Arkivistika në periudhën osmane

Autorët

  • Dr. Hatixhe Ahmeti

Abstract

Historia e arkivave të Turqisë buron nga rrënjët e hershme të turqizmit të Azisë së Mesme. Këto burime arkivore filluan me Turqit Uigur dhe vazhduan deri në periudhën e pranimit të Islamit nga ata.
Në këtë periudhë gjejmë shkrime zyrtare si sijjil (regjistrues), regjistrat civile (notebook për shënime të ndryshme). Këto regjistra ruheshin në një vend të quajtur "Kanun Vilayet", që përfshinte regjistrat e të gjitha fshatrave. Regjistrat ruheshin në ndërtesën e quajtur "Defterhane Dairesi". Më vonë, me hyrjen e Selxhukëve turq, dokumentet filluan të ruheshin në një vend të quajtur "Divan-i A'la".
Perandoria osmane shtrihej në Lindjen e Mesme, Lindjen e Afërt, Ballkan dhe Mesdhe. Regjistrat që kishin të bënin me këto vende ruheshin në çanta të mëdha. Një nga thesaret kryesore të shtetit quhej: "Malije Defterleri Hazinesi - Thesar (Depoja) i Deftereve të Pasurisë (Malije)", dhe "Defterhane Hazinesi - Thesar (Depoja) i Deftereve". Dokumentet që gjenden në depon Hazine-i Amire (Thesar - depoja udhëzuese) dhe Enderun-i Hymanjun (Rregullorja, gjërat sekrete të Sulltanit) pas transferimit nga arkivat e Judikules u bartën në Atmejdan, nga kjo pikë menjëherë pas ndërtimit të Sarajit të Topkapisë u transferuan në këtë objekt, i cili edhe sot është një muze historik. Një nga asociacionet e veçanta të Perandorisë, e quajtur Defterhane Hazinesi (Thesari i Defterëve) ishte i lidhur me librat bazë të quajtur Bab-i Defteriye (Deftera kryesorë). Ky asocacion gjendej pranë Sarajit në ndërtesën e quajtur Kubbealti (pjesa e fundme e kupolës). Kur e humbën rëndësinë e tyre, mbledhjet në Divan (Këshill Shtetëror) kjo pasuri u transferua në Sarajin e Topkapit, në derën e parë në katin e sipërm të Bab-i Humayunit (Dyri i Sulltanit), dhe më vonë u soll në lagjen "Sultan Ahmed" në thesarin e quajtur "Sarai-i Atik - Pallati i vjetër". Me dorëzimin e shtetit, mbledhjet që zhvilloheshin në Divan Humayun (Dera e Sulltanit) filluan të zhvilloheshin në Bab-i Ali (Dyri i Lartë). Ky mënyrë e mbledhjeve vazhdoi të realizohej deri në ndërtimin e një ndërtese arkivi të quajtur "Mahzeni i Evrakut - Thesari i Dokumenteve".
Arkivi i Shtetit Osman është një burim i pasur dhe i vazhdueshëm i të shkuarës së Turqisë, shteteve ballkanike, Azisë, pjesës kryesore të Afrikës dhe gjithë historisë së njerëzimit. Prandaj, ruajtja e këtyre dokumenteve paraqet ruajtjen e vlerave trashëgimore të mijëra viteve. Arkivi Shtetëror Osman pranë Kryeministrisë ka luajtur një rol të pakontestueshëm në ruajtjen historike të këtyre dokumenteve të rëndësishme për nivel botëror.
Dokumentet Osmane na lejojnë të nxjerrim përmes tyre portrete politike, ekonomike, sociale të Shtetit Osman dhe vendeve që ishin nën administratën e tij. Hulumtimi dhe studimi i dokumenteve Osmane ka një rëndësi të veçantë për historinë e popullit shqiptar.

Keywords:

arkiva, regjistrat civile, qeveria turke, histori, Perandoria Osmane

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Ismet Binark: “Njohuritë rreth arkivave dhe arkivistikës”, Kryesia e ndërtesës së arkivit republikan pranë kryeministrisë, botimi nr. 3, Ankara,

  2. Ismet Binark: “Njohuritë rreth arkivave dhe arkivistikës”, Kryesia e ndërtesës së arkivit republikan pranë kryeministrisë, botimi nr. 3, Ankara,

  3. Udhëzues i Arkivit Osman pranë Kryeministrisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave Shtetërore, Arkivi Osman, Kryesia e Katedrës, botimi

  4. nr: 5, Ankara 1992.

  5. Isment Binark, Njohuri mbi arkivat dhe arkivistikën.

  6. Ismail Hakki Uzunçarshëlë, “Osmanli Devleti Teshkilatëna Med-hal - Hyrje në Shoqërinë e Shtetit Osman”, Ankara, 1941.

  7. Ismet Binark, “Njohuritë mbi Arkivat dhe Arkivistika”, f. 28; Jan

  8. Rewchman, Ananiasz Zajaczkowski, “Osmali Tyrk Diplomatikasë - Diplomacia Osmane-Turke”, libër dore (përktheu M. Fet-hi Ataj), Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave Shtetërore pranë Kryeministrisë, Arkivi Osman, Kryesia e Katedrës, bot. nr. 10, Stamboll, 1993.

