Leksiku i veprës së Pjetër Bogdanit nga Anila Omari, QSA, Tiranë, 2016
Abstract
Vepra “Fjalori i Cuneus prophetarum” të Pjetër Bogdanit, hartuar nga prof. Anila Omari, është frut i një pune shumëvjeçare të autores dhe i përvojës së saj të gjatë në fushën e filologjisë së teksteve të vjetra, sidomos të veprës së Pjetër Bogdanit. Ajo ka përgatitur e botuar prej disa vitesh transkriptimin e plotë të kësaj vepre me një studim të gjatë hyrës për historinë dhe vlerat e shumta të veprës, për kriteret e transkriptimit të saj, për veçoritë themelore, sidomos fonetike të tekstit. Besoj se të gjithë jemi të një mendimi se botimi kritik i disa viteve më parë është pritur mirë nga kritika shkencore dhe nga opinioni shkencor intelektual i qarqeve shkencore albanologjike brenda dhe përtej gjuhësisë sonë. Ajo, pas botimit kritik të Mesharit të Gjon Buzukut, është pa dyshim vepra themelore filologjike për tekstet e vjetra. Botimi i saj ka luajtur dhe po luan një rol nxitës ndikues tek studiues të tjerë dhe te studentët e fakulteteve filologjike për të njohur më mirë veprën e Pjetër Bogdanit dhe për të ndërmarrë studime të veçanta si tema disertacionesh për master e doktoratura.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2017-06-09
How to Cite
Mansaku, S. (2017). Leksiku i veprës së Pjetër Bogdanit nga Anila Omari, QSA, Tiranë, 2016. Studime Filologjike, 1(1-2), 235–240. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3641
Numër
Section
Kritikë dhe bibliografi
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
