Letërsia e vjetër shqipe në dritën e vëzhgimeve historiografike.

Kontribute dhe qasje studimore

Autorët

  • Evalda Paci

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v74i1-2.984

Abstrakti

Letërsia e vjetër shqipe përfaqëson një prej periudhave më me interes në pikëpamje të studimeve që orientohen ndaj vetë harkut kohor dhe tipareve të tjera që e karakterizojnë, duke mbetur dhe një prej argumenteve që kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e gjurmuesve të dokumentacionit arkivor që e përfshin atë. Periudha që ka të bëjë me shekujt në të cilët kjo traditë shkrimore dhe letrare u përvijua në tipare dhe përmbajtje shënohet dhe nga ngjarje që në një mënyrë ose tjetër lidhen me çështje të kulturës së shkrimit dhe të përhapjes së librave të shtypur në Evropë dhe Ballkan. Mbetet përherë e më me interes në këndvështrimin tonë parashtrimi i një kuadri ndërkulturor që sheh të përfshirë në mënyrë të pandashme zhvillime të kulturës së shkrimit në vise të caktuara të arealeve të sipërcituara, për të parë më tej në një mënyrë më të përqendruar dhe çka burimet përkatëse dhe studimet mbi to ofrojnë në lidhje me viset arbërore dhe ngjarjet gjegjëse. Vëmendja ndaj autorëve të veprave të letërsisë së vjetër shqipe është shfaqur gradualisht në kohë dhe një fakt i tillë dëshmohet në korpuse të plota dokumentare që falë natyrës së mirëfilltë kronografike, analitike dhe evidentuese, ofrojnë mundësinë për të ndjekur dhe vështrimet që nuk munguan të përpiloheshin mbi prelatët që nën petkun e misionarit u lidhën ngushtë me viset tona dhe konkretizuan me libra përkatës përkushtimin e rrallë ndaj çështjes së atdhetarisë dhe lëvrimit të gjuhës.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Downloads

Botuar

2023-05-29

Si të citoni

Paci , E. (2023). Letërsia e vjetër shqipe në dritën e vëzhgimeve historiografike. : Kontribute dhe qasje studimore. Studime Filologjike, 74(1-2), 109–122. https://doi.org/10.62006/sf.v74i1-2.984

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor

1 2 3 4 > >>