Edukimi dhe riintegrimi për gratë dhe familjet e margjinalizuara, duke përdorur edhe edukimin në distancë
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2882Abstrakti
Ekzistojnë një grup jo i vogël i grave dhe fëmijëve të kthyer nga lufta e Sirisë, të cilët nuk janë inkuadruar ende në shoqërinë kosovare dhe fëmijët e tyre nuk shkojnë në shkollë. Ato janë gra që ju kanë mbytur burrat në Siri ose gra që janë martuar me burra sirianë ose arabë, kryesisht luftëtarë në Siri dhe pastaj janë ndarë nga ta e janë kthyer bashkë me fëmijët e tyre ne Kosovë. Ato nuk pranojnë të flasin me çdokënd, dhe disa prej tyre as nuk pranojnë të inkuadrohen në shoqëri.
Sigurisht disa prej tyre janë ende të traumatizuara, për disa edhe bindja e tyre fetare është e ndryshme nga ajo e Islamit në Kosovë, prandaj dhe shteti ka dështuar në inkuadrimin dhe ambientimin e tyre në çdo aspekt. Mendoj se Bashkësia Islame në Kosovë, si edhe shoqëria myslimanë duhet filluar t’i ndihmoje këto gra dhe këta fëmijë të margjinalizuar nga shoqëria, duke bërë me gisht kah ta se këta janë të kthyerit.
Kjo mund të bëhet duke bërë një plan strategjik dhe praktik se si t’i adaptojmë në shoqëri:
- duke bashkëbiseduar me to, femra teologe, psikologe dhe sociologe të besueshme për to për t’i bindur ato se duhet vazhduar jetën dhe shkollimin e fëmijëve të tyre;
- duke iu mbajtur trajnime fetare, psikologjike dhe sociologjike; - duke iu mundësuar punësim ose ndihmese ne mjete të punësimit, si në rrobaqepësi, pastiçeri apo dhe ndonjë zanat tjetër;
- duke iu mundësuar regjistrimin dhe shkollimin e fëmijëve të tyre. Nëse ato nuk do të pranonin të flasin apo dhe të trajnohen atëherë mundësia më e mirë për to do te jete të bëhen krejt këto në mënyrë digjitale-virtuale, duke përdorur platforma të ndryshme online, siç janë zoom, googlemeet, skype etj.
Në këtë punim do të mundohemi të sjellim bashkëbisedime me to nga ana jonë dhe po ashtu përpjekjet e disa te tjerëve që kanë bërë për t’i inkuadruar ato, dhe po ashtu do të shkruajmë edhe plane strategjike-praktike nga ana jone se si t'i inkuadrojmë ato së bashku me fëmijët e tyre, sidomos në aspektin e arsimimit të tyre.
Fjalët kyçe:
edukim dhe riintegrimi, familjet e margjilizuara, edukim në distancëShkarkimet
References
-
http://www.qkss.org/repository/docs/violent-extremism-alb_256843.pdf
-
ICAN_UNDP_Invisible_Women_Report.pdf
References
http://www.qkss.org/repository/docs/violent-extremism-alb_256843.pdf
ICAN_UNDP_Invisible_Women_Report.pdf