Rreth revistës
Revista "Studime filologjike" botim i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë është revista më serioze në fushën e filologjisë dhe botohet rregullisht pa ndërprerje që nga viti 1964.
Udhëzues për rregullat që duhen ndjekur për hartimin e artikujve shkencorë për botim në “Studime Filologjike”
Për të gjithë autorët që janë të interesuar të botojnë punimet e tyre shkencore në revistën “Studime Filologjike”, botim i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, pranë Akademisë së Shkencave, po ofrojmë këtë udhëzues, me qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe shmangien e vonesave të panevojshme që burojnë nga mosrespektimi i së njëjtës mënyrë formatimi të artikujve shkencorë që vijnë për shqyrtim në redaksinë e kësaj reviste shkencore. Në momentin që artikulli shkencor i dërgohet redaksisë së revistës për t’u marrë në shqyrtim, para se t’u shpërndahet recensuesve, duhet të jetë formatuar sipas kërkesave që përmban ky udhëzues. Në rast se nuk respektohen këto udhëzime, atëherë artikulli nuk do të merret parasysh, por do t’i kthehet mbrapsht autorit për t’u përshtatur në formën e kërkuar prej redaksisë.
Gjithashtu, duke qenë se autorët që botojnë në këtë revistë janë studiues të gjuhësisë dhe të letërsisë, artikujt që dërgohen për botim duhet të jenë të pastër nga ana e gabimeve drejtshkrimore. Artikujt e formatuar saktësisht dhe të pastër nga ana drejtshkrimore do të kalojnë për shqyrtim tek recensuesit, në të kundërt ata do t’u kthehen autorëve për ndreqjet e nevojshme.
Çdo punim duhet të jetë shkruar në Word, në formatin A4, i ruajtur në njërin nga dy variantet: .doc, ose .docx
Hapësirat anësore do të jenë 1’ (inç), ose 2.54 cm, për të katër orientimet: majtas, djathtas, lart, poshtë.
Shkrimi i përdorur në punim do të jetë Times New Roman, si për tekstin ashtu edhe për fusnotat.
Në fillim të çdo punimi, majtas, sipër titullit të punimit, shkruhet emri i autorit të punimit.
Titulli i punimit do të shkruhet me madhësinë e shkronjës 12 pt dhe i theksuar (black), jo me shkronja kapitale por me shkrim të rregullt fjalie (Sentence case).
Shkrimi i titujve do të bëhet sipas këtyre parametrave (fig. a) është në inç; fig. b) është në cm):
a) b)
Nëntitujt dhe ndarjet përkatëse do të jenë në madhësinë 11 pt dhe të theksuar (black).
Para dhe pas nëntitujve duhet të respektohet detyrimisht hapësira prej 6 pt.
Shkrimi i nëntitujve do të respektojë këta parametra (fig. a) është në inç; fig. b) është në cm):
a) b)
a) b)
Përmbledhja e punimit vjen menjëherë pas titullit të punimit.
Në krye shkruhet Përmbledhje duke respektuar parametrat e shkrimit të nëntitujve (shih pikën b. më poshtë).
Teksti i përmbledhjes do të jetë 10 pt, në Times New Roman.
Gjatësia e përmbledhjes do të jetë 200-250 fjalë.
Në fund të përmbledhjes do të jepen fjalët kyç (6-10 fjalë) me shkrim të pjerrët.
a) b)
Shkrimi do të jetë Times New Roman, si për tekstin ashtu edhe për fusnotat.
Teksti i punimit do të ketë madhësinë e shkronjës 11 pt.
Për rastet kur në punim janë të përfshira skema, tabela, grafikë apo figura të ndryshme ato nuk duhet të dalin jashtë kufijve të tekstit, pra të mos zënë hapësirën anësore prej 1’/2.54 cm.
Titujt e tabelave apo grafikëve/skemave shënohen poshtë tyre, me shkrim normal: Tab.1, Tab. 2, ..., Skema 1, Skema 2,.... Kur modeli nuk është origjinal, për tabelat dhe grafikët/skemat jepet burimi me shënim në tekst, ose me fusnotë.
Në rastet e përfshirjes në tekst të renditjes së zërave të ndryshëm, listave etj. ato mund të shënohen me numra arabë (1. 2. 3. ...). me shkronja latine (a. b. c. ...), ose me numra romakë të vegjël (i. ii. iii. iv. ...).
Titujt e librave apo të artikujve, kur shkruhen brenda tekstit, duhet të jenë në shkrim të pjerrët, pa thonjëza.
