Tek arbëreshët e Italisë

Autorët

  • Ramazan Bogdani

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v21i21.1142

Abstrakti

Me ftesë të komunitetit arbëresh në Itali, nga Qendra e Studimeve të Traditave Arbëreshe, “Skander” – Fogjio dhe të Komunës Kasalvekio të Rajonit Pulias, mora pjesë në veprimtarinë kulturore “Vëllazëria 2018”, që shënonte edicionin e dytë (pas atij të vitit 2017). Slogani “Vëllazëria” i bënte jehonë lidhjeve miqësore midis komunitetit arbëresh në Itali dhe shqiptarëve kudo në botë.

Kjo veprimtari u mbajt për tri ditë, 21-23 shtator 2018, në katundin arbëresh Kasalvekio të Pulias.

“Vëllazëria 2018”, që ishte përjetuar në kuadrin mbarëkombëtar të Vitit të Skënderbeut, përfshinte edhe konferencën shkencore kushtuar Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu, si edhe kumtesat për traditat arbëreshe. Në këtë konferencë, që i zhvilloi punimet për dy ditë në sheshin “Papa Pio” të Kasalvekio të Pulias, mbajta edhe unë një kumtesë. Duke qenë se kumtimi përbënte angazhimin tim parësor në veprimtarinë “Vëllazëria 2018”, po e parashtroj atë sipas përmbajtjes përkatëse me titull: “Hulumtime tek arbëreshët e Italisë dhe rituali i martesës (1990- 2003)”.

Përmes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku kam punuar si punonjës shkencor për 38 vjet (1967-2005), duke qenë i vetëm ose me kolegë (kryesisht me Prof. Agron Xhagollin), kam kryer hulumtime në 27 katunde nga pesë rajone arbëreshe të Italisë.

Fjalët kyçe:

Arbëreshët e Italisë, komunitet, konferencë

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Botuar

2020-04-15

Si të citoni

Bogdani, Ramazan. 2020. “Tek arbëreshët E Italisë”. Univers 21 (21):105-16. https://doi.org/10.59164/univers.v21i21.1142.

Numri

Seksioni

Studime