Rreth Revistës

Fokusi dhe Qëllimet

Revista  shkencore “Studime Filologjike” u themelua  në vitin 1964, si pasardhëse e Buletinit të Universitetit  Shtetëror të Tiranës, Seria e Shkencave Shoqërore (1957-1963). Botimi  i revistës “Studime Filologjike” ka vijuar rregullisht, pa ndërprerje. Për çdo vit është parashikuar botimi i katër numrave, pra për çdo tremujor një vëllim i veçantë për secilin numër.

Çdo vit botohen katër numra grupuar në dy vëllime, përkatësisht SF 1-2 dhe SF 3-4.

Revista “Studime Filologjike” është një revistë shkencore albanologjike, e profilit gjuhësor e letrar, që u drejtohet veçanërisht specialistëve të këtyre fushave. Artikujt karakterizohen nga një larmi tematike e problemore, në përputhje si me kërkesat që shtron zhvillimi i shkencave gjuhësore e letrare, ashtu dhe me vetë misionin që redaksia e kësaj reviste ka mbi supe, që me themelimin e saj, për nxitjen dhe promovimin e arritjeve në fushën e shkencave albanologjike.

“Studime Filologjike” mbetet një nga revistat albanologjike më përfaqësuese, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare, në fushën e studimeve gjuhësore e letrare albanologjike, qoftë për nga kontributi në të i albanologëve më të shquar shqiptarë e të huaj. qoftë edhe për nivelin e lartë shkencor që mbizotëron në pjesën më të madhe të artikujve.

Për shkak të kërkesave rigoroze ndaj autorëve të artikujve shkencorë, botimi në revistën “Studime Filologjike” ka qenë dhe mbetet një shkollë kualifikimi për studiuesit e rinj. Këta studiues të rinj me kontributin e tyre, janë garanci jo vetëm për mbajtjen gjallë të traditës së krijuar nga brezat paraardhës për zhvillimin e mendimit shkencor albanologjik në fushën e studimeve gjuhësore e letrare, por edhe për ruajtjen e traditës së trashëguar prej tyre për pasqyrimin e arritjeve në këto fusha nëpërmjet revistës “Studime Filologjike”.

Licensa dhe Copyright

Studime Filologjike është e licencuar nën Licencën e Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International. Jeni të lirë të shpërndani, kopjoni dhe ripërhapni materialin në çdo medium ose format, dhe ta përshtatni, riformatoni, transformoni dhe ndërtoni mbi përmbajtjen e revistës sipas kushteve të përcaktuara në : http://creativecommons.org/licenses/by-nc-sa/4.0/.

Të drejtat e Autorëve për Shpërndarje dhe Depozitim

Autorët janë të lirë të depozitojnë çdo version të mëposhtëm të punimit të tyre në një databazë institucionale ose të një natyre tjetër, sipas zgjedhjes së tyre pa kufizim: versionin e dorëzuar, versionin e pranuar dhe versionin e publikuar.

 

Të gjitha punimet që i paraqiten revistës Studime Filologjike i nënshtrohen një procesi reçensimi me dy faza. Fillimisht, sekretari i redakisë ua shpërndan punimet anëtarëve redaksisë për shqyrtim fillestar. Pas kësaj, redaksia mblidhet për të diskutuar të gjithë artikujt e dorëzuar. Autorët marrin rekomandime për rishikime dhe u jepet kohë për të ripunuar punimet e tyre. Pasi artikujt e rishikuar i dorëzohen sekretarit, ato u ridërgohen anëtarëve të redaksisë, të cilët rishikojnë punimet. Redaksia mblidhet sërish për një mbledhje përfundimtare, gjatë së cilës propozimet pranohen ose refuzohen bazuar në vlerësimet e recensuesve.

Politikat e Qasjes së Hapur

Studimet Filologjike është një revistë me qasje të hapur, që do të thotë se e gjithë përmbajtja është e disponueshme falas për përdoruesit ose institucionin e tyre. Përdoruesit lejohen të lexojnë, shkarkojnë, kopjojnë, shpërndajnë, printojnë, kërkojnë ose lidhen me tekstet e plota të artikujve, ose t'i përdorin ato për ndonjë qëllim tjetër të ligjshëm, pa pasur nevojë të kërkojnë leje paraprake nga botuesi ose autori.