Citimi i një fjalie apo i një pjese fjalie nga një burim bibliografik duhet të vendoset midis thonjëzave.
Shembujt ilustrues do të shkruhen me madhësinë e shkrimit të tekstit (11 pt) dhe me shkrim të pjerrët. Pas shembullit, me shkrim normal, brenda kllapave do të jepet burimi sipas kësaj renditjeje: emri i autorit, Titulli i librit (shkrim i pjerrët), viti i botimit, faqja. P.sh.: (Ismail Kadare, Kështjella, 1976, 79). Për shembujt e marrë nga korpuset online për shqipen faqja mund të mungojë, por duhet shënuar me fusnotë, pas shembullit të parë, burimi i shembujve.
Formatimi i shembujve do të respektojë këta parametra (fig. a) është në inç; fig. b) është në cm):
a) b)
Në fund të punimit dhe pas bibliografisë do të përfshihet një përmbledhje (Summary) e shkurtër në anglisht.
Në fillim do të shkruhet me shkronja kapitale, jo të theksuara, SUMMARY, në qendër.
Poshtë do të shkruhet titulli në anglisht, duke respektuar parametrat e pikës b.
Gjatësia e përmbledhjes në anglisht do të jetë deri në 1 (një) faqe A4.
Teksti në anglisht do të shkruhet me madhësinë e shkronjës 11 pt, sikurse teksti shqip, duke respektuar të njëjtët parametra sikurse për tekstin shqip (Shih pikën c).
Në punimet shkencore që do të paraqiten pranë redaksisë së “Studimeve Filologjike” duhet të respektohet stili CHICAGO i citimeve dhe i shkrimit të bibliografisë.[1] Ky stil lejon që të ndiqet mënyra tradicionale e shënimit të citimeve, me shënime (fusnota) në fund të faqes, ose të citohet në tekst, brenda kllapave, burimi i referimit përkatës.
Emrat e autorëve të cituar do të shkruhen sipas grafisë origjinale të burimit të cituar.
Shënimi i burimit të referimit drejtpërdrejt në tekst, brenda kllapave, pas informacionit të cituar, do të bëhet sipas këtij modeli:
(Mbiemri i autorit viti i botimit, numri i faqes)
Shembuj:
1 autor: (Baker 2003, 27)
(Buxheli 2007, 115-16)
2 autorë: (di Sciullo dhe Williams 1987, 103)
3 autorë: (Çeliku, Karapinjalli & Stringa 2015, 78)
4 autorë e më shumë: (Agalliu et al. 2002, 435)
Për rastin kur kemi më shumë se një burim për të njëjtin vit nga i njëjti autor, atëherë do të respektohet renditja në bibliografi/referenca me shkronjën e alfabetit pas vitit të botimit.
(Buxheli 2003a, 227); (Buxheli 2003b, 23) (Buxheli 2003c, 108) etj.
Citimet në fund të faqes ose fusnotat do të jenë me shkrim Times New Roman, 10 pt.
Shënimi i burimit të referimit në fund të faqes do të bëhet sipas këtij modeli (Kujdes shenjat e pikësimit!):
Në rast se citohet përsëri i njëjti burim, ndiqet kjo mënyrë:
Nëse citimi i të njëjtit burim vjen menjëherë pas citimit të parë, atëherë shënohet Ibid., dhe numri i faqeve:
Kur është i njëjti numër faqeje, shënohet Ibid., po aty.
Për punime me 2 ose 3 autorë shkruhet emri i autorëve sipas renditjes në ballinën e librit, duke ndjekur modelin Emër Mbiemër. Për më shumë se tre autorë shkruhet emri i autorit të parë i ndjekur nga et al.
Shembuj:
Në këtë rast ndiqet ky model:
Shembull:
Emri dhe Mbiemri i autorit, “Titulli i pjesës/artikullit të cituar”. Në Titulli i librit: nëntitulli, red. Emri i redaktorit (përgatitësit për botim). Vendi i botimit: Botuesi, viti i botimit), numri i faqes/faqeve. DOI/URL.
Në fund të çdo punimi do të përfshihet lista e referencave përkatëse, ose bibliografia e veprave të cituara/shfrytëzuara. Në rastin kur citimet janë dhënë brenda në tekst, të shënuara brenda kllapave, atëherë në fund të punimit do të jepet lista e referencave përkatëse. Në rastin kur punimi është i pajisur me citime në formën e fusnotave, atëherë do të pajiset me bibliografinë përkatëse.
