Kuvendi Kombëtar i Mukjes dhe rëndësia e tij historike

Autorët

  • Uran Butka

Abstract

Mbledhja e Mukjes, që ka dimensionet dhe vlerat e një kuvendi kombëtar, u zhvillua më datat 1–3 gusht të vitit 1943. Në një kapërcyell kohësh: në prag të kapitullimit të Italisë fashiste dhe të pushtimit gjerman të Shqipërisë; në një udhëkryq të historisë sonë: në prag të bashkimit kombëtar në luftën kundër okupatorëve, por edhe të ndarjes, të mosmarrëveshjes dhe të konfrontimit të madh brenda vetes; në një dualitet alternativash : nacionaliste apo komuniste, demokratike apo totalitariste, perëndimore apo lindore.
Për të ardhur deri në Mukje, u desh një rrugë e gjatë dhe e mundimshme e forcave kombëtare, të cilat, të shqetësuara për fatet e Shqipërisë e të kombit në kushtet e pushtimit, kërkonin një zgjidhje, një levë të brendshme për t’i përballuar.
Kjo levë ishte kodi shqiptar i bashkimit në rrezik, veprimi i organizuar mbarëshqiptar. Pas një debati konstruktiv që zgjati dy ditë, u arrit Marrëveshja.
Pika e parë e saj ishte krijimi i Komitetit “Për shpëtimin e Shqipërisë”. Atributet e tij të rëndësishme flasin për një zgjidhje të re politike, për një përgjegjësi, pjekuri dhe angazhim të madh kombëtar të forcave politike kryesore në Shqipëri. Ky ishte forumi i parë pluralist në Shqipëri, si forma më demokratike e qeverisjes së botës së qytetëruar. Kjo mënyrë organizimi do të shtrihej edhe në gjithë strukturat e bazës dhe do të unifikonte drejtimin, do të shmangte anësinë partiake, do të eliminonte përçarjen e antagonizmin, do të mënjanonte rrezikun e luftës civile, do të bashkonte në një front të përbashkët të gjithë shqiptarët pavarësisht nga bindjet politike, nga përkatësia partiake, fetare, krahinore, në luftë të përbashkët kundër okupatorëve dhe do të çelte udhën e demokracisë së vërtetë pluraliste perëndimore.
Në proklamatën e datës 3 gusht 1943, Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë paraqiti këtë program:
1. Luftë të përbashkët dhe të menjëhershme përbri Aleatëve të mëdhenj Anglisë, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik, si edhe të popujve të shtypur kundra pushtuesit barbar, me divizën rilindëse “Ja vdekje, ja liri!”
2. Luftë për një Shqipëri të Pavarme, luftë për zbatimin e parimit të njoftun botërisht e të garantuara nga Karta Atlantike e vetëvendosjes së popujve, për një Shqipëri etnike.
3. Luftë për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore.
Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë do të vazhdojë luftën duke udhëhequr popullin shqiptar në rrugën e sakrificës dhe të nderit deri në formimin e një qeverie provizore. Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një Asambleje kushtetuese të zgjedhur me sufrazh universal direkt.
E veçanta e Kuvendit të Mukjes ishte trajtimi me përparësi dhe kompetencë i çështjes sonë kombëtare në krizë, veçanërisht i Kosovës. Në Mukje u bë përpjekja e parë kombëtare institucionale për zgjidhjen e çështjes së Kosovës sipas vullnetit të popullit shqiptar dhe në bazë të parimit universal të vetëvendosjes së kombeve.
Në Konventën E Mukjes, përveç delegatëve me votë diskutabile, ishin edhe ata me votë konsultative, mes të cilëve edhe klerikët : Hoxhë Selim Brahja, Padër Lekë Luli dhe etërit bektashinj.

Keywords:

Kuveni i Mukjes, histori, komb, marrëveshje, kompromis

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Foreign Office 371/37144 Dokumente

  2. AQSH, 14, viti 1943

  3. V.Dedijer, Marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare

Published

2024-05-07

How to Cite

Butka, Uran. 2024. “Kuvendi Kombëtar I Mukjes Dhe rëndësia E Tij Historike”. Univers 13 (13):35-44. https://albanica.al/univers/article/view/3796.

Numër

Section

Studime