“Shqiptarët 1830-1908”, libër me stil të lehtë dhe gjuhë të kuptueshme për të gjithë

Autorët

  • Anisa Hykaj

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2932

Abstrakti

Historia e shqiptarëve daton mijëra vite më parë, duke kaluar në periudha të ndryshme historike, por një vend të veçantë në studimet e përgjithshme historike, zë periudha e ‘Zgjimit Kombëtar Shqiptar’, e njohur ndryshe si “Rilindja Kombëtare". Në librin e tij “Shqiptarët 1830-1908”, botim i tretë i plotësuar, dalë nga shtypi në vitin 2022, autori Ethem Çeku analizon thellë dhe shpjegon me imtësi marrëdhëniet e ndërlikuara të shqiptarëve me Perandorinë Osmane. Me një argumentim shkencor dhe interpretim akademik, studiuesi Çeku sjell të vërtetën historike e cila shpesh është politizuar nga popujt fqinjë. Nëpërmjet punës hulumtuese dhe interpretimeve të reja, ai zbërthen në imtësi raportet shqiptaro-osmane, duke u mbështetur në burime dhe literaturë të begatshme. Prof. Çeku e sjell këtë libër për lexuesin me një stil të lehtë dhe gjuhë të kuptueshme për të gjithë, duke dëshmuar njohuri e dije të thella në fusha të tilla si, historia, religjioni, kultura, diplomacia dhe nacionalizmi.

Libri “Shqiptarët 1830-1908”, është 798 faqe, i ndarë në nëntë kapituj që sjellin për lexuesin një panoramë të gjatë të historisë së shqiptarëve përgjatë këtyre viteve. Autori ndalet gjatë në analizimin e zgjimit të nacionalizmit te shqiptarët, në kreun e parë të librit: Shqiptarët përballë reformave të Tanzimatit në vitet 60-70 të shek. XIX. Bazuar në faktin se shqiptarët si popull, ishin të fundit që u çliruan nga Perandoria Osmane, në historiografitë rajonale shpesh paraqitej mendimi, se zgjimi nacional te shqiptarët ndodhi më vonë se te kombet e tjera të Ballkanit. Por, parë nga sfondi më i gjerë historik, vihet re se zhvillimi i vetëdijes kombëtare të shqiptarëve lindi në të njëjtën kohë me atë të popujve të tjerë, edhe pse rruga që përshkroi ideja nacionaliste te shqiptarët, ishte e ndryshme.

Fjalët kyçe:

Shqiptarët, Ethem Çoku, histori, nacionalizëm, lexues, perandoria osmane

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-09-25

Si të citoni

Hykaj, Anisa. 2023. “‘Shqiptarët 1830-1908’, libër Me Stil Të Lehtë Dhe Gjuhë Të Kuptueshme për Të Gjithë”. Univers 24 (24):249-51. https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2932.

Numri

Seksioni

Botime në fokus