Komunikimi muzeor si dëshmi e lashtësisë dhe e identitetit kombëtar
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.1194Abstrakti
Dil, ec e shko kudo – muzeun vizito!
Me trashëgiminë e të parëve, komuniko!
Libri “Komunikimi Muzeor” i autorit Shefki Stublla, i përbërë prej dy vëllimesh, është një studim teorik e praktik, hulumtim i mirëfilltë tërësor. Autori, në cilësinë e profesorit, synon t’u përcjellë studentëve, muzeologëve të ardhshëm në Kosovë dhe në Shqipëri, njohuritë teorike e praktike dhe përvojën vetjake shumëvjeçare, por edhe atë botërore në komunikimin muzeor, por jo vetëm.
Tema kryesore e këtij libri është komunikimi i organizuar muzeor ndër ne, por edhe format e tjera të komunikimit në familje e me gjerë. Me të drejtë, autori përpiqet të paraqesë sa më saktë historinë e komunikimit muzeor, kushtet ekonomike-historike të njerëzve të asaj treve, të cilët me shumë mund dhe në rrethana tepër të vështira nga pushtimet shumëshekullore, arritën të mbronin të kaluarën, duke ua lënë si dëshmi dhe pasuri pasardhësve të tyre.
Kultura e veshjes tradicionale shqiptare karakterizohet me mbajtjen e plisit me marame të bardhë, kurse te femrat mbajtja e shamisë. Një veshje të tillë, të gjerë dhe të gjatë, e gjen sot në muzetë e veshjes europiane. Kjo dëshmon edhe njëherë rëndësinë që ka etnografia shqiptare, e cila numëron 140 forma të ndryshme të veshjeve tona kombëtare. Ruajta e tyre me këmbëngulje ndihmon për të dëshmuar lashtësinë e vendit tonë. Pasuria e folklorit shqiptar, vallet tona popullore, këngët, instrumentet muzikore, shërbejnë po ashtu si mjet njohës i kombit shqiptar.
Muzeu, në të shumtën e rasteve, konsiderohet si një barnatore shpirtërore, ku çelen sytë, ku freskohet mendja, ku zgjerohet dija, ku gjenden këshillat mendore të përvojës për ecje përpara. Ndaj është e rëndësishme të njihemi me të, të japim ndihmesën tonë dhe t’i mësojmë brezat në vazhdim për rëndësinë e saj, si një nga shtyllat kryesore të ruajtjes së identitetit tonë kombëtar.
Fjalët kyçe:
komunikim muzeor, dëshmi e lashtësisë, identitet kombëtar.Shkarkimet
References
-
Shefki Stublla, Komunikimi Muzeor I, Prishtinë, 2012.
-
Shefki Stublla, Komunikimi Muzeor I, Prishtinë, 2012, botues Shoqata Kulturore e Kosovës “Anton Pashku”.
-
https://telegrafi.com/vendimi-skandaloz-unesco-s-lahuta-eshte-pasuri-kombetare-e-serbeve
References
Shefki Stublla, Komunikimi Muzeor I, Prishtinë, 2012.
Shefki Stublla, Komunikimi Muzeor I, Prishtinë, 2012, botues Shoqata Kulturore e Kosovës “Anton Pashku”.
https://telegrafi.com/vendimi-skandaloz-unesco-s-lahuta-eshte-pasuri-kombetare-e-serbeve