Prania e mitit në veprën “Kështjella” të Kadaresë

Autorët

  • Jonada Dervishi

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v21i21.1163

Abstrakti

Rëndësia e kësaj analize konsiston në shfaqjen dhe trajtimin e elementeve mitike në veprën “Kështjella” të Ismail Kadaresë, për të hedhur dritë në anën strukturore të veprës, me qëllim shfaqjen e rëndësisë së saj në rrafshin dhe në meritat letrare. Vëzhgimi kryhet nisur prej leximeve në rrafshin antropologjik dhe prej studimeve letrare të cilat vërtiten në të njëjtin qerthull.

Nëse rrekemi të ecim në një vijë të drejtë të këtij mendimi në romanin “Kështjella”, subjekti është i ndërtuar në një kohë të largët, ngjarjet janë spostuar në kohën e Perandorisë Osmane dhe të Skënderbeut, në kohën e kështjellave dhe të perandorive, në kohën kur pritet një luftë me Kostandinopolin dhe, në fund, autori vë në gojën e personazheve se “Çfarë është një shtet”. E gjitha kjo, në kohën kur Kadareja po shkruante romanin, ishte një kohë e largët, e cila në sytë e lexuesit për nga rëndësia vjen vetëm në formën e mitit. Duke zgjedhur një perandori si subjektin kryesor, në rastin e “Kështjellës” nuk kemi personazhe të hiperbolizuara prej autorit, të cilët synojnë të zënë vendin e parë për nga rëndësia e masës përshkrimore nga ana e tij. Madje kemi një rend të caktuar personazhesh, të radhitur sipas funksionit të tyre, sikurse hierarkia e një perandorie dhe Skënderbeu, nga ana tjetër, si figura qendrore e kështjellës, në këtë rast e shqiptarëve. Hiperbolizimi i këtyre personazheve vjen vetëm si rast i figurave të përdorura nga autori në përshkrimin e tyre, duke u rrekur të  bëjë portretin dhe dialogët, të cilat i vendos në gojën e tyre.

Duke besuar në evolucionin letrar, me praninë e mitit në të, si një pjesë e pandashme, urojmë që një shtjellim i tillë i veprës “Kështjella”, në të cilën kemi pretenduar praninë e komponentëve të tillë për një letërsi me vlera për nga përmbajtja dhe duke i lënë vend të pazgjidhshmes e cila vjen prej letrares, shpresojmë të kemi nxjerrë sadopak në pah vlerat e kësaj vepre.

Fjalët kyçe:

Ismail Kadare, vepra , miti

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Claude Levi – Straussi, “Mendim i egër”, Dukagjini, Pejë, 1999.

  2. Roland Barthes, “Mitologjitë”, “Pika pa sipërfaqe”, 2016.

  3. Matteo Mandala, “Hora e Arbëreshëvet”, tetor, 2007.

  4. Ismail Kadare, “Kështjella”, Onufri, 2015.

  5. Jurij Tynjanov “L’evoluzione letteraria”, në “I formalisti russi”, a cura di T. Todorov, Einaudi, Torino, 1968.

Botuar

2020-04-15

Si të citoni

Dervishi, Jonada. 2020. “Prania E Mitit Në veprën ‘Kështjella’ Të Kadaresë”. Univers 21 (21):175-82. https://doi.org/10.59164/univers.v21i21.1163.

Numri

Seksioni

Art, Traditë dhe Kulturë