Formatimi i listës së referencave dhe i bibliografisë do të respektojë këta parametra (fig. a) është në inç; fig. b) është në cm):
a) b)
Teksti i referencave/bibliografisë do të ketë madhësinë e shkronjës 11 pt.
Në fillim do të shkruhet fjala Referencat/Bibliografia në qendër, sipas parametrave të titujve/nëntitujve në pikën b.
Renditja e zërave në Referenca/Bibliografi do të jetë alfabetike, duke u bazuar në mbiemrin e autorit. Nëse burimi bibliografik nuk ka autor, atëherë do të merret për bazë shkronja e parë e titullit ose e emrit të organizatës.
Kur kemi më shumë se një autor, vetëm për autorin e parë do të shkruhet mbiemri para emrit, për autorët e tjerë do të shkruhet emri në rend normal.
Për autorët nga vende që kanë në përdorim një alfabet të ndryshëm nga ai latin do të përdoret formati që autori ka përdorur në librin e referuar.
Referencat nga i njëjti autor do të renditen kronologjikisht, libri më i hershëm në fillim.
Vepra e një autori të vetëm do të vendoset para veprës/veprave ku po ky autor është bashkautor.
Referencat nga i njëjti autor ose i njëjti grup autorësh të të njëjtit vit do të renditen sipas titullit. Në këtë rast do të dallohen duke vendosur shkronjën sipas rendit alfabetik pas vitit: 2003a, 2003b, 2003c etj.
Kur i njëjti autor ka më shumë se një vepër, pas zërit të parë nuk përsëritet më emri i tij, por vendoset një vizë nënvizuese e trefishtë (3x dash).
Në rastin e emrave që dalin me nyjë, si di Sciullo, Anna Maria; van Hout, Angeliek etj., nuk merret parasysh nyja por shkronja e parë e emrit për renditjen alfabetike.
Plotësimi i listës së referencave do të bëhet duke ndjekur modelet e mëposhtme, në përputhje me burimin përkatës të referencës (Kujdes shenjat e pikësimit dhe llojin e shkrimit!):
Mbiemri i autorit, Emri i autorit. Viti. Titulli i librit: nëntitulli. Botimi. Vendi i botimit: Shtëpia botuese. DOI/URL.
Zërat në listën e referencës renditen alfabetikisht.
Kur burimi i cituar është një libër elektronik (e-Book), jo i printuar, atëherë në fund do të jepet detyrimisht burimi DOI/URL.
Shembuj:
1 autor:
Baker, Mark. 2003. Lexical Categories: Verbs, Nouns and Adjectives. Cambridge: Cambridge University Press.
Buxheli, Ludmila. 2007. Modelet e caktimit rasor në gjuhën e sotme shqipe. Tiranë: Neraida.
2 deri në 3 autorë:
di Sciullo, Anna Maria & Edwin S. Williams. 1987. On the Definition of Word. Cambridge, Mass: MIT Press.
Çeliku, Mehmet, Mustafa Karapinjalli & Ruzhdi Stringa. 1998. Gramatika praktike e gjuhës shqipe. Tiranë: Toena.
4 autorë e më tepër (Shkruhen emrat e 7 autorëve të parë, si në shembullin e mëposhtëm, Nëse ka më shumë se shtatë autorë, pas autorit të shtatë shkruhet et al.):
Agalliu, Fatmir, Engjëll Angoni, Shaban Demiraj, Ali Dhrimo, Enver Hysa, Emil Lafe & Ethem Likaj. 2002. Gramatika e gjuhës shqipe I: Morfologjia. Botimi i dytë. Tiranë: Akademia e Shkencave.
Për një libër të përkthyer:
de Saussure, Ferdinand. 2002. Kurs i Gjuhësisë së Përgjithshme. Përkthyer nga Rexhep Ismajli. Tiranë: DITURIA.
Në këtë rast ndiqet ky model:
Mbiemri i autorit, Emri i autorit. Viti. “Titulli i artikullit të cituar”. Titulli i revistës, numri i revistës, numri përkatës i faqeve. Vendi i botimit: Botuesi. DOI/URL.
Shembull:
Sinani, Shaban. 2018. “Naimi dhe Rumiu, në kontekstin e pranisë kulturore perso-iraniane në traditën shqiptare”. Studime Filologjike, nr. 3-4, 19-32. Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike.
