Roli i ylemave në kryengritjet shqiptare të viteve (1910-1912) në Vilajetin e Kosovës

Autorët

  • Dr. Nuridin Ahmeti

Abstract

Historia kombëtare shqiptare është e mbushur me ngjarje të ndryshme, data e personalitete, që kanë lënë gjurmë në ecurinë kohore.
Kjo nuk ka ndodhur vetëm me historinë tonë, sepse kjo është dukuri e përgjithshme për mbarë rruzullin. Ndaj identifikimi i tyre është punë e vështirë, për të kërkohen njohuri të gjithanshme, me një fjalë, nuk është e lehtë që në morinë e njerëzve që jetojnë në këtë botë të veçohen ato personalitete, të cilët me punën dhe me veprën e tyre, lënë gjurmë orientuese për brezat. Të tillët kërkohet që të jenë në vendin dhe në kohën e duhur dhe që, me veprimet apo mosveprimet e tyre, të ndikojnë në fatet e njerëzimit, duke lënë pas emrin e tyre në ngjarjet historike.
Me plot të drejtë mund të thuhet se historia është një skenë e madhe, në të cilën shfaqen fatet e ndryshme të popujve, luftërat e ndryshme, fitoret e lavdishme, humbjet tragjike.
Marrë në përgjithësi, për kontributin e ylemave në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare do të sjellim vlerësimin e njërit prej studiuesve, Sadulla Brestovcit, i cili duke bërë hulumtime për rolin e ylemave në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, mes tjerash, konstaton: ”Materialet apo burimet e ndryshme arkivore dhe tregimtare, që hedhin dritë mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të Kosovës, në përgjithësi, na japin një mbështetje të fortë të konstatojmë se ylemaja shqiptare dhe kleri katolik, përgjithësisht nuk qe kundër lëvizjes.
Një konstatim i tillë vlen kryesisht për periudhën e fundit të shekullit XIX e të fillimit të shekullit XX, sidomos lidhur me periudhën e kryengritjeve e të aksioneve të armatosura.
Si prej ylemave myslimanë, ashtu edhe atij (klerit N.A.) katolik, pati të atillë që e kuptuan Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe rolin e saj pozitiv, që e simpatizuan atë, e ndihmuan atë dhe morën pjesë aktive në të.
Sidomos në kazanë e Gjilanit, një numër i ylemave u angazhuan edhe drejtpërdrejt në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, duke marrë pjesë aktive në aksione.
Jemi të bindur se numri i ylemave që u angazhuan në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, ishte edhe më i madh se ky që kemi cekur në këtë punim.

Keywords:

historia kombëtare, personalitetet, ylemat, Lëvizja Kombëtare Shqiptare, Kosovë

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Ilira Çaushi Sulo, Klerikët e harruar të Pavarësisë, në UT-IH, Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shek. XX, Tiranë, 2007.

  2. Zekeria Cana, Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Kosovë 1908-1912, Tiranë,1982.

  3. ASHSH-IH, Mendimi politik e shoqëror i Rilindjes Kombëtare Shqiptare,Vëllimi II (1908-1910) , Tiranë, 1976.

  4. Sekretari personal i Idriz Seferit,imam i nderuar dhe i respektuar, shih:Rexhep Selimi, Kontributi i Mulla Sinan Maxharës në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, në IH- Jeta dhe vepra e Idriz Seferit, Prishtinë, 2003.

  5. Sadullah Brestovci, Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Kazanë e Gjilanit-Islam Pira (1861-1931), IAP, Prishtinë, 2008.

  6. Qemal Mataj, Mulla Rasim Zapodi, Prizren, 2002.

  7. Qemal Mataj, Hoxhë Mehmeti (1867-1927), Kukës, 2002.

  8. Parim Kosova, Shëmbëlltyra e nacionalistit Musa Shehzade (1870-1946), në: E djathta Shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike-(3), Prizren-Shkodër, 2006.

  9. Arkivi i Kosovës, Fondi. Sadulla Brestovci, Kutia, 14.

  10. Pleurat Krasniqi, Aspekte kulturore-historike të Gjakovës dhe ixhazetlinjtë (1870-1940), Gjakovë, 2002.

  11. Muhamet Shatri, Ramiz Abdyli, Dukumente ruse për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare më 1912, IH-Prishtinë, 2006.

  12. Sadulla Brestovci, vep .e cit..

  13. Rexhep Selimi, Kontributi i Mulla Sinan Maxharës…, vep. e cit..

  14. Sheh Musa Shehu, Teqeja e madhe e tarikatit Sadi në Gjakovë – Vepër shekullore e Shejh Sylejman Axhiza Babës nga bushatlinjtë e Shkodrës, mistik dhe udhërrëfyes i këtij besimi dhe i çështjes sonë kombëtare, NJERIU, Sesion shkencor i tarikateve islamike në Kosovë dhe Shqipëri, Eurorilindja, Tiranë, 2000.

  15. Parim Kosova, Shëmbëlltyra e nacionalistit Musa Shehzade... pun.e ci..

  16. Nevila Nika, Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910-1912), IH-Prishtinë, 2003.

  17. Nevila Nika, Përgatitja dhe organizimi i kryengritjes së vitit 1912 në dokumentet shqiptare, në UT-IH, Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shek. XX, Tiranë, 2007.

  18. Muhamet Shatri, Ramiz Abdyli, Dukumente Ruse për..., vep. e cit.

  19. Zekeria Cana, Kryengritja Shqiptare e vitit 1912…, vep. e cit.

  20. Dr. Muhamet Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, IH-Prishtinë, 1997.

  21. Tahir Zajmi, Lidhja e Dytë e Prizrenit, Bruxells, 1965.

  22. Qazim Kabashi, Rezistenca e të Djathtës Shqiptare në regjionin e Prizrenit kundër ripushtimit të Kosovës dhe konsolidimit të pushtetit të ri komunist, në E djathta Shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike-(3), Prizren-Shkodër, 2006.

  23. Petrit Palushi, Refuzimi dhe reagimi ndaj diktaturës komuniste (rasti i Muharrem Bajraktari), E djathta Shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike-(1), Prizren-Hamburg, 2005.

  24. Isa Halilaj, Luma në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878-1881, “Gjurmime albanologjike”, (SSHH), nr. 36, Prishtinë, 2007.

  25. Qemal Mataj, Mulla Rasim Zapodi, Prizren, 2002.

  26. Shefqet Hoxha, Luma në luftërat për liri, Tiranë, 2002.

  27. Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare (1884-1990), Gjakovë, 1991.

  28. Elez Isufi, Tiranë,1994, fq. 29; Shih: Shaban Braha, Beteja e Drinit kundër agresionit serb (nëntor 1912), Prizren, 2000.

  29. Isa Halilaj, Luma në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878-1881.

  30. Marenglen Verli, Nga Kosova për Kosovën (Vëllimi i parë), Botimpex, Tiranë, 2006.

Published

2024-05-07

How to Cite

Ahmeti, Dr. Nuridin. 2024. “Roli I Ylemave Në Kryengritjet Shqiptare Të Viteve (1910-1912) Në Vilajetin E Kosovës”. Univers 12 (12):56-70. https://albanica.al/univers/article/view/4127.

Numër

Section

Studime