Një vështrim bibliografik-statistikor për lëndën gjuhësore të revistës “Studime Filologjike” (1964–2013)

Autorët

  • Adelina Çerpja
  • Emil Lafe

Abstract

“Studime filologjike” si vijuese e revistave pararendëse “Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës - Seria e shkencave shoqërore” (1957–1963) dhe “Buletin i Institutit të Shkencave” (1948–1957), është revista qendrore filologjike në Shqipëri. Ajo ka luajtur një rol të veçantë në zhvillimin të gjitha degëve të gjuhësisë shqiptare, ka nxitur zhvillimin e mendimit gjuhësor dhe ka pasqyruar veçanërisht arritjet kryesore të punës së Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë e të bashkëpunëtorëve të tij. Revista “Studime filologjike” e themeluar më 1964 sot ka një profil të dyfishtë: studime gjuhësore dhe studime letrare; në një periudhë të parë ajo përfshinte edhe studimet për gjinitë e ndryshme të letërsisë popullore (folklorit), derisa ato gjetën vatrën e tyre te revista e re “Kultura popullore”, që u themelua më 1980.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2014-12-10

How to Cite

Çerpja, A., & Lafe, E. (2014). Një vështrim bibliografik-statistikor për lëndën gjuhësore të revistës “Studime Filologjike” (1964–2013). Studime Filologjike, 1(3-4), 51–60. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3471