Baker, Mark, Kyle Johnson & Ian Roberts. 1989. “Passive arguments raised”. Linguistic Inquiry, vol. 20, nr. 2, 219-251. Spring: The MIT Press. PDF-file: https://www.jstor.org/stable/4178625
Citimi në tekst:
(Sinani 2018, 26)
(Baker, Johnson & Roberts 1989, 230)
Mbiemri i autorit, Emri i autorit. Viti. “Titulli i pjesës/artikullit të cituar”. Në Titulli i librit: nëntitulli, red. Emri i redaktorit, numri përkatës i faqeve. Vendi i botimit: Botuesi. DOI/URL.
Mandala, Matteo. 2012. “Mbi turqizmat në të folmet arbëreshe”. Në Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit: Konferencë shkencore e mbajtur më 10-11 nëntor 2011 në Prishtinë, red. Rexhep Ismajli, 277-287. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.
Citimi në tekst:
(Mandala 2012, 279)
Mund të futet në listën e referencave vetë përmbledhja:
Ismajli, Rexhep, red. 2012. Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit: Konferencë shkencore e mbajtur më 10-11 nëntor 2011 në Prishtinë. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.
Citimi në tekst:
(Ismajli 2012, 545)
Shembull liste referencash:
Pesetsky, David. 1995. Zero Syntax: Experiencers and Cascades. MIT Press.
Reinhart, Tanya. 2000. The Theta System: Syntactic Realization of Verbal Concepts. UiL OTS Working Papers. Utrecht: Utrecht University.
Ruppenhofer, Josef & Laura A. Michaelis. 2010. “A constructional account of genre-based omissions”. Constructions and Frames, Vol. 2(2010), nr. 2, 158-184. John Benjamins Publishing Company.
de Saussure, Ferdinand. 2002. Kurs i Gjuhësisë së Përgjithshme. Përkthyer nga Rexhep Ismajli. Tiranë: DITURIA.
Spencer, Andrew. 1991. Morphological theory: an introduction to word structure in generative grammar. Oxford UK & Cambridge USA: BLACKWELL.
Teichmann (Sadiku), Emine. 2010. “Valenca foljore, zanafillë e strukturave ligjërimore”. Në Hapa në universin e ligjërimit. Tiranë.
___. 2014. “Fjalori i valencave foljore, një strukturë komplekse dhe shumëplanëshe”. Në Terminologjia në shkencat e ligjërimit. Elbasan.
___. 2019. Albanisch - Fremdsprachengrammatik. Oberhausen, Germany: Athena.
Bibliografia e punimit, në krahasim me listën e referencave, do të ketë vetëm këtë ndryshim në paraqitje: viti i botimit do të vendoset pas vendit të botimit, sipas këtij modeli:
Mbiemri, Emri. “Titulli i artikullit”. Titulli i revistës, vëllimi, nr. viti, faqet.
ose:
Mbiemri, Emri. “Titulli i kapitullit”. Titulli i librit, red. Emri i redaktorit, numri i faqeve përkatëse. Vendi i botimit: Botuesi, Viti.
Shembuj:
Luke, Timothy W. “On the Political Economy of Clayoquot Sound”. Në A Political Space: Reading the Global Through Clayoquot Sound, eds. Warren Magnusson & Karena Shaw, 91-112. Minneapolis: Univ. of Minnesota Press, 2003.
Magnusson, Warren & Karena Shaw, eds. A Political Space: Reading the Global Through Clayoquot Sound. Minneapolis: Univ. of Minnesota Press, 2003.
de Saussure, Ferdinand. Kurs i Gjuhësisë së Përgjithshme. Përkthyer nga Rexhep Ismajli. Tiranë: DITURIA. 2002.
________________________________________________--
[1] Mund të ketë ndonjë mospërputhje të vogël të diktuar nga rregullat drejtshkrimore. Këto do të jepen me sqarime të veçanta. Kështu, p.sh., për renditjen e emrave të autorëve në vend të lidhëzës ‘dhe’ do të përdoret shenja ‘&’ për të shmangur kufizimet drejtshkrimore që çojnë në mundësi keqinterpretimi.
Section default policy
Emrat dhe adresat e postës elektronike të përdorura në faqen e kësaj reviste do të përdoren ekskluzivisht për qëllimet e deklaruara të kësaj reviste dhe nuk do të vihen në dispozicion për ndonjë qëllim tjetër ose për ndonjë palë tjetër.
Revista "Studime filologjike" botim i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë është revista më serioze në fushën e filologjisë dhe botohet rregullisht pa ndërprerje që nga viti 1964.