Fjalë dhe frazeologji nga tri vepra në prozë të Ismail Kadaresë
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3210Abstrakti
Studiuesi A. Vinca shprehet se “vepra e Kadaresë është e madhe si vëllim dhe e madhe si vlerë…; vepra e Kadaresë është e madhe me vëllim e saj dhe e madhe me kuptimin e saj…; vepra e Kadaresë është e madhe me pasurinë e saj ideore e tematike dhe e madhe me vlerën dhe bukurinë e saj artistike…; vepra e Kadaresë është kujtesë, etnos, botëkuptim dhe mendësi; ajo është emblemë e kulturës sonë kombëtare, me përmbajtje, domethënie e vlerë universale”1. Vepra e këtij shkrimtari, si poezi e si prozë, si krijimtari letrare, si eseistikë, si publicistikë etj., zbulon dhe aftësinë e tij mjeshtërore në pasurimin e fjalorit të shqipes me njësi të reja, qofshin leksikore qofshin semantike. Ai mban kryet e vendit në këtë proces në shqipen e sotme. Dhe çka është më e rëndësishme pjesa dërrmuese e njësive të krijuara prej tij përfshihen krejt nevojshëm e natyrshëm në leksikun normativ (së pari thjesht për vlerat shënuese e shprehëse që mbartin, por edhe për bukurfarkimin sipas gjedheve më vepruese e më prodhuese të shqipes së sotme).Shkarkimet
Metrics
References
-
A. Vinca, Fije të pakëputura (sprova letrare dhe kulturore), Tetovë, 2007, f. 299 -302.
-
Shembujt ilustrues në këtë hyrje të shkurtër nuk janë dhënë sipas rendit alfabetik, por të grupuar sipas ndajshtesës me të cilën janë formuar. Nënndarjet i shënjon ; (pikëpresja).
-
I. Kadare, Hamleti, princi i vështirë, Shtëpia botuese “Onufri”, Tiranë, 2007.
-
I. Kadare, po aty.
-
I. Kadare, po aty.
-
Këtë e tregon dhe thjesht shembulli që po sjellim në vijim Në veprën eseistike “Mosmarrëveshja” kemi dy njësi nga një paradigmë e tillë, kemi emrin e veprimit turqizim dhe mbiemrin prejpjesor i turqizuar, të cilat nënkuptojnë patjetër se në përdorim ekziston dhe folja turqizoj, nga ata janë krijuar:
-
Turqizim,-i m. veprimi sipas foljeve turqizoj, turqizohem. Aleatja jonë do të vazhdonte jo vetëm turqizimin e shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, por do të dëshironte shtrirjen e procesit në Shqipëri, me të njëjtin qëllim: defaktorizimin shqiptar, atë të cilin Ilia Grashanini i kishte rënë kambanës plot një shekull më parë. Vetëm e tillë, e turqizuar, pra thellësisht joevropiane, Shqipëria do të ishte përherë e dobët dhe e padashur prej Europës. (I. Kadare, Mosmarrëveshja, f. 28)
-
Turqizuar (i, e) mb. që është turqizuar. Aleatja jonë do të vazhdonte jo vetëm turqizimin e shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, por do të dëshironte shtrirjen e procesit në Shqipëri, me të njëjtin qëllim: defaktorizimin shqiptar, atë të cilin Ilia Grashanini i kishte rënë kambanës plot një shekull më parë. Vetëm e tillë, e turqizuar, pra thellësisht joevropiane, Shqipëria do të ishte përherë e dobët dhe e padashur prej Europës. (I. Kadare, Mosmarrëveshja, f. 28)

Downloads
Botuar
Si të citoni
Numri
Seksioni
Licensa
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.