Metodologjia e mbledhjes së materialeve mbi jetën tradicionale në etnografinë shqiptare gjatë diktaturës
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v21i21.1144Abstrakti
Kur diskutojmë në lidhje me punën e terrenit, nuk duhet të harrojmë se ajo është metodologjia kryesore ku janë mbështetur si etnografët apo etnologët e Europës Kontinentale, në Lindje po Perëndim, ashtu edhe antropologët e traditave britanike dhe amerikane. Dallimet kryesore mes këtyre traditave, nga pikëpamja metodologjike, kanë konsistuar në vendet ku bëhej puna e terrenit dhe në kohëzgjatjen e saj. Ndërsa etnologjitë kombndërtuese, të cilave u përket edhe tradita etnologjike shqiptare, punën e terrenit e orientonin brenda shtet-kombit, përgjithësisht për të studiuar traditat e grupit kryesor etnik në përbërje të kombit, etnologjitë apo antropologjitë e shteteve koloniale apo me synime koloniale. Ata e orientonin punën e terrenit drejt studimit të popujve të tjerë, përgjithësisht në kolonitë apo ish- kolonitë e tyre, ose më pas edhe brenda vetë botës perëndimore, por gjithsesi jashtë shtetit ku jetonin antropologët / etnologët. Për këtë arsye, koha minimale për të kryer punë terreni të hollësishme është konsideruar të jetë një vit, pasi studiuesi duhet të ketë kohën e mjaftueshme për ta njohur me hollësi shoqërinë ku futet, të përshtatet dhe të krijojë një intimitet kulturor me bashkësinë e marrë në studim, deri në atë pikë sa “të bëhet vendas”.
Ndonëse botimet etnografike për pazaret në veçanti dhe qytetet në përgjithësi ose kanë munguar, ose kanë qenë shumë të pakta, kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur përpjekje për “ta regjistruar jetën” qytetare në arkivin etnografik të sektorit. Kështu, edhe pse në fokus të etnografisë shqiptare u vu fshati, në arkiv u mblodhën të dhëna edhe për qytetin2. Në të dhënat që u mblodhën për qytetin, vëmendja u përqendrua më shumë në periudhën kohore të asaj që quhej fundi i shekullit të XIX dhe fillimi i shekullit të XX3, me të cilën nënkuptohej pak a shumë periudha nga viti 1870 deri në vitin 1920, e ndonjëherë deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore.
Fjalët kyçe:
metodologji, mbledhje materialesh, jeta tradicionale, etnografia shqiptare, diktaturaShkarkimet
References
-
Hedeşan, Otilia 2008: Doing Fieldwork in Communist Romania. Në: Vintilă Mihăilescu, Ilia Iliev, Slobodan Naumović (eds.), Studying Peoples in the People’s Democracies II. Munich: Lit.
-
Për më shumë mbi këtë çështje, shih: Armanda Hysa, Mbi studimin e qytetit në etnografinë shqiptare të periudhës socialiste, “Kultura Popullore”, 2011, v. ½.
-
Ali Muka, Ndërtimet tradicionale fshatare, monografi etnologjike, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 2007; Spiro Shkurti, Bujqësia në Arbërinë e shekujve 13–17, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 2003; Spiro Shkurti, Tradita bujqësore ndër shqiptarë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 2004; Mark Tirta, Mitologjia ndër shqiptarë, ASHSH, Tiranë, 2006.
-
Armanda Hysa, Mbi studimin e qytetit në etnografinë shqiptare të periudhës socialiste”, “Kultura Popullore”, 2011, v. ½.
-
Ibid.
-
Materiali i Hamdi Bushatit është botuar pas vitit 1990.
-
Hamdi Bushati, Kostume e zakone shkodrane në lidhje me jetën popullore, AE, 609/45, 1973.
-
Hamdi Bushati, Rreth etnografisë së qytetit të Shkodrës, nr. dok 395/29, 1962.
-
Abedin Çaushi, Histori e toponomastikë e Elbasanit, AE IAKSA 66/28, 1956. DOI: https://doi.org/10.1108/eb032666
-
Hamdi Bushati, Të njohim vendin tonë: Shkodra.
-
H. Bushati, Rreth etnografisë së qytetit të Shkodrës, AE, 395/29, 1962.

Hasan Qatipi, Kuestionari i zejeve dhe i zhvillimit të tyre, Shkodër, 1960, AE, IAKSA, 153/2.
-
Personalisht kujtoj këtu këshillat e Prof. Spiro Shkurtit dhe Prof. Yllka Selimit.
-
Jaho Damnori, Material etnografik mbi terzit e vjetër, duhanxhijtë dhe punimi i cigares në Shkodër, AE, 148/40.
-
Riza Drishti, Jeta dhe vepra e nji armëtari tiranas, AE 364/2.
-
Gjush Sheldia dhe Kolë Gurashi, Kështu ishte para 100 vjetësh, dorëshkrim, AE IAKSA, 164/10.