  9. Arkivi Shtetëror i Kosovës, Sektori i Dokumenteve Osmane, kutia nr.1, “Myhimme-i Defter-i” dhe kutia nr. 2, “Beratet dhe Fermanët”.

  10. Ismail Hakki Uzunçarshëlë, Shoqata Qendrore dhe Flota Detare e Shtetit Osman, Ankara 1948.

  11. Atilla Çetin, Doracak për Arkivin e Kryeministrisë, Stamboll, 1979, e transmetuar nga faqja e parë, Arkivi Osman pranë Kryeministrisë, Myhimme Defter-i, nr. 183, urdhri 11; Udhëzues i Arkivit Shtetëror Osman pranë Kryeministrisë.

  12. Ismet Binark, “Njohuritë mbi Arkivat dhe Arkivistikën”.

  13. Xhevdet Tyrkaj: “Arkivat në Perandorinë Osmane”, Revista me Dokumente të Historisë Turke, vëll. II, nr. 7, prill 1968.

  14. Ismail Hakkë Uzunçarshëllë, Shoqata Qendrore dhe Flota Detare e Shtetit Osman.

  15. Dr. Hatixhe Ahmedi: “Vlera dhe rëndësia e Muhimme-i Defterëve, Revista shkencore: “Vjetari”, boton Agjencia Shtetërore e Arkivave

  16. Shtetërore të Kosovës, nr. 41-42, 2009.

  17. Prof. Dr. Iljaz Rexha: “Lidhja e Prizrenit në dokumente Osmane”, boton: Arkivi i Kosovës, 1978, Prishtinë.

  18. Udhëzues i Arkivit Osman pranë Kryeministrisë.

  19. Cevdet Türkay, “Osmanlı İmparatorluğunda Arşiv” - “Arkivi në Perandorinë Osmane”, Belgelerle Türk Tarihi Dergisi, “Revista Historia e

  20. Turqisë sipas dokumenteve”, pjesa e II, nr. 7, prill 1968, f. 44-47; “İsmail Hakkı Uzunçarşılı, Osmanlı Devletinin Merkez ve Bahriye Teşkilatı” - “Shoqata qendrore dhe flota e Shtetit Osman”.

  21. Başbakanlık Osmanlı Arşivi Rehberi, Udhëzues i Arkivit Osman pranë Kryeministrisë. Bulgaristandaki Osmanlı Evrakı, Sunuş, s. VII; Cahit Baltacı, İslâm Paleografyası (Diplomatik-Arşivcilik), İstanbul 1989, s. 3; Dokumentet Osmane në Bullgari, publikim, kap. VII; Xhahid Balltaxhë, “Islam Paleografyasi (Diplomatik Arsivcilik) - Paleografia Islame (Diplomacia-Arkivistika)”, Stamboll 1989.

  22. Opinion i autores, shih: Osmanlica ve faydalar.

  23. Lexo emrat e tyre në origjinal: “İstanbul Başbakanlık Osmanlı Arşivi, İstanbul Vakıflar Bölge Müdürlüğü Arşivi, İstanbul Deniz Arşivi, Mülga Maarif Nezareti Arşivi, İstanbul Su ve kanalizasyon İdaresi(İSKİ) Arşivi Ankara Tapu ve Kadastro Genel Müdürlüğü Kuyud-ı Kadime Arşivi, Vakıflar Genel Müdürlüğü Arşivi, Dışişleri Bakanlığı Hazine-i Evrakı, Mülga Maliye Nezareti Arşivi, Osmanlı Askerî Arşivleri, Harp Tarihi Dairesi Arşivi, Mülga Sıhhiye Nezareti Arşivi, İstanbul Belediye Arşivi.”

  24. Cahit Baltacı, İslâm Paleografyası (Diplomatik-Arşivcilik) - Paleografia Islame (Diplomacia dhe Arkivistika), f. 47-70; Atilla Çetin, “Başbakanlık Arşivi Kılavuzu” - “Udhërrëfyes i Arkivit të Kryeministrisë”.

  25. Veziri kryesor, zëvendësi i Padishahut, zëvendësi kryesor i Padishahut. Shprehje që përdorej si zëvendësim për derën e Pashait.

  26. İsmet Binark, “Arşiv ve Arşivcilik Bilgileri” - “Arkivi dhe njohuritë mbi arkivistikën”, f. 29, 30; Atilla Çetin, “Başbakanlık Arşivi Kılavuzu” -

  27. “Udhëzues i Arkivit pranë Kryeministrisë”.

Published

2024-01-29

How to Cite

Ahmeti, Dr. Hatixhe. 2024. “Arkivistika Në periudhën Osmane”. Univers 14 (14):88-98. https://albanica.al/univers/article/view/3776.

Numër

Section

Studime