Shpallja e Pavarësisë në kujtimet e Ferid Vokopolës

Autorët

  • Bedri Telegrafi

Abstract

Ferit Vokopola (1887-1967) erudit, atdhetar i flaktë, poet me forcë vargu, filozof idealist, eseist, përkthyes dhe poliglot i shquar.
Zhvilloi veprimtari intensive atdhetare, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës më 1912 dhe publikoi fjalimin e Ismail Qemalit më 1914 në gazetën “Përlindja”.
Si protagonist dhe dëshmitar i këtij akti madhor historik, ai përshkruan me besnikëri dhe hollësi ato ngjarje, duke na ndihmuar të kuptojmë më mirë situatat e atyre kohërave dhe rëndësinë historike të Shpalljes së Pavarësisë.
Kur atdheu ishte i kërcënuar prej përfundimeve të Luftës Ballkanike ishte duke kaluar çastet më të rrezikshme, me dorën e plakut patriot, Ismail Qemal Beut dhe nga shokët e tij, një grusht nacionalista u ngrit flamuri kombëtar, simbol i lirisë shqiptare.
Flamuri i Kuq në mes me shkabën e zezë dy krefshe nuk ishte një shpikje e rastit, ose një krijesë e re vetëm për interesa politike, por ishte simboli i një kombi kreshnik, që kishte derdhur gjakun e vet pakursyer, pesë shekuj më parë, përball valëve të rrepta të sulmonjësit asiatik që kish mundur të shtjerë përdhe, fare me lehtësi gjithë popujt dhe Shtetet Ballkanike.

Keywords:

Ferit Vokopola, Ismail Qemali, Deklarata e Pavarësisë, flamuri kombëtar, historia e Shqipërisë

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Gazeta “Përlindja”, gusht, 1914.

  2. Revista “Njeriu”, nr. 5, nëntor 1942.

  3. Po aty, nr. 8, shkurt, 1944.

Published

2024-05-21

How to Cite

Telegrafi, Bedri. 2024. “Shpallja E Pavarësisë Në Kujtimet E Ferid Vokopolës”. Univers 11 (11):283-89. https://albanica.al/univers/article/view/4350.

Numër

Section

Dokumente