër Lexim 1-5), Standardet për tekstet shkollore, Zbatimi i standardeve në tekstet shkollore.

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biography

Arbnesha Mexhuani

Hulumtuese për Arsimin në Distancë
Instituti Pedagogjik i Kosovës
 

References

  1. Demolli Arif. Libër Leximi 1 (2010) , Shtëpia Botuese ,, Libri Shkollor”. Prishtinë.

  2. Demolli Arif. Libër Leximi 2 (2012),Shtëpia Botuese ,,Libri Shkollor “. Prishtinë

  3. Demolli Arif. Libër Leximi 3 ( 2013) Shtëpia Botuese ,,Libri Shkollor”. Prishtinë.

  4. Koliqi, Hajrullah: Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, Universiteti i Prishtinës dhe Libri shkollor, Prishtinë, 2002.

  5. Koliqi Hajrullah: Historia e Pedagogjisë Botërore I, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë,1997

  6. Korniza e Kurrikulës e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës (2011) .Prishtinë: Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e

  7. Teknologjisë.

  8. Koliqi, Donika. Barazia për tekstet Gjuhës Shqipe dhe të lëndëve shoqërore të shkollës fillore të Kosovës. Prishtinë, 2014

  9. Syla Xhevat. Libër Leximi 4 ( 2007 ) Shtëpia Botues ,,Libri Shkollor”. Prishtinë

  10. Syla Xhevat. Libër Leximi 5, (2007), Shtëpia Botuese ,,Libri Shkollor” Prishtinë

  11. Standarde për Tekstet shkollore (2011). Prishtinë. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Downloads

Published

2024-06-11

How to Cite

Mexhuani, A. (2024). Zbatimi i standardeve për tekstet shkollore në libër leximi (1-5). Pedagogical Research, 6(1), 95–117. https://doi.org/10.62928/kp.v6i1.4783