Vështrim mbi ndikimin e bashkëjetesës pesëshekullore Shqiptaro- Osmane në identitetin kombëtar Shqiptar

Autorët

  • Esilda Luku

Abstract

Bashkëjetesa e gjatë paqësore shqiptaro-osmane ishte rezultat i ndjekjes së politikave qeverisëse konsensuale dhe bashkëpunimeve shumëpërmasore politiko-ekonomike, ushtarake, social-kulturore e fetare të ngritura mbi bazën e interesave dhe përfitimeve reciproke. Këtë marrëdhënie e dëshmon procesi i integrimit të shqiptarëve në strukturat e administratës perandorake dhe shtetërore osmane.
Një politikë e tillë pragmatiste u bë e mundur në sajë të zbatimit të dy mënyrave kryesore: së pari, vendosjes së sistemit osman të timarit, që u garantonte elementeve të familjeve feudale dhe ushtarake lënien në tokat e tyre me cilësinë e timariotëve osmanë.
Paralelisht me ruajtjen e statusit të mëparshëm mbi pronat e zotëruara prej kohësh, krerët feudalë shqiptarë u përfshinë në procesin e bashkimit në radhët e spahinjve osmanë.
Së dyti, zbatimi i sistemit të gulamit, që konsistonte në përgatitjen, në sarajin e sulltanit, që në moshë të vogël të djemve të parisë vendase, të cilët nëpërmjet praktikës së devishirmesë mund të depërtonin lehtësisht në gjirin e burokracisë shtetërore, civile dhe ushtarake.
Ndërsa fiseve malësore shqiptare shteti osman, “në vend të regjimit të timarit dhe sistemit të gulamit, të cilët nuk gjetën terren të përshtatshëm gjeografik për aplikim, u njohu një pozitë autonome vetëqeverisëse, me kusht që të paguanin një haraç të përvitshëm dhe të dërgonin ushtarë në fushatat luftarake osmane”.
Për rregullimin e marrëdhënieve ekonomike, shoqërore, politike e juridike në mbarë perandorinë respektohej dokumenti themeltar, Sheriati.
Në periudhën otomane, identiteti fetar i shqiptarëve u pasurua falë përhapjes gjerësisht të besimit islam, që predikonte vlera të larta shpirtërore e morale, si: vëllazërinë, ndershmërinë, tolerancën, fisnikërinë e shpirtit, respektin ndaj më të mëdhenjve e prindërve, dënonte veset, sjelljet imorale etj. Për rrjedhojë, depërtimi i shpejtë i Islamit në gjirin e popullsisë nuk e cenoi, përkundrazi e forcoi bashkëjetesën ndërfetare të shqiptarëve. Bashkëjetesa dhe toleranca ndërfetare në shoqërinë shqiptare shprehte rëndësinë e vendosjes së përkatësisë kombëtare mbi identitetin fetar.
Mbështetur në këtë pikëpamje, arrijmë në përfundimin se “nuk ka identitet shoqëror të thjeshtë, të njëtrajtshëm dhe të pandërmjetëm. Të gjitha identitet janë të strukturuara dhe komplekse”.
Konkretisht, identiteti kombëtar shqiptar ndërtohet mbi bazën e një substrati të vjetër etnokulturor pellazgjiko-ilir, të pasur me vlera humaniste, që, nga njëra anë, ka ushqyer vetëdijen individuale dhe kolektive të shqiptarëve dhe, nga ana tjetër, ka mundësuar përshtatjen e mbivendosjeve jashtëtipologjike nga mekanizmat vendas, siç dëshmon, p.sh. përvoja e përftuar gjatë bashkëjetesës pesëshekullore shqiptaro-otomane, e cila vlerësohet si pjesë konstruktive e identitetit tonë kombëtar.

Keywords:

identiteti kombëtar, perandoria osmane, perëndimi, shqiptarët, dikotomi

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Nuray Bozbora, Shqipёria dhe nacionalizmi shqiptar nё Perandorinё Osmane, Tiranё, Dituria, 2002.

  2. Kristo Frashëri, Identiteti kombëtar shqiptar dhe çështje të tjera, Tiranë, Edisud, 2006.

  3. Ervin Hatibi. “Identiteti shqiptar”. www.worldbulletin.net

  4. Ibrahim D. Hoxha. Turqit dhe shqiptarët. Tiranë: Hasan Tahsini, 1994.

  5. Rexhep Qosja. Realiteti i shpërfillur: vështrim historik mbi pikëpamjet e Ismail Kadaresë për identitetin shqiptar. Tiranë: Toena, 2006.

  6. Petrika Thëngjilli, Historia e popullit shqiptar: 395-1875, Tiranë, Toena, 2000.

  7. Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, Historia e popullit shqiptar V. 1, Tiranë, Toena, 2002.

  8. Ismail Kadare, Identiteti evropian i shqiptarëve, Tiranë: Onufri, 2006.

  9. Stavro Skëndi, Zgjimi kombëtar shqiptar: 1878-1912, Tiranë: Phoenix, 2000.

  10. Sulejman Külçe, Shqipëria në historinë osmane, Tiranë: GlobusR, 2004.

  11. Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, Historia e popullit shqiptar V. 2, Tiranë: Toena, 2002.

  12. Robert Elsje, Histori e letërsisë shqiptare, Pejë: Dukagjini, 1997.

  13. Lindita Latifi. Mbi huazimet turke në gjuhën shqipe krahasuar me gjuhët e tjera të Ballkanit. Tiranë: Dudaj, 2006.

  14. Hatibi, artikull i përmendur. www.worldbulletin.net

  15. Petrika Thëngjilli. Shqiptarët midis Lindjes dhe Perëndimit (1506-1839). Tiranë: Maluka, 2002.

  16. Gazmend Shpuza. “Dukuri të bashkëjetesës ndërfetare”. www.forumishqiptar. netshowthread.php

  17. Edwin Jacques. Shqiptarët. Tiranë: Kartë e Pendë, 1999.

  18. Shpuza, www.forumishqiptar.netshowthread.php

  19. Fatos Lubonja. “Feja dhe shqiptaria në ditët e sotme”, Korrieri. Tiranë, 18 maj 2008.

  20. Abdi Baleta. “Shqiptarët përballë terrorizmit intelekual të Falaçit”, Rimëkëmbja, 2002.

  21. Besnik Pula. “Recensë e Enis Sulstarova, Arratisje nga Lindja: Orientalizmi shqiptar nga Naimi te Kadareja”, Polis, Nr.2/ 2006.

  22. Shkëlzen Maliqi. “Çështja kombëtare: identiteti shqiptar”. www.albasoul.com/vjeter/modules.php

Published

2024-01-29

How to Cite

Luku, Esilda. 2024. “Vështrim Mbi Ndikimin E bashkëjetesës pesëshekullore Shqiptaro- Osmane Në Identitetin kombëtar Shqiptar”. Univers 15 (15):247-56. https://albanica.al/univers/article/view/3690.

Numër

Section

Opinione