Nga vepra fjalor etimologjik i gjuhës shqipe IV

Autorët

  • Kolec Topalli

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3342

Abstract

gjej fol. “zbuloj”. Fjalë e mbarë gjuhës, e trashëguar nga fondi indoeuropian. Del me dy forma: gjej e gjendem (në trajtën joveprore). Të dyja këto lidhen me rrënjën ghad-, ghend- “kap, rrok, zë”, ku bëjnë pjesë gr. χανδάνω “kap”, lat. praehendo,-ĕre “kap, marr”, got. bigitan, ang. get “gjej, arrij, takoj” (Walde-Pokorny). Shqipja ka marrë pjesë në të dyja këto rrënjë: me formën e parë shpjegohet e tashmja gjej, që e ka humbur bashkëtingëlloren fundore -d (si mbylltore e zëshme) dhe ka marrë mbaresën -n në të tashmen (*ge-n-Ṏō); kurse e kryera e thjeshtë ka marrë prapashtesën -të prej formës së pjesores (gje-të ~ gjeta). Me formën e dytë shpjegohet trajta joveprore gjendem, ku dhëmborja është ruajtur, meqenëse ka qenë në një grup bashkëtingëllor. Kësisoj, evolucioni i kësaj foljeje është i ngjashëm me lej ~ lind nga ie. leṷd-. Dëshmohet së pari te Buzuku, që e ka me parashtesën vë- (ashtu si Kosova dhe arbëreshët e Greqisë): E ju të më lypëni e të mos më vgjani. Çabej e lidh foljen e shqipes me sll. dogoditi, let. gadît. Nga format e ndryshme të fjalës janë formuar rrjedhojat: gjendje, i gjendshëm / i gjindshëm; gjetje, gjetës, gjeturinë “sende të gjetura pa ndonjë vlerë”, të gjeturat “të përmuajshmet e grave”. (Meyer EW 140, Pedersen KG I 39, Boisacq 1050, Berneker I 289, Walde-Pokorny I 589, Walde-Hofmann II 359, Tagliavini AD 129, Skeat 174, Çabej SE IV 317, Demiraj AE 185, Orel AED 131, Luka II 149).

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2012-12-18

How to Cite

Topalli, K. (2012). Nga vepra fjalor etimologjik i gjuhës shqipe IV. Studime Filologjike, 1(3-4), 47–68. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3342