Fillimet e Rilindjes Kombëtare në vitet '40 të shekullit XIX

Autorët

  • Mr. sc. Fahredin Shabani

Abstract

Shkalla e lartë e integrimit të kulturës shqiptare deri në fund të shekullit XVIII i dha frymë edhe ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Në sajë te kulturës shpirtërore dhe materiale mjaft të zhvilluar atëherë, shkalla e ndërgjegjes kombetare ishte më e lartë se simotrat e saj te popujt e tjerë nën robërinë osmane.

Në rritjen e kësaj ndërgjegjeje, sipas mendimit tonë, ndikoi edhe jeta shtetërore gjysmë e pavarur e dy pashallëqeve shqiptare, të Shkodrës dhe Janinës, pushteti i te cilave, ne njëfarë dore, mbulonte “të gjitha viset më shqiptarë”.

Te populli shqiptar, ekzistonte një periudhë e  formësimit deri në një shkalle të lartë të tipareve kryesore të kombit në Rilindje, si periudhë e përpjekjeve që vazhdojnë, së paku, një shekull e gjysmë në luftëra për realizimin e bashkimit politik dhe të pavarësisë së Shqiperisë.
Fillimi i dekadës së dytë të shekullit XIX shënon një pikë të lartë te arritjes së këtyre qëllimeve.

Në periudhën e parë të Rilindjes, bartësit kryesorë të kësaj tolerance vëllazërore shqiptare ishin krijuesit, politikanët  dhe pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare të besimit Islam.
Më vonë, veprat, idetë dhe veprimtaria atdhetare e Naum Veqilharxhit, përgjithësisht e gjerë dhe e dukshme i ra në sy atyre që interesoheshin për çështjen shqiptare. Idetë e tij gëzuan dhe ngritën zemrat e atdhetarëve, kurse shqetësuan armiqtë.

Ai krijoi lidhje edhe me kolonitë arbëreshe të Italisë. I nxitur nga dëshira për t’u njohur me gjithcka që shkruhej në atë kohë për Shqipërinë, ai krijoi lidhje në radhë të parë me shkrimtarin arbëresh Jeronim de Rada. I frymëzuar nga e kaluara plot lavdi e popullit të vet, De Rada kishte krijuar vepra nga më të bukurat për letërsinë shqipe.

Mendimet e De Radës dhe të albanologëve të tjerë lidhur me prejardhjen e shqiptarëve u përqafuan me entuziazëm nga Naum Veqilharxhi dhe nga patriotët e tjerë shqiptarë.

Në vitet 1845-1840, Naum Veqilharxhi lëshon një "Enciklikë (letër qarkore) greqisht, "për gjithë të pasurit e të mësuarit ortodoksë shqiptarë".
"Enciklika" është një manifest, ku, me një ton luftarak, Veqilharxhi shtron kërkesat kulturore për Lëvizjen Kombëtare, duke synuar shpëtimin e popullit nga padituria dhe gjendja e mjerueshme.

Për rëndësinë e madhe që kishte ky dokument për popullin shqiptar, ai u botua në gazetën "Drita" të Shahin Kolonjës (Sofje, V. III, Nr. 46-14.6.1904) dhe u rishtyp në "Kalendarin kombiar" (Sofje, 1906, f. 47-50).

Në arkivën e Dr. Seliminskin (Jordjev Hristov) gjendet edhe "Letra e Enciklikës" dërguar Korçarëve të pasur ortodoksë.

Miqësia e Naumit me Dr. Seliminskin është e pamohueshme dhe kjo ndodhi në periudhën kur të dy ishin emigrantë në Bukuresht (1845-1847) të bashkuar nga të njëjtat ideale dhe përpjekje iluministe në luftën çlirimtare të popullit të tyre kundër sundimtarit feudal osman.

Keywords:

Rilindje, ndërgjegjësim kombëtar, patriotizëm, arbëreshë, letrat enciklika

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Turqia dhe shqiptarët, në "Shqipëria" nr. 8, Bukuresht, 28.VI.1897.

  2. J.Von Hammer, Historia turskog (osmanskog) carstva, 3, Zagreb 1979.

  3. "Serpskija posvednevnija novinii s C. K. Vseviisoceisim dozvolenijem", br. 1 Vieni, Patok 14. Marta 1791, 8; Macedonia, "Serpskija posvednevnija novinii"..., br. 6, Vieni, 1. IV. 1791; Serpskija povsednevnija novinii ..., Vien, 17 Junia 1791.

  4. Krah., Istoria naroda Jugoslavije II, Beograd 1958, 1221-1222.

  5. Parashtruemia e kërkesavet shqiptare përpara këshillit të Dhetëvet. Shqipnia përpara konferencës së Paqës, ble i parë, Romë,Tip. Cooperativa sociale, 1919.

  6. Fra Lovro Mihacevic, Crtice iz albanske povijesti, Sarajevo, 1912.

  7. Historia e popullit shqiptar I, Prishtinë, 1969.

  8. "Flamuri i Arbrit", Corigliano Calabro, 1885.

  9. "Curierul Romanesc", 1846.

  10. Historia e Shqipërisë, Vëll. II, Tiranë, 1965.

  11. Dh. S. Shuteriqi, N. Veqilhargji, "Nëntori" (1974).

  12. V. Dorsa, Sugli, albanesi, Napoli, 1947.

  13. Kristanov, Pankov, S. Maslev, Dr. Ivan Seliminski, Akademia e Shkencave Bullgare, Sofie, 1962.

  14. P. Pepo-S. Maslev, Fletë nga historia e marrëdhënieve miqësore bullgaro-shqiptare gjatë shekullit XIX, në "Buletini" i U.SH.T., seria Shkencat Shoqërore, nr. 2, 1961.

  15. P. Pepo, S. Maslev, Vep.cit.

  16. N. Veqilharxhi, E pardhënrne mbi djelmt e rij shqiptarë e "Evetarit", të 1845.

  17. Dh. S. Shuteriqi, Historia e lëtërsisë shqipe I-II, ribotim i Entit të Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1975.

  18. Naum Veqilharxhi, "Letër Jani Calit".

  19. Dr. Ivan Hristanov, Dr.lvan Pankov, Dr. S. Maslev, Dr.Ivan Seliminski, Akademia e Shkencave të Bullgarisë, Sofje, 1962.

  20. Nicolae Ciachir, Roli i Brailës.

Published

2025-03-22

How to Cite

Shabani, Mr. sc. Fahredin. 2025. “ Fillimet E Rilindjes Kombëtare Në Vitet ’40 Të Shekullit XIX”. Univers 9 (9):222-32. https://albanica.al/univers/article/view/5952.

Numër

Section

Art, Traditë dhe Kulturë