Lazër Shantoja: “Për nji puthje të vetme”

Autorët

  • Alfred Çapaliku

Abstract

Poemthi befasues me vargje drithëruese “Per nji puthje të vetme”, pavarësisht se përkonte me shijen e rinisë së asaj kohe, që e pëlqente stilin e Lazër Shantojës të shprehur në mënyrë moderne e elegante, u botua megjithatë me pseudonim. Kjo ngjarje e veçantë letrare - artistike ndodhi për të mos e zbuluar në publik priftin, të cilit nga premtimi për ruajtjen pastër të celibatit (beqarisë) nuk i lejohej kurrsesi rënia në dashuri. Kolana me pesë tingëllima, në qarkullimin e saj të parë më 6 maj 1934 në të përkohshmen “Illyria” të Tiranës, mbeti fshehur mes germave LILIAN, ashtu siç rrinë mbyllur rruazat e perlave mes guackave, në pritje që t’i zbulojnë zhytësit profesionistë të thellësive.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. E. Koliqi, “Notte ai brani degli autori. LAZZARO SHANTOJA”. Antologia della lirica albanese. Milano, 1963, p. 308.

  2. Prof. J. Torrens S. J., “A Forbidden Song. By Rev. Lazër Shantoja”. Rev. “Albanian Catholic Bulletin – Buletini Katolik shqiptar”. San Francisco, vol. VII & VIII, 1986 – 1987, f. 17.

  3. F. Hoxha, “Prirje moderne në veprën e disa përfaqësuesve të viteve ’20 – ’30 në letërsinë shqiptare të shekullit XX”. Rrjedhave të letërsisë së traditës. Shkodër, 2003, f. 49.

  4. A. Xhiku, “Lirika e dashurisë”. Letërsia shqipe si polifoni. Tiranë, 2004, f. 152.

  5. I. Shemaj, “Don Lazër Shantoja si krijues letrar”. Kleri katolik shqiptar dhe letërsia. Ferizaj, 1994, f. 178 – 179.

  6. K. Çefa, “Dom Lazër Shantoja”. Gaz. “Illyricum”. Shkodër, nr. 8, qershor, 2002, f. 7.

  7. Shih: N. Resuli, po aty, f. 8.

  8. A. Pipa, “Komunizmi dhe shkrimtarët shqiptarë”. Gjon Sinishta. Premtimi i përmbushur. Shkodër, 2016, f. 229.

  9. E. Koliqi, “Dom Lazër Shantoja (1892-1945). Nji ndër ma të shndritshmit stilist të letërsisë shqipe”. Kritikë dhe estetikë. Tiranë, 1999, f. 176.

  10. G. Krasniqi, Poezi. Sprovë antologjike. Tiranë, 2003, f. 13; 96.

  11. L. Sula, “SHANTOJA Lazër (1892 – 1945)”. Fjalor Enciklopledik Shqiptar. Botim i ri. 3. Tiranë, 2009, f. 2426 – 2427.

  12. Shih: N. Jorgaqi, Antologji e poezisë lirike shqipe midis dy Luftërave (1914 – 1944). Lazër Shantoja. “Për nji puthje të vetme”. Tiranë, 2009, f. 107 – 110.

  13. N. Jorgaqi, “Muza e poezisë lirike shqipe”. Hire letrare. Studime, vështrime, ese. Tiranë, 2012, f. 29.

Downloads

Published

2016-06-09

How to Cite

Çapaliku, A. (2016). Lazër Shantoja: “Për nji puthje të vetme”. Studime Filologjike, 1(1-2), 143–148. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3562

Numër

Section

Materiale dhe dokumente